Fund i një telenovele. Enea Koliçi ndodhet në Vlorë, natyrisht jo për turizëm, edhe pse jemi në kulmin e sezonit të pushimeve. Ai ka mbyllur gjithçka me Flamurtarin, duke zyrtarizuar marrëveshjen.
Për kuqezinjtë Koliçi ishte alternativa e parë për vendin mes shtyllave, më skuadrën vlonjate që gjen te 32-vjeçari “gardianin” e duhur për t’i dhënë çelësat e portës.
Në 3 vite te Kukësi ka konfirmuar vlerat e tij, duke fituar edhe grumbullimin në Kombëtare, edhe pse sezonin e kaluar te verilindorët oshilacionet nuk munguan, ndoshta edhe për shkak të polemikave të verës së shkuar në lidhje me kohëzgjatjen e marrëveshjes kontraktuale, dhe para pak javësh ndarja me Kukësin nuk ishte idilike, ku humbi papritmas vendin e titullarit duke u lënë jashtë skuadrës për Europën.
Vetë Kolici shikonte me sy të mirë edhe një rikthim në Greqi tek Apollon Smirnis, por me ditët që kalonin i duhej të bënte një zgjedhje përfundimtare.
Koliçi është zyrtarizimi i pestë i Flamurtarit për këtë sezon, pas atyre të Bathës, Kotobellit, Beqajt dhe Toungaras.
Pasaporta:
Emri : Enea Koliçi
Datëlindja: 13 Shkurt 1986
Vendlindja: Pogradec
Shtetësia: Shqiptare
Roli: Portier
Karrierera :
2018 – Flamurtari F.C
2015 – 2018: FK Kukësi
2014 – 2015: Olympiakos Volos ( Greqi )
2013 – 2014: Iraklis Thessaloniki ( Greqi )
2012 – 2013: Flamurtari F.C
2011 – 2012: Panserraikos Serres ( Greqi )
2010 – 2011: Odysseas Kordeliou ( Greqi )
2009 – 2010: Olympiakos Volos ( Greqi )
2006 – 2009: Iraklis Thessaloniki ( Greqi )