Flamurtari vazhdon të jetë skuadra me aktive nga kampioanti shqiptar në këtë merakto vere duke afruar një numër të madh lojtarësh.
Godija e fundit për klubin vlonjat është ajo e mesfushorit argjentinas Agustin Torassa i cili ka firmosur zyrtarisht me Flamurtarin.
Torassa është një lojtar me mjaft eksperiencë dhe e njeh mjaft mirë Kampionatin Shqiptar pasi ka qenë pjesë e skuadrës së Partizanit duke bërë paraqitje të shkëlqyera me fanellën e 15 herë kampionve të shqipërisë.
Zyrtarizimi i Torassës është bërë në faqen zyrtare të klubit vlonjat i cili rikthehet në Superiore pasi sezonin e fundit është aktivizuar në kampionatin argjentinas.
Pas Agustin Torasës në Vlorë presin dhe zyrtarizimin e një tjetër mesfushori të talentuar Elton Cale që ka qenë pjesë e skuadrës së Kukësit.
Me zyrtarizimin e Cale trajneri Ilir Daja kompleton repartin e mesfushës dhe bëhet një nga ekipet që do të rivalizojë fort për të fituar titullin kampion. (TemA)