Policia e Vlorës ka vënë në parnga një 43-vjeçar nga Tirana pas një seri vjedhjesh portofolësh të qytetarëve në qytetin bregdetar.
Në sajë të operacionit të koduar “Porotofoli” është arrestuar Roland B., ku rezulton autor i të paktën 9 vjedhjeve të ndodhura në kohë të ndryshme.
Ai është shtetas me precedentë të mëparshëm penal në fushën e vjedhjeve. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale ”Vjedhja”.
Të lehtësohet pagesa me kartë bankare në të gjithë vëndin. Siç është vënë në zbatim në BE.