Jurgen Klopp nuk del inati me Sergio Ramos: I pamëshirshëm dhe brutal

28 Korrik 2018, 16:28Sport TEMA

Kanë kaluar dy muaj, por Kievi nuk harrohet. Për shumë motive, jo vetëm sepse për Jurgen Klopp bëhet fjalë për finalen e dytë të humbur në Champions League, pas asaj kur drejtonte Borussia Dortmund.

Ka shumë gjëra që nuk janë larguar nga mendja që prej asaj nate. Duke nisur nga … prezantimi i Sergio Ramos. Në një intervistë të dhënë për Telegraph, trajneri gjerman nuk e kafshon gjuhën kur duhet të flasë për këtë…

“Nëse e rishikon atë finale dhe nuk je tifoz me Real Madrid, mendon se është një sjellje e pamëshirshme dhe brutale. Nëse i sheh të gjitha situatat e Sergio Ramos në finale, pra dhe unë që e ndjek futbollin që në moshë 5 vjeç, shoh shumë gjëra.

Që nga faulli kundër Salah ku ju mendoni ‘uou, kontrast i bukur’. Problemi është se ju shihni po të njëjtin arbitër teksa drejton një ndeshje të finaleve të Kupës së Botës. Mendoj se në situata të ngjashme duhet të jetë dikush që të gjykojë më mirë. Nëse VAR futet në Champions League mendoj se situata do të rishihet. Jo për të dhënë një karton të kuq apo diçka të ngjashme, por për të dhënë një vështrim tjetër dhe të thotë; ‘hej, cili është problemi?’ Ai lojtar është i pamëshirshëm.

Nuk mendoj se Momo mund të dëmtohet në një situatë të tillë, këtë herë ishte i pafat, por janë disa gjëra që nuk mund të ndodhin. Nuk besoj se është diçka që e shohim për herë të parë, një kundërshtar që shtyn portierin, i cili thyen ‘bomberin’ e ekipit si të ishte një mundës dhe më pas fiton ndeshjen”. I qartë dhe i saktë, ndoshta dhe më shumë nga çfarë duhet trajneri Jurgen Klopp.

1 komente në “Jurgen Klopp nuk del inati me Sergio Ramos: I pamëshirshëm dhe brutal”

  1. eh, ç'me gjeti! says:

    Sergio Ramos eshte lojtari me i ndyre dhe i rrezkshem duke i vrare lojtaret kundershtare, por eshte nje e keqe e madhe: arbitri idiot ne çdo rast qe ramos mund te marre ndonje te verdhe, por ai eshte per dy te kuqe ne te njejten kohe! Eshte lojtari me i poshter ne fushen e futbollit dhe duhet ndeshkuar rende disa here qe mbase ze mend: E favorizojne shume gjyqtaret se ata e prishin dhe lojen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje