Ekipi i ofertës së Kupës së Botës “Katar 2022” drejtoi një fushatë sekrete në 2010 për të sabotuar ofertat konkurruese pritëse, thuhet në një raport të publikuar nga “Sunday Times”.
Pretendimet thuhet se bazohen në dokumente nga një informator që ka punuar në ofertën e Katarit.
Sipas një raporti të publikuar nga Sunday Times ekipi ofertues i Katarit ka zhvilluar një fushatë sekrete në vitin 2010 për të sabotuar ofertat konkuruese të rivalëve duke përdorur një firmë PR në SHBA dhe ish-operator të CIA-s për të shpërndarë propagandë të rreme për konkurrentët kryesorë të saj, SHBA dhe Australi.
Kjo sipas raportit përfshinte rekrutimin e figurave të shquara për të kritikuar ofertat në vendet e tyre, duke dhënë përshtypjen se atyre u mungonte mbështetja në shtëpi.
Megjithatë organizatorët e turneut të Katarit mohojnë akuzat. Një fushatë e tillë e dyshuar nga Synday Times do të thyente rregullat e ofertave të FIFA-s. Katari mundi si rivalë për të drejtën e organizimimit të Kupës së Botës 2022 shtete si: Shtetet e Bashkuara, Australia, Korea e Jugut dhe Japonia.
Rregullat e FIFA-s, theksojnë se ofertat e Kupës së Botës nuk duhet të bëjnë një deklaratë me shkrim apo me gojë e çfarëdo lloji qoftë ajo; pro apo kundër një oferte nga kandidatët e tjerë.
Federata e Katarit është akuzuar edhe më parë për korrupsion, por akuzat u rrëzuan pas një hetimi dy vjeçar të FIFA-s, shkruan BBC.
Ja cilat ishin disa nga pikpyetjet e gazetës për dyshimin e fushatës në raportin që përfshin pagesën e një profesori për të shkruar një raport të ashpër mbi koston ekonomike të një Kupe Bote në SHBA, duke rekrutuar gazetarë dhe blogerë për të promovuar tregime negative në median amerikane, australiane dhe ndërkombëtare dhe organizimi i protestave bazë në ndeshjet e rugby në Australi.
-Një akademik i respektuar u pagua 9,000 dollarë për të shkruar një raport negativ mbi koston e madhe ekonomike të Kupës Botërore të Botës, e cila më pas iu shpërnda mediave të lajmeve anembanë botës.
-Gazetarë, blogerë dhe figura të profilit të lartë u rekrutuan në çdo vend për të evidentuar aspektet negative të ofertave të vendeve të tjera.
-Një grup mësuesish të edukimit fizik në SHBA u rekrutuan për t’i kërkuar Kongresmenëve të tyre amerikanë të kundërshtonin organizimin e Kupës Botërore në SHBA me arsyetimin se paratë do të përdoreshin më mirë për promovimin dhe zhvillimin e sporteve në shkollat e mesme.
-Në Australi u organizuan protesta gjatë lojërave të Rugby, duke kundërshtuar ofertën e vendit.
-U hartuan raporte nga Shërbimet Inteligjente për individët e përfshirë në ofertat rivale.
Dokumentet e para nga “Sunday Times”, të cilat gazeta thotë se janë zbuluar nga informator që ka punuar në ekipin e ofertës 2022, ishin dukshëm të padisponueshme gjatë hetimit të FIFA-s.
Ekipi i ofertës së Katarit dyshohet se ka punësuar zyrën e komunikimit të Nju Jorkut, “Brown Lloyd Jones”, e cila është tani “BLJ Worldwide”, së bashku me një ekip të ish-oficerëve të inteligjencës për të drejtuar një fushatë që synon të minojë një nga kriteret kyçe të FIFA-s në procesin e tenderimit që çdo ofertë duhet të ketë mbështetje të fortë në shtëpi.
Në një deklaratë, Komiteti Suprem i Katarit për Dorëzimin dhe Trashëgiminë tha se “kundërshton çdo akuzë të paraqitur nga Sunday Times“.
“Ne jemi hetuar tërësisht dhe kemi qenë të afërt me të gjitha informacionet që lidhen me ofertën tonë, duke përfshirë hetimin zyrtar të udhëhequr nga avokati amerikan Michael Garcia,” tha ai.
“Ne kemi respektuar rreptësisht të gjitha rregullat dhe rregulloret e FIFA-s për procesin e ofertimit të Botërorit 2018/2022“.
BLJ Worldwide nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga “The Sunday Times”. Katari fitoi të drejtën për të organizuar turneun në dhjetor 2010. Rusia u nderua në Kupën Botërore 2018 në të njëjtën kohë, duke mundur tri oferta të tjera, përfshirë Anglinë.
Edhe një herë, pritja e Katarit në Kampionatin Botëror 2022 është i zhytur në polemika shkruan redaktori sportiv i BBC Dan Roan.
Që nga fitorja e saj shokuese në garën për të organizuar ngjarjen më të madhe sportive tetë vjet më parë, vendi ka hasur në pikpyetje të mëdha se si ka triumfuar, planifikimi për të mbajtur kampionatin në dimr për shkak të temperaturave të larta dhe kostoja njerëzore për ndërtimin e infrastrukturës.
Triesman, kryetari i ofertës së Anglisë dhe ish-kryetari i Shoqatës së Futbollit, i kërkoi FIFA-s që të “vështronte provat në tërësi” dhe tha se Katari nuk duhet të lejohet të “mbajë zhvillimin e Kupës së Botës” nëse ata zbulohen se kanë thyer rregullat e FIFA-s.
Ai i tha gazetës shkruan “The Guardian” se, “Unë mendoj se nuk do të ishte gabim që FIFA të rishqyrtojë Anglinë në ato rrethana … Ne kemi aftësitë“.
Shoqata e shtypit e ka kontaktuar FIFA-n për koment, por deri tani komiteti organizativ më i lartë i qeverisë së futbollit nuk ka reaguar. (TemA TV)