Gjermania kërkon 80 mijë infermierë, historia e shqiptarit që u punësua në klinikën më të madhe në Berlin

9 Gusht 2018, 08:35Sociale TEMA

Në Gjermani aktualisht mungojnë rreth 80.000 infermierë. Hendekun do të duhet ta mbyllin personat si Samed Qoshja që ka ardhur nga Shqipëria.

Në momentin që ai erdhi në Berlin, në janar të vitit të kaluar, u prit dhe u shoqërua qe nga aeroporti dhe iu sigurua një banesë me çmim të përballueshëm, përcjell albinfo.ch.

Djaloshi 23-vjeçar duhej vetëm te nënshkruante një kontratë pune dhe ia filloi punës, nderkohe qe burokracirat ishin te zgjidhura.

Qoshja nuk është personel që paguhet shumë, pasi i takon fuqisë përkujdesëse të punëtorëve, të cilëve Charité në Berlin u jep ndihmë të tillë fillestare.

Ai është njëri nga dhjetëra të parët infermierë nga Shqipëria që janë punësuar në klinikën më të madhe universitare evropiane, shkruan “N-TV”, përcjell Albinfo.ch.

Në këtë vend të mëhershëm komunist ekziston diçka që Gjermania vetëm mund të ëndërroje: Suficiti i inferimerëve.

A do të tejkalohet pra ky problem në Gjermani? E përditshmja gjermane “Die Zeit” ka pergatitur kete reportazh.

7 komente në “Gjermania kërkon 80 mijë infermierë, historia e shqiptarit që u punësua në klinikën më të madhe në Berlin”

  1. Genci says:

    Tregti skllevrish e organizuar nga karitasi se vendi yne nuk eshte ne gjendje ti sistemoje te rinjte e tij dhe i merr bota te gatshem per pune,kurse ne Shqiperi mbeten te droguarit dhe pa zanat.Perspektive e zymte per vendin tone.

  2. Kritizeri says:

    hahahhaha bën sikur lexon ky tipi.E dinë edhe fëmijët se Gjermania nuk kërkon infermiere po bythëlarës të moshuarish nëpër azile.

  3. KA THENE TE VERTETEN says:

    “Fuqi Puntore” Nga Shqiperia dhe Kosova..Po por per C´fare:Infermjer??
    Ne Gjermani nuk jane Infermjeret si ne Shqiperi qe Bejne “Aheng” ne Ndonje Hije apo Kafene..
    Keta “Infermjeret” Shqipetare ne Gjermani…Mos prisni se do te Bejne Mrekulli POR SI Fuqi Puntore Kerkuese ne Azile-Pleqesh, do te Punojne me 2-3 Turne..dhe cila eshte Detyra e tyre:Nuk eshte se Do te “Mjekojne” Pacjent..ATA DO TE BEJNE TE GJITHA PUNET NE NJE PFLEGEHEIM(Shtepipleqesh)..duke u Kujdesur.NA LARJA TRUPORE..Fshirja e Trupit..akoma edhe e organeve Gjenitale,do te Nderrojne Carcafet e Krevatit..pra Alles(TE GJITHA)…Nje “Infermjer” duhet te kete ne patronazh 6-8 Pacjente ne Turnin e tije:Keta do te Lahen ne Mengjez te gjithe…Koha eshte e Llogaritur…dhe do te shoqerohen ne Sallen e Ngrenjes..ect…
    Mbase duket Bukur Pune dhe Infermjer ne Gjermani:POR DUHET TA PROVASHO SE C´FARE “KENAQESIE” TE JEPE KJO PUNE..lol

    1. moni says:

      Nuk te fut njeri infermjer salle operacioni me nivel fillestar te gjermanishtes (!) Keto jane allishverishe. Agjencite e punesimit ne bashkepunim me ca ojf-ra po bejne namin. Shyqyr u doli rasti i arte per te vjelur para. Kur t’i therrasin mendjes keta qe po ikin, do e gjejne veten duke hequr pelenen e gjyshit. I riu si veriu tha, cfare fluturon hahet…

  4. mik says:

    Ka filluar pune ne nje spital, dhe reklamohet sikur ka fillu pune ne Shtepin e Bardhe !!
    Sa pa dinjitet jemi mor Zot. !!!!

  5. Kuq e zi says:

    Mos ngaterroni infermierine me asistentet e azilit te pleqve
    Gjermania ka nevoje vetem per asistente per te moshuarit sepse eshte popullata me e vjeter ne be
    Qe me elegance i quan infermiere por realisht pastrojne pleqte qe nuk levizin nga vendi

  6. Genti says:

    Ha haha e vertete nje i njohuri im mjek ne gjermani me thote se atje bejme punen e infermierit hiq katetera ver katetera,bejme punen e infermierave.Po rri njehere per nje here po ndihet shume i zhgenjyer.Vaj halli ata qe shkojne si infermira cfare bejne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje