Reali i Madridit merr vendimin e papritur për Hazard, Isco ngjit shkallët!

28 Korrik 2018, 13:00Sport TEMA

Eden Hazard nuk do të transferohet te Reali i Madridit në këtë merkato. Edhe pse pritej të ishte belgu i Chelsea-it i cili shkëlqeu në Kupën e Botës, goditja e madhe e Realit, nuk do të ndodhë kështu për një arsye kryesore dhe kjo arsye quhet Isco.

Trajneri i ri Julen Lopetegui ua ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se nuk ka nevojë për një lojtar si Hazard pasi në skuadër ka një tjetër yll si Isco i cili ka shumë ngjashmëri në lojë me lojtarin e Chelsea-it.

Lopetegui di të marrë më të mirën nga Isco dhe kjo është vënë re në përfaqësuesen spanjolle, prandaj trajneri i ri pritet t’i japë më shumë përgjegjësi ish lojtarit të Malagas i cili mund të shndërrohet në liderin e ri të Los Blancos.

Isco luan shumë mirë si mesfushor ofensiv pas 2 sulmuesve por edhe i anësor sulmi dhe Lopetegui mendon se më të dhe në pozicionin që ai do ta vendosë në fushë spanjolli do të shënojë shumë më tepër gola në sezonin e ri.

Edhe Bale pritet të ketë shumë protagonizëm në skuadër pas largimit të CR7-ës ndërsa do të aktivizohet më tepër si titullar Asensio.

Përsa i përket Hazard, Chelsea pritet t’i ofrojë rinovimin belgut me një kontratë faraonike e cila parashikon që Hazard të mbajë edhe shiritin e kapitenit te Blutë e Londrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje