Befason Besnik Hasi, e vazhdon karrierën në Arabi

26 Korrik 2018, 17:32Sport TEMA

Trajneri shqiptar Besnik Hasi me një eksperiencë të madhe në Evropë ka vendosur ta vazhdojë karrierën e tij në Arabi duke nënshkruar për ekipin e Al-Raed FC.

Hasi zëvendësoi në këtë post belgun Marc Brys, i cili nuk pati suksesin që drejtuesit e klubit prisnin dhe vendosën të ndërprisnin bashkëpunimin.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin socila “Twitter” klubi i Al-Raed FC ka prezantuar trajnerin e ri.

Interesant është fakti se 46-vjeçari është prezantuar si shtetas belg edhe pse ka lindur në Gjakovë.

Në fakt ai ka edhe nënshtetësinë belge, pasi karrierën e tij sportive e ka vazhduar në Belgjikë, ku ka patur sukseset më të mëdha si lojtar, por edhe trajner.

46-vjeçari nga Gjakova ishte një trajneri i lirë, pas aventurës së shkurtër me Olympiacos në Greqi. Suksesin më të madh si trajner Hasi e pati në drejtimin e Anderlecht ku fitoi kampionatin gjatë dy sezoneve që ishte pjesë e gjigantëve të Belgjikës nga viti 2014-2016.

Më pas ai provoi edhe një eksperiencë në Poloni te Legia Warsaw, por edhe aty nuk pati sukses. Kohët e fundit ai ishte lidhur edhe me një afrim te kombëtarja kuqezi, por presidenti Armand Duka vendosi për italianin Christian Panucci, i cili nuk ka një eksperiencë të madhe si trajner, por erdhi me petkun e një lojtari kampion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje