Del VIDEO: Ja si u vendos 500 gram tritol banesës në Kamzëz, pranga 23 vjeçarit

30 Korrik 2018, 09:27Kronika TEMA

Policia ka zbardhur në kohë rekord ngjarjen ku ndonjë një  shpërthim i një sasie tritoli në banesën e shtetasit XH.D në Kamëz.

Sipas njoftimit të policisë është arrestuar shtetasi Vilson Brahaj, i cili dyshohet si autori i vendosjes së tritolit në banesë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Numër 5 Kamëz, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një punë profesionale si dhe bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, mbrëmjen e djeshme kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Pagesa”, ku është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datë 27.07.2018, në rrugën “Martin Camaj” Bathore, ku në banesën e shtetasit Xh.D., është vendosur lëndë shpërthyese, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarje:

– V.B, 23 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Kamëz ,Tiranë.

Nga tërësia e veprimeve të kryera dyshohet se ky shtetas kundrejt pagesës ka vendosur sasinë prej 500 gramë lëndë plasëse në banesën e shtetasit XH.D.

Autori i dyshuar pas kryerjes së krimit ka hedhur në lumë tek “Ura e Tapizës” rrobat e përdorura gjatë kryerjes së krimit, ndërsa automjetin e kishte fshehur në një bodrum afër “Urës së Tapizës”.

Për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhënë të tjera .

Sa më sipër në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti të cilin autori i dyshuar e ka përdorur për të transportuar dhe shpërthyer lëndën plasëse në banesën e shtetasit Xh. D.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit V. B, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal. (TemA)

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2228122367474122/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje