Thaçi akuzoi Berishën se furnizoi me naftë Milosheviçin, strehoi Bin Laden e Arkanin dhe burgosi Adem Jasharin, portali i Zenit sulmon: Flet me gjuhën e Sheshel

4 Gusht 2018, 16:15Politika TEMA
Thaçi akuzoi Berishën se furnizoi me naftë Milosheviçin,

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i përgjigjet sulmeve të Berishës duke i kujtuar atij se ka furnizuar me naftë makinën ushtarake të Mosheviçit, ka strehuar Bind Laden dhe Arkanin si dhe ka burgosur Adem Jasharin dhe komandantët e UÇK.

Por në vend që të reagonte Sali Berisha, ka reaguar portali i Zenit që aministrohet nga Çlirim Peka, duke e akuzuar Thaçin se flet me gjuhën e ultranacionalistit serb Sheshel.

Madje portali i djalit të ish kryeministrit i kujton Thaçit se e ka dekoruar më parë Sali Berishën, por dhe ka vepruar ndaj tij prapa shpine, duke i faturuar anulimin e vizitës së ish kryeministrit në Kosovës, Ibrahim Rugovës.

Po japim të plotë artikullin e botuar tek portali i Zenit:

“Hashim Thaçi heq maskën/ Flet me gjuhën e Sheshel për Shqipërinë, dhe disa gënjeshtra për Berishën!

Hashim Thaçi duket se në premtim apo panik për arrestimin e tij nga ngritja e Gjykatës Speciale është i gatshëm të provokokojë një luftë të re me pretendimin e korrigjimit të kufijve.

‘Një luftë e re duke promovuar një ide të Vuçiç’ siç e tha edhe ish-zyrtari i SHBA-së Daniel Server, mund të shikohet si shpëtim për Thaçin që prej kohesh në Kosovë po flitet për arrestimin e tij për krime pas lufte ndaj funksionarëve të LDK.

Hashim Thaçi që dikur mburrej lokaleve të Tiranes se si kishte bllokuar vizitën e Sali Berishës në Kosovë duke bindur Kushner se mund ta vrisnin, sot gënjente duke ja atribuuar këtë bllokim vizite në vitin 1999, Presidentit Ibrahim Rugova, kur në fakt ishte ky i fundit që kishte ftuar Sali Berishën.

Thaçi që deri dje ishte dakord të dekoronte Sali Berishën, sot ka folur duke aluduar e duke për të përcjellë akuza që dikur i bënte Sheshel.

Por Hashim Thaçi nuk guxon të thotë asnjë fjalë për kryeministrin e tij që ka thënë:

Një ndarje e re do të thotë luftë, dhe Kosova nuk ka asnjë copë tokë për të dhënë.

Reagimi i Hashim Thaçit sot, përfundimisht i heq maskën.

Dy pyetje që Hashim Thaçi nuk i jep përgjigje:

Pse nuk e komenton Daniel Server, që thotë se një korrigjim kufijsh do të thotë ndarje e Kosovës, dhe një ndarje tjetër sjell sërish luftë?

E dyta, çfarë bisedoi me Alex Soros, dhe pse nuk i përgjigjet Ramush Haradinajt?

Më poshtë keni edhe shkrimin e Hashim Thaçit të botuar në Facebook, që më shumë se i tij duket sikur është shkruar në plazhet e Shqipërisë nga Fuga i Edi Ramës dhe dërguar Thaçit me porosi nga Sorosi i vogël:

“Jo ndarje të Kosovës, jo shkëmbim të territoreve, po bashkim të Preshevës Medvegjës dhe Bujanovcit me Kosovën, në kuadër të korrigjimit të kufirit midis Kosovës dhe Serbisë, në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore në mënyrë paqësore.

Ky proces, nëse tregohemi të mençur dhe të bashkuar, do të përmbyllet me njohje reciproke Kosovë – Serbi, dhe Kosova do të anëtarësohet në të gjitha organizatat ndërkombëtare: në BE, NATO dhe OKB.

Nuk duhet t’i përsërisim gabimet siç na ndodhën me vonesën për themelimin e Ushtrisë së Kosovës apo dhe me votimin e vonuar të demarkacionit me Malin e Zi.

Për procesin e dialogut dhe marrëveshjen paqësore, Kosova e ka mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë rrugëtim të përbashkët, Kosova nuk do ta ketë asnjë mëdyshje, sepse liria dhe pavarësia e Kosovës, është produkt i sakrificës sonë dhe i mbështetjes euroatlantike.

Institucioneve të Republikës së Kosovës sot më së paku iu duhen këshillat e të dëbuarve me votë masive nga skena politike.

Veçanërisht të atyre që në mes viteve 1992 – 1997 tregtonin dhe bënin që me punët e tyre të pista të mbijetonte makineria ushtarake dhe policore e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Ata duke mbushur xhepat e tyre, u kujdesën me devotshmëri që rezervuaret e tankeve dhe autoblindave të jenë të mbushur plot, përkundër faktit se bashkësia ndërkombëtare kishte vënë sanksione kundër Millosheviqit.

Nuk i duhen këshillat e atyre që strehuan Bin Ladenin, vrasësin e civilizimit botëror si dhe Arkanin, vrasësin e shqiptarëve të Kosovës.

Nuk i duhen këshillat e atyre që burgosën komandantin legjendar Adem Jashari, si dhe komandantë të shquar si Fehmi e Xhevë Lladrovci, Zahir Pajazit, dhe UÇK-në e etiketuan si terroriste.

Këta që sot kundërshtojnë vullnetin e shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës për bashkim me Kosovën, janë të njëjtit që Presidenti Rugova për së gjalli nuk i lejoi ta shkelin tokën e Kosovës. Këshillat e tyre i takojnë kohës së turpit të historisë shqiptare. HTH”.(TemA)

 

6 komente në “Thaçi akuzoi Berishën se furnizoi me naftë Milosheviçin, strehoi Bin Laden e Arkanin dhe burgosi Adem Jasharin, portali i Zenit sulmon: Flet me gjuhën e Sheshel”

  1. L.F. says:

    Portali i nipit te Karaxhiçit, ku gazekar eshte ish kooperativisti Qim Peka, familje komunistesh shpellare.

  2. Baliu says:

    Thaqi palaqi kah fundi i vitit te kaluar u mundua me krejt “kapacitetin” ta shfuqizoj ligjin per Gjykaten Speciale, te cilin e ka perkrahur vet duke menduar se ai eshte i paprepkshem, por nuk ia vari kush. Tash po mundohet prap ti fuse ne “kurthe” miqet, ashtu si me viktimizimin e policit Enver Zymberi, edhe pse atehere deshtoj keq. Nje deshtak ne delirium si Gadafi neper gypat e kanalizimit.

    1. pompisti says:

      Qim Peka fytyra me e urryer dhe ne vendlindjen e tij Has. Njeri i degjeneruar, bile edhe vrases i del ne mbrojtje kriminelit Sali Birisha.

  3. zaho says:

    Mut poshte mut lart, mut majtas e mut djathtas , mut analistesh, mut qeveritaresh hajdute e tradhetare ne te gjithe trojet shqiptare: Popull qe zgjedhe muterit ne krye her me dije, here me padije! Pune muti !

  4. zaho says:

    Mut poshte mut lart, mut majtas e mut djathtas , mut analistesh, mut qeveritaresh hajdute e tradhetare ne te gjithe trojet shqiptare: Popull qe zgjedhe muterit ne krye her me dije, here me padije! Pune muti ! ps; meqe ky LF- lej feni i quan shpellar verioret, harron se shpella ka edhe ne jug dhe atje quhen shpullar; por qe i bien vetes e nuk e kuptojne! SI SHUME SHPEJ TE MA KAPET TE PERSERITUR KOMENTIN OR ZGJEBSA TE BLERE NGA DROGA E QEVERISE MUTIT!

  5. Devolli says:

    Historia do ti japi vendin qe meriton ky tradhetar i kombit shqipetar, Te gjithe e kane parasysh ndihmen qe berusha i dha Milloshevicit per te vrare e cfarrosur popullin kosovar, Po ashtu ekzemplar i rralle do te mbetet ky monster edhe per bemat r tij kunder polullut te vet, Sa per monumentin qe propozon ai konduri e pykalliu Ndoka, veryet do ti ngrihet por jo prej bronzi por prej m,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje