U shfaqe mbi këtë dhé, si i ardhur nga kori i ëngjëjve

2 Gusht 2018, 11:30Kulturë TEMA

Ca fjalë zemre në përcjellje, Gaqo Çakos

Nga Piro Mani

Ky lajm i hidhur i ikjes tënde na pikëlloi fort, i shtrenjti miku im, Gaqo.

Ti i pikëllove pa masë tërë shqiptarët që u rritën me këngën tënde, me zërin tënd të kthjellët, me timbrin qiellor që dukej vërtet një dhuratë e ëngjëjve.

Ikja jote është e hidhur për tërë shqiptarët, kudo që ata ndodhen Gaqo.

Por mes tyre, më përfytyro mua, shokun tënd të Liceut Artistik, bashkëstudentin e Moskës së largët, ku ti në ato vite, i mrekullove pedagogët e “Çajkovskit” e atij konservatorit të famshëm moskovit.

Unë studjoja për regjinë e skenës, shkollat tona ishin pranë dhe qënia pranë me njëri-tjetrin na e bëri më të fortë miqësinë, ashtu sikurse sot ma bëri më të fortë pikëllimin.

Pastaj ne nuk u ndamë edhe kur u kthyem në atdhe, unë në radhën e shfaqjeve të mia, kujtoj me mall edhe dy angazhimet operistike në Teatrin e Operas, ku ti ishe, ku tjetër veçse, në rolet kryesore.

Zëri yt Gaqo goditi malet e bukura të atdheut tonë të mahnitshëm, mbushi luginat dhe koriet, liqejtë, krojet, pllajat dhe fushat, edhe u bë njësh me to.

Është e natyrshme që njerëzit vijnë mbi këtë dhé, edhe natyrisht ikin. Por arti yt i veçantë dhe sidomos talenti dhe ngrohtësia e zërit tënd e fshijnë për ty fjalën ikje. Ti u mbetesh admiruesve të tu, ashtu siç i mbetesh familjes tënde të dashur, miqve të tu. Ti nuk u ikën dot atyre. Nuk ka vdekje që mund të të marë ty, Gaqo!

Më fal, miku im, që nuk jam aty të të përcjell tek nisesh që t’i bashkohesh përsëri korit të ëngjëjve.

5 komente në “U shfaqe mbi këtë dhé, si i ardhur nga kori i ëngjëjve”

  1. LORA says:

    Ketu je i madhi Piro Mani,,,ketu ne Sbqiperine tone, te ciles ju artiste te medhenj i dhate driten s dashurise dhe perfeksionit artistik.
    Gaqo Cako me zerin e tij hyjnor dhe artin e tij ,ne fondin brilant te muzikes shqiptare, eshte per mua gjithmone midis nesh.

  2. Shoku says:

    PO i nderuari Piro ! Iku nje korife i keneges shqiptare! Ju ,shoket e miqte e tij, paci jeten e gjate ! Gushellime per largmin e shokut tuaj fizikisht nga kjo bote, por jo nga zemra e shpirti i c’do shqiptari qe e ka njohur ,apo degjuar zerin e Gaqo Cakos. Gaqua , Vaçja, Mentori… kengetare,por edhe te medhenjte aktor, Naimi, Maria, Sandri, Kadriu, Violeta, Prokopi,…. jane e pse jo,jeni te medhenje sepse kengetareve u kendoi zemra ndaj ketij populli e jo rroga mujore. Aktoret e kishin mendjen te roli e jo te dita e ndarjes se rrogave. Ndaj do mbeteni te medhenj,i nderuari Piro ,se mendonit si te gezonit ,edukonit popullimn me veprat tuaja e jo te mbanit mendjen se sa do fitoje ne ate shfaqe apo ne kete koncert. Fizikisht ata kane ikur,por e pavdekshme eshte vepra e tryre ,jane te pa vdekshme kenget e tyre. Cili e degjoi kengen ” Udhet e Atdheut na therrasin”, ” Keputa nje gjethe dafine” ” Per ty Atdhe” ” neno moj do pres gershetin ” e nuk iu mbushen syte me lot ?
    Faleminderit per shkrimin kushtuar Gaqos ! Jo,jo s’jam njeriu i Gaqos nga gjaku,por jam shqiptar i thjesht.

  3. rroku says:

    U shua nje gjigand i artit…..
    Nje perle e muzikes Shqiletare
    Nje ze dritherues qe sdo te harobet….
    I madhi GAQO CAKO……

  4. Plaku i mocem says:

    Ikin korifejte po kush mbeti? I mjeri atedheu im,po na iken ata qe e ngriten emrin e vendit tone,po ikin keta vigane te artit dhe identitetit tone shqiptar.Lamtumire Gaqua i Shqiptareve!Perhere i gjalle e i pavdekshem ne zemrat tona.

  5. Pedro i ri says:

    Respekt per njeriun e kultures

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje