Bonuçi në telashe/ Te Juventusi nuk e duan më, Milani e ka nxjerrë jashtë planeve

27 Korrik 2018, 12:52Sport TEMA

Po tani, çfarë do të bëjë Leonardo Bonuçi? Mbrojtësi italian është futur në një hall të madh: ai dëshiron të kthehet te Juventusi, por tifozët bardhezi nuk e falin dhe nuk e duan në ekip.

Ata nuk e harrojnë gëzimin e golit të tij në ndeshjen me Juven.

Në një sondazh të fundit, 70% e atyre që kanë votuar, nuk e duan Bonuçin te Juventusi.

Në fakt, klubi bardhezi e merr pak në konsideratë mendimin e tifozëve kur është puna për vendime të rëndësishme, por fjalët e Marotës janë të qarta: “Në atë repart janë shumë lojtarë dhe para se të mendojmë për një përforcim, duhet të shesim.”

Kështu, dyert e Juventusit duken për momentin të mbyllura për Bonuçin, ashtu si dhe ato të Milanit,q ë e ka nxjerrë jashtë planeve. Leonardo e ka thënë publikisht: “Bonuçi ka dëshirë të kthehet te Juventusi”.

Në këto kushte, kush do ta donte një kapiten, që i ka thënë klubit të tij se do të kthehet tek ish-skuadra e tij? Mund të imagjinohet ndeshja e e parë zyrtare në “San Siro…

Alternativa të tjera për Bonuçin nuk ka për momentin, pavarësisht fjalëve për kalimin  te PSG-ja.

Mbrojtësi nuk dëshiron ta lërë Italinë për arsye familjare dhe tani as vetë nuk e di se çfarë do të bëjë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje