NATO në Kuçovë, Majko: Do jetë bazë për paqen në rajon

4 Gusht 2018, 15:26Politika TEMA

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor.

Në një shëmin në facebook Majko thekson se baza e NATO-s në Shqipëri do t’i shërbejë paqes në rajon.

“U mor Vendimi nga Këshilli i Atlantikut të Veriut për Bazë Ushtarake të NATO-s në Shqipëri. Bazë për paqen në rajon”, shkruan Majko.

Lajmin që NATO do të ndërtojë një bazë ushtarake në Shqipëri e dha kryeministri Edi Rama.

Në një shënim në facebook shefi i qeverrisë bëri me dije se “Me fondet e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe në partneritet me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, NATO do të investojë mbi 50 milion euro, vetëm për fazën e parë të projektit për modernizimin e bazës ajrore të Kucovë”. (TemA)

6 komente në “NATO në Kuçovë, Majko: Do jetë bazë për paqen në rajon”

  1. ukujot says:

    Po majko cfare do, apo e ka lene zevendes rama?

  2. says:

    Do punsohen mbi 10 000 Qytetarë. Zhurma do shqetsoj banorët

    1. vin says:

      Po dhe sa kurva do ken pun

  3. Jim says:

    Po ti pse flet sa ishe MM nuk le gje pa shitur

  4. ma-rrosja says:

    NATO me baze ne Kucove eshte shume pozitive per shqiperine por ky majko ti lej idiotizmat se ka fillu me rrjedh teresisht dhe te merret me zonen qe e votuan

  5. Tonny says:

    Plasi ne Kucove..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje