Christophe Henrotay, një përfaqësuese i portierit belg Thibaut Courtois, foli në “The Sun” rreth situatës aktuale të 26-vjeçarit, dëshira e të cilit është të nënshkruajë për Real Madridin.
Në vitet e fundit belgu është lidhur shpesh me një kalim në Madrid, megjithatë këtë verë shanset janë më të mëdha, që ky operacion të finalizohet me sukses dhe për këtë një ndikim të madh do të ketë familja e tij që jeton në kryeqytetin spanjoll.
Objektivat – “Unë kam lexuar në të gjitha anët që Chelsea është duke thënë se është një vendim i Courtois, por ai i ka bërë të qartë klubit se alternativa më e mirë për të është të shkojë në Madrid”.
Familja është çelësi i realizimit të kësaj marrëveshje – “Për të është një vendim i madh sepse ai dëshiron të jetë afër familjes së tij dhe Chelsea ka një ofertë për të pranuar”.
Courtois ka pasur në mendjen tij një kthim në Spanjë për 12 muajt e fundit, ndërsa fëmijët e tij aktualisht banojnë në Madrid. Trajneri Maurizio Sarri konfirmoi të premten se ai kishte shpresë se Courtois do të qëndrojë, por agjenti i belgut ka zbuluar se ai ka kërkuar të largohet dhe i tha Chelsea-t të pranojë ofertën e “Los Blancos”. Sido që të jetë, nënshkrimi apo jo i Courtois për Madrid ka hyrë në pikën kryesore të saj.
Faza përfundimtare tashmë ka mbaruar: Tani ka shtatë ditë shumë të rëndësishme për të ardhmen e 26-vjeçarit që fitoi çmimin si portieri më i mirë i Kupës së Botës Rusi 2018. Me performancat e tij të shkëlqyera në fushë Belgjika arriti të fitonte medaljen e bronzit.