Barcelona gjithmonë ka pasur një marrëdhënie të ngushtë me Brazilin. Shumë nga lojtarët më të mirë të saj në histori erdhën nga atje.
Ne po ju rifreskojmë memorien, duke ju njohur me yjet, premtuesit, ose bastet e rrezikshme, që kanë jetuar historinë e tyre të veçantë në “Camp Nou” dhe që shkaktuan një shpenzim total prej 543 milionë euro.
Eshtë e qartë se Barça vështirë të kuptohet pa “fabrikën braziliane”. Që nga ardhja e Romario, në vitin 1993, është pothuajse e pamundur të imagjinohet një ekip i madh azulgrana pa një brazilian në radhët e tij.
Legjendat që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e klubit katalanas të futbollit janë: Romario, Ronaldo, Rivaldo, Ronaldinho, Neymar…
Këto mite braziliane të Barcelonës ishin të shoqëruar edhe nga “aktorë” të tjerë të mëdhenj, si Giovani, Sonny Anderson, Edmilson dhe veçanërisht Dani Alves.
Ky kombinim i yjeve të shkëlqyer me lojtarët e klasit të parë ka qenë gjithmonë një nga karakteristikat e klubit modern katalanas, që nuk ka bërë asgjë të gabuar.
Natyrisht, brazilianët te Barça kanë edhe “molin” e tyre të vogël. Dhe nuk është gjithmonë se më e mira vjen nga ana tjetër e “pellgut”. Në “Camp Nou” kujtohen me tmerr shpenzimet e mëdha, si për Rochemback, Geovanni, Henrique, Keirrison apo Douglas.
Barcelona aktuale mbart edhe ngjyrën e verdhë dhe të gjelbër (braziliane) me praninë e Coutinho dhe ardhjen e Arthur e Malcom.
Natyrisht, këta tre lojtarë erdhën me çmimin e “arit”. Në total, vetëm duke numëruar këta të tre, ekipi katalanas ka shpenzuar 192 milionë euro. (Telesport)
Romario, 2.7 milionë euro
Giovanni, 6 milionë euro
Ronaldo, 15 milionë euro
Rivaldo, 24 milionë euro
Sony Anderson 26 milionë euro
Rochemback, 14 milionë euro
Geovanni, 20 milionë euro
Ronaldinho, 25 milionë euro
Sylvinho, 2 milionë euro
Belletti, 4 milionë euro
Edmilson, 8 milionë euro
Henrique, 10 milionë euro
Dani Alves, 36 milionë euro
Maxwell, 4.5 milionë euro
Keirrison, 14 milionë euro
Neymar, 88 milionë euro
Douglas, 4 milionë euro
Marlon Santos, 6 milionë euro
Paulinho, 40 milionë euro
Coutinho, 120 milionë euro
Arthur, 31 milionë euro
Macolm, 41 milionë euro