Topi i Putin për Trump, dhuratë e pafajshme apo ''Kalë Troje''?

26 Korrik 2018, 19:40Sport TEMA

Ishte një dhuratë e çlirët, si urim i mirë për organizimin e Botërorit të vitit 2026, apo diçka më e ndërlikuar se kaq?

Topi të cili Putin ia hodhi Trumpit gjatë konferencës së përbashkë për shtyp pas takimit mes dy njerëzve më të fuqishëm të globit mund të ketë qenë një armë e fortë spiunazhi.

Faji për gjithë këtë rrëmujë ka qenë i një çipi të vendosur brenda në top, që sipas Adidas shërben për të realizuar blerjen e tij në çdo dyqan dhe që nëse lidhet me telefonin jep informacione mbi topin dhe shumë të tjera.

Por një gjë e tillë vështirë se mund t’i shpjegohet shërbimeve sekrete amerikane, por jo vetëm, edhe shumë amerikanëve të thjeshtë që mendojnë se Putin ka ndërhyrë në zgjedhje për të emëruar pikëisht Trump si President të SHBA.

Në teori, një mikroçip mund të shndërrohet me lehtësi në një objekt shumë më të rrezikshëm se kaq dhe kështu, pavarësisht se topi kaloi nga Putin, te Trump e më pas te Zonja e Parë, Melania, organizatat që merren me sigurinë e Shteteve të Bashkuara kanë marrë menjëherë në dorëzim topin për ta kontrolluar imtësisht.

Në fakt nuk është çudi që dhuratat që i bëhet Presidentit të SHBA t’i nënshtrohen kontrolleve të tilla. Që nga koha e Luftës së Ftohtë kështu ka funksionuar.

Dhe me tensionimin e marrëdhënieve sërish mes dy shteteve duket se këto metoda mund të rikthehen në lojë, për më tepër tani që lufta është bërë edhe kibernetike…

3 komente në “Topi i Putin për Trump, dhuratë e pafajshme apo ”Kalë Troje”?”

  1. vini says:

    Te gjith topat e boterorit kan mikrocip per te dalluar kur topi kalon vijen e portes lajm vari karin

  2. KUJTOJ says:

    Mesazhi eshte i QARTE:Merre kete “Topin” Mor “Tope”..sepse “Topet e tua i kemi te Lidhura Forte”..ja ky eshte Mesazhi i Putinit…
    Pa asnje Respekt per Z.Putin theksojme se Trump eshte Bisnesmann…por Putin nje Spiun-mann i shkolluar….KUSH ESHTE I FITUAR????

  3. Bambi says:

    Histori me spiunazh per nje fshatar nga Rubiku.
    Pse kad idiot e mendoni Putin qe te fus mikrochip ne top É
    Histori me Babale… v.k.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje