Laçi ka pësuar një humbje zhgënjyese 3-0 në fushën e Molde në ndeshjen e parë të turit të dytë të Ligës së Europës, duke bërë thuajse të pamundur kalimin e turit përballë norvegjezëve.
Gjithçka ka qenë pasojë e një pjese të parë të tmerrshme nga skuadra kurbinase, e ndëshkuar me dy gola dhe asnjëherë në gjendje të rivalizonte me kundërshtarët të cilët goditën edhe dy herë të tjera shtyllën.
Në pjesën e dytë, ekipi shqiptar u përpoq të reagonte për të kërkuar golin që do të rihapte kualifikimin.
Por në momentin më të mirë të skuadrës së drejtuar nga Prenga, vendasit gjetën golin e tretë duke e bërë thuajse të pamundur misionin e kurbinasve në ndeshjen e javës së ardhshme.
Pse jo? Mund te fitojne 4 – 0 dhe ja u kualifikuan.