Mediat ndërkombëtare kanë paralajmëruar se sekuestrimi i aseteve pasurore të Adriatik Llallës është bërë në kuadër të integrimit të vendit në BE.
Uebsajti global i lajmeve “Buisness Insider” dhe portali “Ballkan Post”, i kanë kushtuar nga një artikull luftës ndaj korrupsionit në Shqipëri dhe sekuestrimit të pasurisë të ish-kryeprokurorit. Portalet theksojnë se me goditjen e Llallës negociatat me BE-në do të hapen.
Sipas “Business Insider”, Tirana po vazhdon me përpjekjet për spastrimin e gjyqësorit për të çrrënjosur njëherë e mirë korrupsionin me qëllim që t’i hapen negociatat.
Por krahas kësaj, uebsajti amerikan “Buisness Insider” pohon nga ana tjetër se dhe Brukseli është në pritje të arrestimeve VIP dhe po e vë nën presion Shqipërinë që të skanojë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët.
“Autoritetet shqiptare kanë sekuestruar asetet e ish-kryeprokurorit që po hetohet për korrupsion dhe pastrim parash. Adriatik Llalla, që më parë ka qenë një nga njerëzit më të fortë të Shqipërisë, u akuzua në prill për refuzim të deklarimi të pasurisë, pastrim parash e krime financiare. Kjo vjen në një kohë kur Tirana vazhdon përpjekjet për spastrimin e gjyqësorit të gjymtuar nga korrupsioni, një detyrë që Brukseli e ka bërë prioritet për Shqipërinë në kuadër të hapjes së bisedimeve të anëtarësimit në BE.
Nën presionin e BE, Shqipëria ka urdhëruar deklarimin e pasurive të rreth 800 gjyqtarëve e prokurorëve për çrrënjosjen e korrupsionit”, thuhet në artikull.
Lidhjet me krimin
Uebsajti “Buisniess Insider” krahas rastit Llalla, duke u ndalur tek raporti i Komitetit Shqiptar të Helsinkit thotë se në Shqipëri janë dhe rreth 200 gjyqtarë dhe prokurorë të ekzaminuar që kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin.
“Burimi raporton gjithashtu se në një raport të grupit të drejtave Komiteti Shqiptar i Helsinki thuhet se në qershor rreth 200 gjykatës e prokurorë të ekzaminuar “kishin lidhje me krimin e organizuar e korrupsionin, në mënyrë direkte ose indirekte”. Rreth 20 gjykatës janë dorëhequr nga postet për të evituar vetingun.
Mediat vendase thonë se organet gjyqësore së shpejti nuk do të mund të funksionojnë prej numrit të pamjaftueshëm të gjyqtarëve”, thuhet aty.
“Balkan Post”: Vetingu do të spastrojë të korruptuarit
Portali Balkan Post ka theksuar dje se reforma në drejtësi është një nga programet më madhore të Shqipërisë për spastrimin e sistemit famëkeq e të korruptuar të drejtësisë.
Duke u ndalur tek rasti Llalla dhe duke cituar artikullin e “Bussnies Insider”, portali “Balkan Post” thekson se ish-kryeprokurorit i janë sekuestruar prona të tundshme e të patundshme me vlerë 915 mijë dollarë.
“Business Insider citon zëdhënësin e prokurorisë Denion Ndrenika, të thotë se gjykatat kanë sekuestruar “prona të tundshme e të patundshme” me vlerë 98.7 milion lek ($915,000).”
Sipas lajmeve, pronat përfshijnë një apartament në plazhet veriperëndimore të Durrësit dhe më shumë se dy hektarë toka, tha Ndrenika. Llalla la postin e tij në nëntor 2017 pas përfundimit të mandatit.
DASH njoftoi ne ate kohe se ish-sekretari i shtetit Rex Tillerson e kishte përshkruar 49 vjeçarin Adriatik Llalla, dhe familjen e tij si të korruptuar dhe i ndaloi hyrjen në SHBA. Llalla ka qenë kryeprokuror nga 2012 deri në 2017 dhe vitin e kaluar ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, e akuzoi atë si “armik të reformës në drejtësi”, që është programi madhor i Shqipërisë për spastrimin e sistemit famëkeq e të korruptuar të drejtësisë”, thuhet në artikullin e “Balkan Post”.
ËSHTË E ÇUDIÇME SEPSE EDHE I DINË QE JANË TE LIDHUR ME KRIMIN OSE JANË MAFIOZE DHE I LNE NË DETYRË.KËSHTU PER SALI BEUN.PER NANON,PËR METËN.PËR RAMEN ETJ ETJ.PSE NUK HIQEN KUR DIHEN PO LIHEN TE BËJNË KËRDINË…TANI THËRESIN KA TRE VJET PËR PESHQIT E MBËDHENJ DHE BURGU ËSHTË GATI DHE ASGJË….
Mos u lodh se e kane me peshqit e Lu Luse, sa per peshkaqenet e mesiperm ata kane Florinj bunkere dhe pasuri brezash.
Nuk mbarohen hajdutët, të korruptuarit dhe degjeneratat ne shqiperi. Le ta flejne mendjen ata të evropes.
Flini mendjen nga Albanistoni dhe hic mos e rruni se Adriatikat jane cirronka, para Floririt Bunkerit, BerishSerbi, Kamarjer Lulit, sekretari I Partise Ruci e Kazino Pijaneci Nano?
Ne cdo shtet ka korrupsion, por shqiperia ka rekord per kryekorrupsion , ne cdo vend, ne cdo zyre
Jemi i vetmi shtet qe nuk eshte afruar nje kompani e huaj me emer ne treg , pasi tmerrohen nga perqindjet qe kerkojn qeveritaret
Po Saliut, Bodes, Bashes, Like floririt, Mediut e ministrave te Rames e vete Rames a do t’i behet vetingu apo keta jane te ndershem?
Të gjitha shtetet e BE-së gëzohen kur therren fëmijët tanë dhe hidhen peshqit e mëdhenj nga kati 8 të.
o TM, je per te qare hallin , ke mendime dhe idera qe vetem nje njeri qe konsumon ushqime te skaduara ………” te gjitha shtetet e BE – se gezohen kur theren femijte tane dhe hidhen peshqit e medhenj nga kati i 8-te ………cte thuash , mjeksia ngre duart lart ……..
Histeri. Hipokrizi. Teatër. Lincimi. Kokë turku.
Llalla ndofta është fajtor, por jo me shume se çdo prokuror, gjykatës, politikan, funksionar shteti, në këto 27 vjet.
Të lincosh nje individ të vetëm, kur mafja politike mbretëron e paprekshme dhe të bësh sikur ky ka qenë shkaku i te gjithë tragjedive këto 27 vjet, është një paturpësi dhe lojë mafjoze për të na hedhur hi syve me nje kokë turku.
Padyshim në këtë teater të ndyrë është edhe implikimi dhe hakmarrja e ambasadës amerikane, që i ndalon hyrjen në Amerikë fëmijve minorenë të Llallës, por jo fëmijëve kriminelë dhe super te korruptuar të kriminelit Sali Berisha, përgjegjësi më i madh i katastrofave kombëtare, humnerës në të cilën hodhi Shqiperine në 97, shqiptarët me piramidat, ushtrinë me shkatërrimin e depove, financat me borxhet, integritetin territorial me shitje territorrsh, sigurinë kombëtare me shpërthime, pushkatime, terrorizëm, grushte shteti dhe drejtësinë me gjingjonizmin berishist.
Është dhe trageti i pështirë i nje Edi Ramës impotent, që nuk di ç’të bëjë me pushtetin e madh qe ka, që kufoma dhe kerma e dekompozuar e Berishës akoma perlyen kedo me jashtëqitjet e veta i paprekshëm dhe Rama bën teatër me Llallen, për t’ja shitur Europës si reformë drejtësie, në të njëjtën kohe kur vete akuzohet publikisht për korrupsion qeveritar nga SHBA.
Pranaj i qujn gramshalesh, se jan kok lesha
Po mire se shume komente po shofim ketu per Llallen e thartume, po a eshte e vertete qe ai ka mashtruar me shkollen? Se gojet e “liga” po thone qe as gjimnazin se ka mbaruar, e lere me pastaj te larten per Juridik, e cila i perkon me kohen qe ka qene emigrant ne Greqi. Qe ketu duhet filluar qe a. llalla, te kaloje ne siten e miellit, thote populli. Nqs eshte e vertete, duhet Te mare denimin me maximal, mbasi ka mashtruar jo vetem shqiptaret por dhe nderkombetaret pa piken e turpit.
ILIR META sapo ka perurur kompleksin e ri TURISTIK prane PERROIT TE AGAIT. E ka me leke te mara me kredi nga NGB bank.