Milan-Juve, pranë transferimit të Higuain dhe shkëmbimit Bonucci-Caladra

28 Korrik 2018, 14:32Sport TEMA

Juventusi dhe Milani po vijojnë me intensitet tratativat për të gjetur një marrveshje që do t’i kënaqte të dyja palët rreth shkëmbimit më të bujshëm të kësaj merkatoje vere: rikthimi i Leonardo Bonuccit tek “Zonja e Vjetër dhe Higuain së bashku me Caldarën tek kuqezinjtë.

Ajo që ka bindur drejtuesit kuqezi për të bërë të mundur këtë shkëmbim është bomberi argjentinas Gonzalo Higuain, që mund të ndezë dritën jeshile të këtij operacioni.

Për të bërë të mundur transferimin e Higuain në “San Siro” i cili kërkohet me ngulm nga trajneri Sarri tek Chelsea, klubi i Milanit do t’i ofrojë Juventusit rreth 15-20 milionë euro.

Kjo do t’i lejojë lojtarit që të mbajë pagën e tij aktuale që është 7.5 milionë euro ku edhe mund të rritet më tepër.

Ndërkohë shkëmbimi mes Bonuccit dhe Caldarës do të jetë kokë me kokë pasi vlera e të dy futbollistëve në treg është e njëjtë rreth 35 milionë euro.

Me kalimin e tij tek Milani “El Pipita” do ta ketë të sigurtë vendin në formacionin titullar pasi do të jetë pika më e fortë e skuadrës. E njëjta gjë është dhe me Caldaran që tek “rossonerët” do të ketë më tepër minuta për tu aktivizuar.

Ndërsa, trajneri Massimiliano Allegri me rikthimin e Bonuccit do të kompletonte repartin e mbrojtjes që në sezonin e fundit kishte probleme. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje