Shkrimtari i ndjerë Dritëro Agolli, dhjetë vite pas shembjes së regjimit diktatorial, ka dhënë një intervistë në shtypin e kohës ku ka hedhur dritë mbi një sërë pikëpyetjesh që shqiptarët vijojnë të ngrenë ende.
Agolli tregon pozicionin e tij në krye të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve si dhe rolin që luante kjo shoqatë në ndëshkimin e krijuesve.
Ndër të tjera, ai shpjegon karrierën e tij letrare dhe politike të shtrirë në disa kohë të ndryshme ku rendit copëza kujtimesh të panjohura më parë.
Më poshtë gazeta “TemA” po risjell intervistën e plotë të dhënë nga shkrimtari i njohur:
Ju ç’ mund të thoni për veten? A ndahet krijimtaria juaj në dy faza, e nëse po cilën gjykoni më të suksesshme? A keni bërë gabime?
Unë kam jetuar në katër kohë: Në kohën e mbretërisë së Zogut, në kohën e pushtimit fashist, në kohën e socializmit dhe në kohën e demokracisë së sotme. Por krijimtaria ime ka ecur në dy kohë: Në kohën e socializmit dhe në kohën e demokracisë. Në të dyja këto kohë unë kam ruajtur të njëjti stil, veçse i kam pasuruar mjetet shprehëse brenda sistemit tim figurativ. Unë nuk jam nga ata që hidhen hu më hu. Ngaherë i jam përmbajtur këshillës së popullit: Po të hidhesh hu më hu, njëri të hyn…
Në të dyja kohët unë kam pasqyruar në letërsi raportet njerëzore dhe nuk jam tërhequr prej hunde nga moda. Letërsinë unë e kam pasur dhe e kam mënyrë jetese. Prandaj në të dyja fazat kam pasur të njëjtat suksese dhe të njëjtat dështime. Po të mos kisha pasur dështime, nuk do të kisha suksese. Pitagora deri sa përfundoi teoremën e tij ka bërë me qindra gabime. Ne themi se jemi nxënës të mësuesit popull. Po a ka ndonjë nxënës që të mos bëjë gabime? Ai që thotë se nuk ka bërë gabime është një gënjeshtar i madh.
Cilat do të veçoni nga veprat tuaja si më të arrirat dhe më të dashurat për ju?
Njëherë unë e pyeta Lasgush Poradecin se cilat vjersha do të veçonte si më të mirat nga Naim Frashëri, Çajupi, Mjeda, e të tjerë. Dhe ai u mendua pak dhe më tha se nga Naimi vjersha më e mirë është “Abaz Aliu”, nga Çajupi “Bariu”, dhe nga Mjeda “Dimri”, ajo vjershë ku përsëritet vargu “struku-struku i shkreti plak”. Pastaj i thashë Laskush Poradecit:
-Po ju cilën vjershë keni më të mirën?
Ai u mbështet në bostun, ktheu kokën nga unë dhe më tha:
-Unë i kam të gjitha të mira!
Sa herë më bëjnë ndonjë pyetje të tillë për krijimtarinë time, më kujtohet përgjigja e Lasgush Poradecit, kur kam qenë i ri. Por megjithëse e kam të vështirë t’ju përgjigjem, do të thosha se në prozë do të veçoja si libër më të mirë tregimet “Zhurma e erërave të dikurshme”, romanet “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, “Trëndafili në gotë”, “Arka e djallit”. Pastaj do të veçoja pothuajse të gjithë poezinë.
A ka qenë Dritëro Agolli shkrimtar i përkëdhelur nga regjimi komunist?
Unë kam qenë i përkëdhelur vetëm nga populli. Populli e ka detyruar shtetin apo regjimin që të mos më vështronte me sy të keq. Unë kam qenë vetë komunist dhe nuk kishte përse të më mbante mëri komunizmi. Veçse nja dy-tri libra edhe mua më janë ndaluar si “Zhurma e erërave të dikurshme”, tregimet “Martesa e papritur e Pasha Velçanit”, “Nipi plang prishës”, drama “Mosha e bardhë”, etj. Ka të tjerë që jo vetëm kanë qenë të përkëdhelur, por edhe që janë lëpirë nga komunizmi dhe tani thonë se janë kafshuar.
Për shumë vite ju keni qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, e konsideruar si një shtyllë e fortë e ideologjisë komuniste, e cila më së shumti e shkatërroi artin dhe letërsinë në Shqipëri, ndërsa i faturohet fajësia e dhjetëra shkrimtarëve të vrarë dhe dhjetëra të tjerë të burgosur. 10 vite pas rënies së diktaturës, cili është raporti mes pendesës dhe krenarisë që Z. Agolli ka për atë kohë?
Vërtet mendoni se Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve e shkatërroi letërsinë dhe Artin? Vërtetë mendoni së këto dhjetë vjet u krijua arti i vërtetë mbi gërmadhat e “Lidhjes”? Ata shkrimtarë që ju i quani të mëdhenj dhe gjeni kanë qenë anëtarë të Lidhjes dhe kryesisë së saj. E dini cila ishte byroja politike dhe artistike e Lidhjes, domethënë kryesia e saj? Kjo byro përbëhej nga këta anëtarë: D.Agolli, I.Kadare, Z.Çela, B.Londo, Dh.Shuteriqi, A.Kondo, F. Gjata, Ll. Siliqi, F.Ibrahimi, Ç.Zadeja, K.Dhamo, K.Rama, K.Blushi, K.Buza, N.Lako, P.Kokushta. Këta e drejtonin Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe vendimet merreshin me vota, me numërim votash. Asnjëri nga këta anëtarë të kryesisë nuk ka dhënë dorëheqjen. Të gjithë synonin të bëheshin anëtarë të saj. Dhe anëtarët ishin nëpër të gjithë Shqipërinë. Lidhja ishte një shoqatë shkrimtarësh dhe artistësh dhe nuk ishte një seksion i Ministrisë së Brendshme. Ata letrarë që hynin në burg, fjala vjen në Kukës a në Librazhd, as kishin të bënin fare me kryesinë e Lidhjes. Janë trillime letrare ato që fliten se Lidhja merrej edhe me botimin e skeçeve të estradës. Veç tri botime kishte Lidhja: “Dritën”, “Nëntorin” dhe “Letrat shqiptare”, revistë që dilte në gjuhën frënge.
Doemos socializmi ishte një makineri e tërë kolosale që punonte pa pushim. Në këtë mekanizëm bënte pjesë edhe Lidhja. Por ajo nuk punonte në kokën e saj, Ajo drejtohej nga Partia e Punës. Edhe ata shkrimtarë që binin në fatkeqësi, nuk binin nga Lidhja. Dhe në përgjithësi asnjë shkrimtar i shquar nuk është burgosur. Ndonjëri është bërë i shquar pas burgut. Ju pyesni nëse unë pendohem. Unë vetëm mund të krenohem pasi kam ndihmuar zhvillimin e letërsisë dhe artit duke qenë kryetar i Lidhjes. Duhen pyetur ata 18 anëtarët e tjerë të kryesisë së Lidhjes nëse pendohen, pasi unë çdo gjë me ata e kam bërë. Ndonjëri nga këta anëtarë të kryesisë sot flet e shkruan sikur atëherë të ishte në Lidhje si ndonjë vizitori ardhur nga Evropa, duke fshehur ato që ka bërë dhe duke redaktuar biografinë e tij. Kurse unë kam një zakon që nuk e redaktoj as biografinë dhe as jetën.
Në vitet ’90, në kohën e ndryshimeve të mëdha, ndryshe nga shumë kolegë tuajt ju preferuat pozicionimin në kastën e vjetër. Çfarë ju mbajti brenda Partisë Socialiste Z.Agolli, thjesht zgjedhje personale, bindja e brumosur nga vitet e diktaturës, morali apo tradita?
Unë kam formim socialist dhe nga kjo anë jam tmerrësisht i pandreqshëm. Pak më lart përmenda hunjët. Ashtu siç nuk hidhem hu më hu, nuk hidhem as parti më parti. Unë kam qenë partizan, kam luftuar kundër fashizmit dhe jam futur në Partinë Komuniste. Nga komunist unë nuk mund të bëhem dot fashist dhe as ndonjë –ist i përafërt apo ndonjë demokrat joshës. Unë ndryshoj siç thonë, brenda llojit dhe shkoj sipas parimit se edhe ai që nuk ndryshon është i keq, edhe ai që ndryshon përherë është i keq. Gjella me kripë dhe kripa me karar thotë populli. (Përgatiti për botim Andrea Danglli, TemA)
Mendimtar popullor shume I dashur. Shfaqi deri ne fund te jetes vete dinjitet dhe integritet. Njeri I balancuar ne mendime dhe model i pergjegjshmerise dhe sjelljes qytetare. Respekt.
Ne kohe te veshtira duket karakteri i njerezve. Driteroi e tregoi se ishte artist i madh dhe NJERI i madh! Fatkeqesisht pati dhe nga ata qe megjithese ishin artiste,sportiste,shkencetare te medhenj u treguan njerez te vegjel, qe u shiten per 2 grosh ?
Deshmitare tregojne se ne nje nga episodet e shpeshta kur ky njeri ishte bere tape…po tape fare…i thoshte shokeve te tavolines qe ju kaurrve do ju therim te gjitheve. Ky ishte oportunisti turkoshqiptar dritero agoli.
Pisoglendi Armandaqis, ti vazhdon jeton ne kohen e neandertalit ? ? ?
Shko te psikologu dhe vizito bythen se je keq, po keq fare ama ? ? ?
Kjo qe thote eshte shume e vertet! Driteroi nuk u perpoq si shume te tjere te ndryshonte biografine e tij, ishte i vertete. Nderkohe Natasha Lako qe bashke me te shoqin hengren e bene te famshem nga sistemi komunist, ndonese me talente mediokre, sa u kthye faqja menjehere filluan te benin si demokrate. N.Lakon u be deputete e PD-se, pastaj e cuan ne Ambasaden e Suedise, pa asnje merite. E sa e sa te tjere si ajo.
Je per te ardhur keq more anonimi Agron. Jo vetem i paditur por edhe i zi katran. Duket ke dhimbje per PPSH ose ke qene nje njeri i vuajtur pa personalitet dhe kerkon te perfitosh nga anonimati. Je mjeran, pasi ajo Natasha Lako vazhdon te perkthehet mbi 10 gjuhe te botes, qenke marrosur se u be deputete e PD , fatkeqi Agron vuan ende nga sipunelleqer, semundje e pasherueshme per ju shpirt katranet.
Te dhjefsha Natashon e perkthyer ne lesh bubi!
Haje sic ke ngrene gjithe jetes. Nje tru i ushqyer me m … vec ashtu mund te jete, more Agron mavria
Jo po duhet ta lexoje e te marre shembell dredharaku Ismajl Kadare qe edhe ka qene i perkedheluri i sistemit biles i perkedheluri i Enver Hoxhes dhe tashti e dredh , te tille njerez sado te afte te jene ne profesionin e tyre nuk i duhen dreqit nje lek thot popull . Po keshtu edhe te tjeret qe shajne kjo do te thote shajne vehten e tyre pse keto kujtojne qe populli nuk i kupton a populli i kupton shume mire prandaj i braktis ata .
Ismail Kadare dredharak?!U bë gjë Deputet,apo ju bashkangjit ndonje force politike mbas 1990-tes,si beri shumica?
I.Kadare eshte shkrimtari shqiptare me i lexueshem,jo vetem ne trojet Shqiptare,por edhe ne Bote.Mbas 500 vitesh,
vjen ndoshta ndonje Kadare tjeter.Jemi me fat,qe kemi nje personalitet te tille,qe ka ndermjetsuar kulturen dhe historine
e popullit shqiptare ne Perendim,si askush tjeter.
O ju shpirtzi zgjebarak te komunizmit kur u bete ju te shani Kadarene,vemjet
parazite te enver hoxhes,Per Kadarene flet gjithe bota,flet vepra e tije arti i tije i propozuar
per nobel.Teper cinike ne qofte se Driteroj ka aluduar per Kadarene,as qe i afrohet ke maja e thorit
Kllosit te madh Shqipetar nje nder perlat me te shquara intelektuale qe ka nxjerre ai komb
Emri i Kadarese te ben krenar kudo ne bote,sa per te tjeret hajde pyet se ta japin pergigjen ne vend se kush
ishin,enver hoxha dhe larot qe e rrethonin
Vepra e Kadarese eshte shkruar ne kohen e Enverit. Gjithcka e mevonshme eshte krejt mediokre.
Mediokre se sju pelqente ju se ju nxorri bojen e i trgoj hapur gjithe botes
se c’monster ishte enver hoxha dhe rregjimi i tije.
Mos do thuash qe ka “merita” partia me enverin qe e “redaktuan”ne ate kohe ? aq me keq,
se i nxorri trapa e talli menderen me ta.
Ai shumicen e cmimeve te veprapve i ka marre se godet diktaturen dhe protagonistet e saje,
shokun shume te dashur tuajin Tarasin e partise
Ju ka ngelur peng qe ju shpetoj e se qeruat dhe ate si te tjeret, tani s’ju ka ngelur gje vec ta
mohoni e te hidhni balte
Dielli s’mbulohet dot nga ju o bajga
Ik o toc dhe kupto se Kadare eshte thjesht nje HIPOKRIT!
Ai eshte vleresuar dhe vazhdon vleresohet per vepra qe ka shkruar kur ishte me mend ne koke. Per ato qe shkroi pas torrollepsjes ka marre cmimin e mediokrit! Kupton o kok qyp!?
Ky eshte thelbi filozofik i tradites me te mire popullore shqiptare, ne levizje dhe tjetersim te paprere progresiv, per mbajtjen gjalle te Memedheut. Me mire von se kurre. Per Memedhene, per Memedhene … .
Pse Dritetoi thote te verteten, kjo nuk a ban ate kategorikisht te mire.
Dritero Agolli ishte nje shkrimtar komunist, anetar partie qe i sherbeu rregjimit me te poshter qe Shqiperia ka njohur ndonjeher.
Duke e etiketuar Driteroin me : asht popullor, thote te verteten, asht pijanec apo nuk kercen hu ne hu, e cka, a mund te bahet njeri popullor ? Ja fusni kot edhe ju .
Asht krejt e thjesht : po te jetosh me ujqer, ti nuk do jesh dele, por do ulerish si ujk.
Po pastaj se ishte komunist?!! Ai i sherbeu idealit qe besoi. Nuk te pelqen ty or mik ? Pune e madhe.
I dashur “mik”- armik!
Regjimi me i poshter dhe kriminal qe ka njohur Shqiperia ka qene keto 28 vjet pushtim nazist.
Klikat antishqiptare keto vite i vune minat bashkimit kombetar duke percare popullin si kurre ndonjehere!
Ata qe sunduan u sollen si pushtuese duke shkaterruar dhe grabitur te gjitha pasurite kombetare gjoja ne lufte kunder komunizmit.
Antikomunizmi i tyre ishte antishqiptar ndaj sot shqiptaret kerkojne te marrin arratine me 367 mije persona vetem vitin e fundit,kur ne 90-ten iken vetem 20-30 mije vete.
Ky eshte rezultati i ketyre regjimeve kriminale qe nuk krahasohen kurre me socializmin.
Jepsi shembuj se cfare ka bere ky regjim me mire se socializmi per shumicen e popullit dhe pse nje grusht kriminelesh kishin kushtet qe u bene miliardere ndersa shumica nuk kane buke te hane?
Fenix. – komenti im ishte per Dritero Agollin komunist e jo per qeverite e 28 vjeteve te fundit.
Pse ja fut si Kau Peles pa sens ?!
Polemiken qe ke shtruar ne koment, e ke me vehten tande e jo me mu.
S’guxon njeriu me than dicka qe nuk ju pelqen, se menjehere kerceni me ofendime !!
Ps : na bane me qesh me mik e armik ha ha ha sa humor te holl qe ke mor njeri !!!!
Sa vjec , 12 ?
O mik me te meta mendore! Te ishe dhe te jesh komunist do te thote te jesh njeri me ideale te larta perparimtare, qe si qellim ke ndertimin e nje shoqerie njerezore me te mire dhe me te drejte!
Te gjitha te tjerat jane PROPAGANDE injorantesh!
Antikomunizmi eshte virtyt i maskarenjve!!!
I dashur per ke komunizem flet.KUSH E KA LEXUAR MARKSIN E KA ADHURUAR.KUSH E KA KUPTUAR E KA URYER.Pas zbulimit te Darvinit lufta brenda llojit u be zgjidhja e ekuacionit.Aq entuziast ishte Engels sa i thoshte ..basket e te tjere popuj sduhet te kene te ardhme te zhduken ne adn.Ne Londer eshte varreza me madhe e komunistave evropian.Dhe mekat qe sdim asgje per ata per veprat e tyre.Dhe ne qft jame maskara qe jam antikomunist i nderuar jam se ka dy lloje komunistash ata evropian qe bene rruge tjeter dhe ata te Parti -Enver jemi gati kurdohere.
Dhe dicka se harrova te ta thosha I RIU KOMUNIST e di ku ndahet fashizmi me komunizmin….ne fije te perit .Pas vdekjes se 6 milion ukrainasve nga zia e bukes ca tha Stalini VDEKJA E NJE PERSONI ESHTE TRAGJEDI VDEKJA E MIJRAVE DHE MILIONVE ESHTE STATISTIKE. Lufta brenda llojit ..kulti i indivitit eshte gangrene e nje sistemi …”me ideale te larta perparimtare dhe ndertimine e nje shoqerie njerzore”…sic thua ti…Me respecte nga nje I RI ANTIKOMUNIST
Antikomunizmi eshte virtyt i budallenjve dhe maskarenjve!
Ste ofendova …mamin pra se e meriton
Injoranca nuk eshte justifikim!
E kuptoj eshte pune komunistash.Dhune verbale ne cdo aspect.Jeta zhvillohet horizontalisht ju e keni verikalisht ..vazhdo me maciato
Pse vetem Natasha, Agron? Po Roberti madh apo Bujari kaçurrel, apo durrsaket gagaç ect ect ect…..Driteroi lindi dhe vdiq DRITERO.
@ ‘mikut’!
Or ti ‘mik’ i ketij timit,
Mire Driteroin mund ta shash se nuk e kupton po tog fjaleshin ‘Regjim kAmunist’ ku e ke degjuar e nga cili fjalor i ndonje gjuhe ne Bote e ke marre?
Regjimi komunist ku u formua dhe Driteroi vazhdon edhe sot ti bej lavazh trurit te Shqiptarit.
Lavazhi filloi pas viteve ’90 dhe eshte semundje e rende mendore!
patjeter qe duke blllokuar komentet e tee tjerve ,
si eshte tradite ne kte halene e merhum bazes ,
kte strofull shkerdhatash antishqiptare ,
do lexojme flet -rrufet e pordheve komuniste
dhe injoranteve te xhungles shqipkare .
gjynaf qe si bashkoheni ne varre Kermes dhe ti boni shoqeri .
sepse ju ne ate bote jetoni cdoni ju shkerdhata muzllumjutash mbi toke !
Uffff….ai sistem nuk te krijonte hapesira,kush e ka njoh thote qe ishte njeri i mire…sa per poet bejtexhi ishte thuajse kete mendim kam dhe per Kadarene servil i oborrit perandorak opinion i pa menduar thelle se nuk jam i fushes por sidoqofte po i justifikoj me hapsirat e munguara te sistemit te realizmit socialist.
Driteroin dhe te tjere me background si Driteroi duhen kuptuar drejt dhe duhen gjykuar ne kontekstin e kohes ku jetuan. Kishin pasion te shkruanin dhe bene kompromis me sistemin dhe lirine e tyre te mendimit per te zhvilluar pasionin e tyre, letersine. Driteroi me aq sa mundi u perpoq ti shpetonte vijes se partise duke bere letersi te perceptueshem per nivelin kulturor te shumices se shqiptareve qe duhet thene vinin nga zona rurale, Kadareja zhvilloi nje letersi me te komplikuar, me shume nentekste dhe dykuptimeshe dhe me nje gjuhe qe nuk kuptohej nga fshataresia apo klasa punetore me nivel mesatar inteligjence, Kadare zgjodhi te komunikonte me eliten e intelektualeve shqiptare, me ata qe mund te benin ndryshimin dhe te terhiqnin pas vetes pjesen tjeter te popullit te pandergjegjesuar se po vinte koha per ndryshim. Ne nje sistem tjeter ndoshta Driteroi po te ishte lene i lire te shkruante sic e ndjente mund te ishte nje gjeni edhe me i madh se Kadare por koha ku jetuan kishte veshtiresite e veta, per me teper kur injoranca e atyre qe propagandonin vijen e partise ishte uleritese dhe artistet shikoheshin si pjesa qe mund te degjeneronte sistemin. Kadare ngelet i madh pasi stili i tij i mbijetoi kohes ndersa stili i Driteroit ngeli brenda kornizes dhe mbaroi me mbarimin e sistemit. Gjithsesi Driteroi beri sa mundi per te ruajtur nje fije optimizmi ne nje shoqeri qe jetonte ne nje realitet te zymte dhe ku humori apo ironia e Driteroit ishin te nevojshme. A i dha oksigjen Driteroi sistemit, sigurisht qe i dha pasi nga ai oksigjen thithte dhe perfitonte edhe ai vete.
Driteroi ka qene komunist 24 karatesh. Dhe i ka sherbyer regjimit deri diten e tij te parafundit. Por ndryshe nga Kadavreja ai nuk e drodhi ne menyre te turpshme. I qendroi besnik bindjeve te tij. Kadavreja ishte pa dyshim si shkrimtar me i talentuar se Driteroi. por si njeri nuk i vjen te gishti i kembes. Kam pase njohur me 1990-ten te burgosur politike qe Kadavrene e rreshtonin pas Enverit. Por pirueta e tij e papare beri qe keta te shkrete te behen sot mbrojtesitme te zjarrte te shkrimtarit nga Gjirokastra. Ketu eshte edhe talenti i Kadavrese. Asnje shkrimtar tjeter nuk i ka bere me shume elozhe Enverit dhe diktatures se proletariatit sesa Moli, por askush ne te njejten kohe nuk e kaperceu ylberin me aq mjeshteri sa ai. Kadavreja dhe Driteroi nuk e kane dashur njeri tjetrin. Ndofta edhe per pune xhelozish. Njelloj si sot kur Moli nuk e duoon dot te madhin Rexhep Qose. Por urrejtja e fshehur e Kadavrese ndaj Driteroit u perforcua gjate viteve te shkerdhatokracise. (Fjala e fundit – gjetje e Driteroit)! Sepse Agolli nuk e lepiu ate qe kishte peshtyre. Qendroi me dinjitet. Kjo ishte e padurueshme per Kadavrene. Prandaj, kulmi i kulmit, nuk mori pjese as ne homazhet qe u organizuan per poetin e njohur. Per Kadavrene shprehja :Shkrimtar i madh, njeri i vogel” eshte lapidare.
More Agron ende kerkon PPSH ti? Pra kjo nostalgji te paska pushtuar ndaj sulmon deputeten e PD Natasha Lako, se sa per talent shtqyr qe lexuesit nuk jane ne novelin tend per krjimtarine e saj edhe ne bote , ku eshte e perkthyer ne dhjete gjuhe te huaja. Nguhellime Agron per lidhjet e tua te fuqishme me ish spiunet.
ky cigan katundi devolli ,
ose me mir me zhan nji Harixhi -ose Beduin
i ardhur nga gopi sames ,shkretetirat e fundit te botes
me hordhite e qenve turq,
ka qen thjeshte nji funderine ,nji kerm me karaktere po cigani ,
thjeshte nji bejdexhi qe bote me u Habit rracen e tij
,plehrat qe shndruan shqiperine ne afganistan .
me vjen mir qe si ktij edhe atij putanes tjeter komuniste e kriminelit kakare ,
ja kam rras karin ne goje ,duke i treguar se kush jane te dy rropsite e anadollit
per kte Bote .
Tani filloni cinxhijet e anadollit dhe i kendoni harixhiut bejdexhi .
SHMALLUNI ME KERMAT E KRIMINELET KOMUNISTE
KTA RRACE RROPSISH ARDHUN NGA FUNDI I BOTES
POR TE PAKTEN PER RRESPEKT TE NJEREZISE
SURRATIN MOS JA QISNI KTU CULLAK SE O TEPER I PSHTIR PER NJERIUN SOT !
KTIJ I DUHET SHKARKUE NJI CISTERRN ME MUT MBI VUARRE
SEPSE VET SURRATI I TIJ ASHT SINONIMI I MUTIT TE NJEREZIMIT
Driter o Agolli ishte nje spijun I felliqur kunder shokeve te tij te punes,Nje servil me tipare Makjaveliste qe mori me qafe me dhjetera shkrimtare (Shqiptare),Nje Hipokrit dhe I pabese dhe Karrierist I terbuar dhe nje Shkrimtar Medioker,shkurt shkrimtar Balte si ata Pezantet Ruse .Kush I blen dhe i lexon librat e tija? pervese Bolshevikeve. Idiotet e Lenin Homos
Ooooooo dole o MenKar, po ku humbe o derr pe derri?
Une kam degjuar se Driteroi vriste cdo mengjes nga nje “shkrimtar” dhe pastaj ja fuste nje dopje raki!
Ne e shpjegon dot se cfare eshte fjala “bolshevik”? Se po ta dish nuk do e perdoresh, prandaj them o MenKari im.