Nga Nëntor Oseku
Zona e Alpeve të Veriut apo Riviera e Jonit nuk janë të vetmet bukuri mahnitëse të Shqipërisë. Janë dhe disa zona që duhen të eksplorohen nga ne, por dhe nga shumë turistë të huaj, që me kohë kanë shprehur interesimin për ta vizituar Shqipërinë.
Njëra nga këto është padyshim zona në Liqenet e Shkopetit dhe Ulzës, ku natyra dhe dora e njeriu janë bashkuar për t`i shpërfaqur ato bukuri përrallore.
Liqeni i Shkopetit dhe i Ulëzës me të drejtë janë shpallur Park Natyror, duke u ofruar pushuesve të shumtë mundësi pushimi e argëtimi në fundjavë.
Në liqene, përveç lundrimit me barka, peshkimit, zgarës me prodhime mishi e peshku, pushuesit mund të argëtohen duke ecur, apo vrapuar nëpër brigjet mahnitëse të liqeneve.
Për disa çaste adhuruesit e natyrës mund të ndalojnë në qytezën Ulëzës, ku kanë rastin të vizitojnë kullat karakteristike të kësaj zone, kishën e vjetër, kurse me barka mund të lundrojnë mbi ujërat jeshilë të liqenit.
Me të drejtë Ulëza konsiderohet bukuri e rrallë e Shqipërisë, përreth së cilës renditen fshatrat turistike me hijeshi mahnitëse, duke kthyer këtë zonë një pikë atraktive turistike për turistët vendorë dhe të huaj.
Pesë vjet më parë, kur kjo zonë është shpallur Park Natyror Rajonal, dukshëm është shtuar numri i vizitorëve në Ulzë, dhe jo vetëm numri i turistëve vendorë, por dhe ata të juaj, përfshirë këtu turistët italianë, francezë gjermanë, çekë e polakë.
Këtë herë shëtitja në këtë zonë turistike mori një dimension të veçantë për mua, pasi na u bashkëngjit edhe kushëriri im, Përmet Oseku nga Suedia, i cili mbeti i fascinuar nga bukuritë e liqeneve dhe brigjet e tyre.
Vizitojeni SHQIPËRINË!
Dhe Likja mbeti i fascinuar ne malet e Rugoves.Po cjane keto shkrime leshi o gazatar.
Nëntori në Gusht
bashk’ me një Përmet
shkuan për turizëm
në Ulëz, Shkopet.
.
Nëntori në Gusht
Përmeti në Shkopet
ja ndjenë lezetin
aq sa në bregdet.
.
Në Fisin Oseku
djep i Shqiptarizmës
pse nuk ka dhe emra:
Viçidol, Qivrymës, …
…
P.S.
Por, mjaft me shakatë
mjaft dhe me hajgare
BRAVO! Lavde thurrin
Bukurisë Shqiptare!
shfrytezoni natyren
frekuentoni gjithcka ju rekaxon ,freskon jeten ,
dhe beni jeten tuaj me te bukur ,
shkarkoni shtresin
e ndiheni gjithmon me mire me vital
Si the more TRAP gazetar i ” facqinuar ”
More jeni në vete ju !!!!!!!!!!
Jane lene prej shekujsh ne meshire te fatit .
Jo o Kombi.
Ashtu si jane jane ne mrekulline e fatit
Ca pret ti? Te ndertohet ndonje komplex betoni aty?
Ajo te duket e bukur?
Edhe une mbeta i facionuar kurr tha pronari i lokalit ku piva kafen: Ketu je ne besen time!
I fascinuar o rotondo cazzo
O uuuppp Xhixhi ke semafori në Itali ë mësove ti atë facinimin!!!! Se në shqipëri nuk është përdorur ndonjëherë. Këto të KAZANIT po na nxjerrin lloj lloj llafesh të “reja”
Shqiperise, i kane mbetur akoma pasuri te pacfrytezuara.
(I keni pare se si i turren pushtetit bandat tona te politikes?)
Deri sa nje dite, te gjitha do privatizohen ose shkaterrohen..
Te pakten mos te na genjeje mendja se do ti gezojne femijet tane,
sepse deri atehere do kene ikur te gjithe, me perjashtim te pronareve te rinj..
Shqiperise, i kane mbetur akoma pasuri te pacfrytezuara.
(I keni pare se si i turren pushtetit bandat tona te politikes?)
Deri sa nje dite, te gjitha do privatizohen ose shkaterrohen…
Te pakten mos te na genjeje mendja se do ti gezojne femijet tane,
sepse deri atehere do kene ikur te gjithe, me perjashtim te pronareve te rinj..
Osek! Ju respektoj nga mbiemri! Por nuk kuptoj pse fascinuar dhe jo befasuar, mahnitur, mrekulluar, befasuar …….ar. Doni te tregoni qe dini gjuhe te huaj? Shkruajeni ne gjuhe te huaj dhe 90 perqind e shqiptareve do ju kuptojne! Oseku nga Suedia! E kuptoj po pse nuk shkruan shqip apo suedisht! Tema edhe ju redaktoini pak Oseket!
Sela
Po ndertesat dhe fshatrat e bukur ku jane mor te keqen ? Qe liqeni dhe natyra per rreth eshte mahnitese,kete nuk mund ta kundershtoje askush,por njerzit duan te pushojne,te flene,te hane e te argetohen.Ku jane keto asete ? PO RRUGA KU ESHTE ?
Sela
Po ndertesat dhe fshatrat e bukur ku jane mor te keqen ? Qe liqeni dhe natyra per rreth eshte mahnitese,kete nuk mund ta kundershtoje askush,por njerzit duan te pushojne,te flene,te hane e te argetohen.Ku jane keto asete ? PO RRUGA KU ESHTE ? Perderisa e keni kapur komentin,perse nuk e publikoni?
Sela
Po ndertesat dhe fshatrat e bukur ku jane mor te keqen ? Qe liqeni dhe natyra per rreth eshte mahnitese,kete nuk mund ta kundershtoje askush,por njerzit duan te pushojne,te flene,te hane e te argetohen.Ku jane keto asete ? PO RRUGA KU ESHTE ? Perderisa e keni kapur komentin,perse nuk e publikoni?
Nga sot nuk e vlen te bej komente tek ju, dhe gazeten ta lexojne ata qe u publikohen komemtet.