Juventus, masa ekstreme për ndeshjen e parë të Ronaldos

28 Korrik 2018, 16:44Sport TEMA

Në pritje të ndeshjes kundër Chievo-s, e vlefshme për javën e parë të Serisë A, Cristiano Ronaldo do të zbresë në fushë për herë të parë më 12 gusht, në miqësoren klasike që luhet në Villar Perosa mes Juventus-it A dhe Juventus-it B.

Për rastin do të merren masa të jashtëzakonshme, me qytezën e Val Chisone që pritet të blindohet për të garantuar rendin publik. Janë të shumtë tifozët që pritet të jenë të pranishëm për këtë sfidë.

Në fillim është menduar që ndeshja e parë e CR7 me fanellën e Juventus të luhej në “Allianz Stadium”, në mënyrë që të përballohej prania e madhe e publikut.

Por, në fund, asgjë nuk ka ndryshuar, me ndeshjen që do të luhet më 12 gusht në orën 17:30. Janë plot 5.000 bileta të shitura për këtë miqësore në familje.

Nëpërmjet një komunikate zyrtare, që është publikuar në faqen zyrtare të klubit, Juventus ka zbuluar masat e jashtëzakonshme të sigurisë që do të merren për 12 gushtin.

“Që nga 11 gushti, – lexohet në komunikatën e bardhezinjve, – do të ndalohet shitja e pijeve në mbajtëse qelqi ose akte fyese në të gjithë territorin e Villar Perosa”.

Në faqen e bardhezinjve është publikuar edhe harta e Villar Perosa, duke vënë në dukje zonën portokalli, ku do të mund të futen vetëm ata që kanë biletë ose leje për të qenë të pranishëm.

1 komente në “Juventus, masa ekstreme për ndeshjen e parë të Ronaldos”

  1. si te besoj says:

    Na late pa fryme! Po sikur Ronaldo ate dite ta zere barku?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje