Oferta-paketë e Chelsea-t, 200 milionë për tre lojtarë të Juves

26 Korrik 2018, 16:23Sport TEMA

Gjatë orëve në vijim bardhezinjtë e Juventusit presin të mbërrijnë në Milano, aty ku trajtohen çështjet e merkatos, përfaqësues të Chelsea-t. Marina Granovskaia është e besuara e Roman Abramovich, që vjen e gatshme për të negociuar për tre futbollistë.

Për Higuain dhe Ruganin oferta është 100 milionë euro, por gjatë orëve të fundit është shtuar interesi i manjatit rus edhe për Pjanic.

Për boshnjakun do të duheshin edhe 100 milionë të tjera, duke kënaqur teknikun Maurizio Sarri, i cili do të kishte një skuadër në gjendje për të luftuar për titullin e Premie League-s.

Blutë e Londrës janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë. Me Ruganin është arritur akordi paraprak për shifrën e 4.5 milionë eurove neto në sezon, por nëse Massimiliano Allegri do të mbetet pa shërbimet e tij, atëherë sigurisht që për motive teknike nuk do të lejojë edhe largimin e Caldaras, që aktualisht është pjesë e trativës me Milanin për rikthimin e Bonuccit, pasi përtej shifrave çdo operacion ka një dinamikë të veçantë, shkruan “SS”.

Për kapitullin “Pjanic” mund të thuhet se, pavarësisht përgënjeshtrimeve të Pep Guardiolës, Manchester City vazhdon të ëndërrojë shërbimet e mesfushorit boshnjak.

Gjithsesi, pritet që të mos vonojë oferta stratosferike prej 200 milionë eurosh e Chelseat për të tre lojtarët, çka do t’u lejonte bardhezinjve sulmin për Milinkovic-Savic të Lazios, për të cilin Claudio Lotito kërkon një ofertë faraonike mbi 120 milionë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje