SHIFRAT/ Krizë kulturore në Shqipëri: Më shumë shfaqje por më pak spektatorë

2 Gusht 2018, 14:00Kulturë TEMA

Shfaqjet kulturore kanë qenë më të shumta në tremujorin  e dytë të vitit por spektatorët që kanë mbushur sallat kanë qenë më të pakët në raport me një vit më parë.

Instituti i Statistikave publikoi shifrat për kulturën duke dhënë në detaj ecurinë e aktiviteteve në institucionet kryesore si teatrot, muzetë apo biblioteka.

“Numri i shfaqjeve kulturore në tremujorin e dytë 2018 është 279, duke pësuar një rritje me 28,6 % krahasuar me tremujorin e dytë 2017.

Në tremujorin e dytë 2018, numri i spektatorëve është 49.678, duke pësuar rënie me 8,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pjesëmarrja mesatare në tremujorin e dytë 2018 është 178 spektatorë/vizitorë për shfaqje, dhe ka pësuar rënie me 28,6 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2017.

Teatri Kombëtar Eksperimental është institucioni që ka realizuar numrin më të lartë të shfaqjeve kulturore, 119 shfaqje/ekspozita në tremujorin e dytë 2018. Numri i spektatorëve në tremujorin dytë 2018, është 14.702, duke shënuar rritje prej 34,0 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2017.

 Numri mesatar i spektatorëve në Teatrin Kombëtar Eksperimental, gjatë tremujorit të dytë 2018, është 124 spektatorë/vizitorë për shfaqje me një rënie prej 13,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm” thuhet në raportin e INSTAT.

Po kështu numri i shfaqjeve kulturore të realizuara nga Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë, në tremujorin e dytë2018, është 75 shfaqje/ekspozita, duke shënuar rritje me 31,6 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2017. Në tremujorin e dytë 2018, numri i spektatorëve është 8.274 duke shënuar rritje me 11,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

“Numri mesatar i spektatorëve në Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, në tremujorin e dytë 2018 është 110 spektatorë/vizitorë për shfaqje, duke pësuar rënie me 15,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm” vlerëson INSTAT.

Muzetë

Muzetë duket se janë pjesa në atraktive e aktiviteteve kulturore. “Numri i vizitorëve në muze, në tremujorin e dytë 2018, është 104.382, duke shënuar rritje me 85,2 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2017.

Në kala e monumente të tjera, numri i vizitorëve ka një rritje prej 67,9 %, ndërmjet tremujorit të dytë 2018 dhe të njëjtit tremujor në vitin 2017. Në tremujorin e dytë 2018, numri i vizitorëve në parqe arkeologjike është 120.257, me një rritje prej 67,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm” thuhet në raport.

Biblioteka frekuentimi “në rënie të lirë “

“Numri i shërbimeve të njësive bibliotekare dhe numri i frekuentuesve të Bibliotekës Kombëtare, në tremujorin e parë 2018, ka pësuar rënie me rreth 38,0 % krahasuar me tremujorin e dytë 2017.

Në tremujorin e dytë 2018, në Bibliotekën Kombëtare janë afishuar 1.832 botime, 44,9 % më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga këto botime 392 ishin tituj të rinj dhe 1.440 ekzemplarë të rinj” vlerëson INSTAT.(monitor)

4 komente në “SHIFRAT/ Krizë kulturore në Shqipëri: Më shumë shfaqje por më pak spektatorë”

  1. Shvejk says:

    Nuk ka krize kulture, kultura jone eshte tallavaja. Dhe mjerisht tallavaja te ne nuk do kete kurre krize.

  2. Kellira says:

    Ja se do ta ngreje frekuentimin “Turbina” e vecanerisht kjo sjellja skizofrenike e aktoreve.
    Njerezve iu vjen per te vjelle kur degjojne fjalen “Teater”. Iu kujtohet Timonieri dhe Lali Eri. Ata i shohin perdite ne ERTV keshtu qe s’kane nevoje me shku ne teater.

  3. Tironsi says:

    Si mund te kete spektator ne shfaqe qe pergatiten brenda Javes ? le te marim te famshmen portiokalli. Jep shfaqe c’do jave sipasnje strukture te pa levizeshme . Shikon dy polic, shikon Gaz Pajen me nje shok ,apo shoqe ,te ciles nuk ia mbaj mend emrin. dy femra …… e tje.
    C’fare shikon spektatori tek dy policet nje i gjat e nje i shkurter? Jane po te njejtit fihura policiesh, kane po te jejtin plasyike c’do jave,po te njejtin diksion edhe pse fjalet ndryshojne…. Po keshtu edhe tek Gazi ,apo ai Nepravishta e Salsano. Vetem ndrushon thenia e fjaleve ,madje dis fjle perseriten c’do jave. Shtrohet pyetja ? Mos valle keta sktoret e sotem te portokallise ,apo pse edhe regjizori Basha,jane ne nivel artistik me te larte se Luftari,Skenderi, apo regjizoret qe donin muaj te pergatisnin nje shfaqe ? JO. Te nxiereshnje shfaqe me nivel artistik do pune e djerse. Le te shikojme rolet e Luftar Pajes. E vertet qe eshte Luftari si aktor,por ndryshon Luftari si tip tek “Telefoni ” ,tjeter Luftar te” Me vodhen lopen ,tjetr luftar t e defaxhiu ,kur vijne gjermanet. pse ndryshe? Sepse ka dashur pune e kohe te futet ne rolin e nje fshatari qe ankohet se i vodhen lopen,tjeter pune e mund te krijoje figuren e harixjh]hit me def……. shioni Gaz Pajen … Vetme piane, vetemfjlorin mos me fol ashtu mua , ne te gjitha rolet….. Si perfundim dua te them se nuk e ka fajin spektatori,por niveli artistik i shfaqeve. Ja nje shqetesimmtjeter. PO behen gati 30 vjet . Me thoni nje shfaqe te asamblit te kengeve dhe valleve ku te jete prezantuar nje valle e re. Po te jem i gabuar ,jepeni ne televisione. Degjojme vetemvallen e Shqipeve e prezantuar sa esa vite me pare. Ajo eshte madhehtore,po ku jane te pakten edhe me pak madheshtoret e sotem. Sa filma artistk jane xhiruar keto 30 vjet ? Diktature ,diktature,por kur shkoje ne Teater ,shikoje teater e jo teatricke. Shikoje aktor i xhytur plotesisht ne rol e jo thenje teksti permendesh…. RRisni nivelin artistik ,o aktor e kengetare e pastaj te shikoni se si do te dynden spektatoret….

  4. eh, ç'me gjeti! says:

    Kjo Kellira qe trumbeton ne Shqiperi s’ka se si te mos influencoje edhe ne pjesmarrjen ne koncerte e teater. Po e rendesishme fare eshte se sivjet artistet jane perfshire ne ndertimin e godines teatrit dhe jo ne berjen e çfaqjeve qe kane profesionin. Eshte bukur ne Shqiperi se çdo njeri kerkon te beje punen e tjetrit kur s’ben dot punen e tij!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje