Vetëm Elseid Hysaj nuk mjafton në krahun e djathtë, për të bërë një sezon të madh, ndaj Napoli është vënë në kërkim të një mbrojtësi, që të rivalizojë me shkodranin.
Gjatë javës dështoi pista Sabaly, pasi senegalezi vuante nga një dëmtim dhe napolitanët vendosën të mos rrezikojnë.
Alternativat janë disa, ndërsa presidenti De Laurentiis së fundi ka treguar se në pole ndodhet italiani i Manchester United, Matteo Darmian.
“Kam folur me drejtuesit e Manchesterit dhe u kam kërkuar Darmianin në huazim me të drejtë blerjeje. Nëse ata do të jenë dakord, atëherë do të jetë ai mbrojtësi ynë i ri. Në të kundërt, do të shqyrtojmë alternativat e tjera, që nuk janë aspak inferiore”, u shpreh De Laurentiis.
Sa i përket portës, presidenti napolitan tregoi se është pikërisht meksikani Ochoa, ai që i pëlqen më shumë dhe se do të bëhet përpjekje maksimale, për ta vënë nën urdhrat e Ancelottit.
Pra konfirmohet ajo qe kemi thene:- Perrallat me shitje te Hysajt tel Liverpool, Chelsea, Mancester, i perhapi vete Hysaj.
Ne fazen e dyte te seria A Hysaj nuk u aktivizua vecse pak here. Tani po i gjendet nje zevendesues i denje si Damian, lojtar i perfaqesueses Italiane, dhe Hysaj si te gjithe shqiptaret, deri ketu shkojne, sepse ju rritet mendja dhe duan preshin ne b….