Izet Haxhia i ka dërguar një letër të hapur të dashurës së tij nga burgu 302, pasi ajo feston sot ditëlindjen.
Në një shënin të gjatë që ka bërë në facebook Haxhia tregon disa nga çastet që ka kaluar me të dashurën si dhe kohën kur janë njohur bashkë.
“Jetoja ne nje kohe, kur vetmia, ishte miku im me i mire, ngushellimi dhe kenaqesia ime! Kur egoja ime, ishte mbi çdo gje! Kur jetoja ne fallsitetin e nje bote te rreme fejsbukjane! Kur kisha humbur cdo shprese qe nje dite mund te realizohej endrra ime e çmendur, per femren qe mund te dashuroja mbi dashurine!”, janë disa rrështat që Haxhia i kushton të dashurës për momentin kur janë njohur bashkë.
Postimi i plotë:
Gezuar ditelindjen, kokekashta ime e bukur!!!
E vetmja ime e jetes!
Dashuria ime magjike e hyjnore!
Do te doja qe kete urim per diten e bekuar te lindjes tende, mos t a beja as nepermjet FB, as nepermjet telefonit, as te ndonje letre dashurie , as te cfaredo komunikimi ne distance! E aq me teper, ketu ku ndodhem tani, tek te shkruaj keto rreshta e keto fjale.. qe me duken teper te vaketa per te shprehur kete ndjenje kaq te madhe,, te paster, mistike, te jashtezakonshme, qe kam per ty!
Gjithmone ne enderrimet e mia te çmendura e romantike, mundohesha te krijoja imazhin e nje femre qe do t a doja e do me donte pa kushte,qe te vuaja e te vuante ne kete dashuri,te behesha xheloz e te me merrte malli cdo moment per te, madje edhe kur ajo te flinte prane meje! Qe t a doja me te gjitha çmendurite, qe t a ndjeja veten pa asnje fuqi e te dorezuar kur ajo te me shprehte dashurine, kur t ja shikoja dashurine ne syte e saj! Qe t a kisha jetike si ajri qe marr, si gjaku qe leviz neper deje, si jeta vete!
Jetoja ne nje kohe, kur vetmia, ishte miku im me i mire, ngushellimi dhe kenaqesia ime! Kur egoja ime, ishte mbi çdo gje! Kur jetoja ne fallsitetin e nje bote te rreme fejsbukjane! Kur kisha humbur cdo shprese qe nje dite mund te realizohej endrra ime e çmendur, per femren qe mund te dashuroja mbi dashurine!
Ne fakt, ate e kisha takuar para 21 vitesh, ne nje dite prilli te 1997.
Ajo ishte plot endrra per jeten, plot gezim,plot dashuri per te bukuren, per muziken, per jeten… Ndersa une, isha i zhytur ne ate boten e ndyre te politikes.. Ne ate fodullekun tim prej fshatari, te zbritur ne kryeqytet e qe kujtonte se e gjitha bota , rrotullohej reth tij, qe ishte nen urdherat e tij, e qe i bindej fuqise se tij te rreme!
Ne fakt, brenda ketij njeriu te ngurte e qe s kishte thene kurre fjale dashurie prej shpirti, jetonte nje njeri krejt tjeter, me nje shpirt femije plot romantizem. I mbushur gjithe dashuri e butesi, por qe nuk njihte as vetveten, as nuk lejonte askend qe t a njihte!
U deshen vite e vite te jetuara bosh, qe ne jeten e ketij njeriu te hynte si me magji hyjnore, nje engjell, nje drite e shenjte, nje mrekulli, dashuria vete! Dhe ashtu, me pastertine e saj, me fisnikerine, mençurine, forcen e vendosmerine,arriti te ndriçoje shpirtin tim te zhytur ne erresiren e vetmise,te shkrije shpirtin tim te ngurtesuar nga mosnjohja kurre e dashurise, te beje shkrumb e hi cdo fallsitet te nje jete qe kisha jetuar, bosh! Edhe kur une mendoja, se jeta e veshtire me kishte mesuar cdo gje, dija gjithçka, erdhe TI plot dashuri, duke shembur çdo tabú, çdo iluzion, duke bere pluhur cdo gje te jetuar ne jeten time te trazuar, fshive si me magji cdo vuajtje e marrezi, me bere te kuptoj se une nuk njihja asgje,
duke me prezantuar per here te pare me kete ndjenje kaq te madherishme e te bukur,dashurine!
Me mesove mbi te gjitha te njihja Veteveten,te zbuloja qe kishte kaq shume dashuri te fshehur brenda meje… Vetem TI mund te beje nje mrekulli te tille me mua, vetem TI mund te me doje ne kete menyre, vetem TY mund te te doja ne kete menyre, deri ne marrezi, ne pafundesi! Prandaj ne kete dite te bekuar te 12 Gushtit, nuk mund te rri pa uruar, bekuar e falenderuar, ata qe te dhane genet me te shkelqyera te gjakut te tyre. Sepse TI, mban genet me te mira te Parrucave te nderuar ;mban genet e shenjta te stergjyshit tend At Stath Melani, nderi i kombit tone:, mban genet fisnike te Bato Karafilit..
Ndaj TI, nuk mund te ishe ndryshe nga kjo qe je, nje mrekulli, ku jane te nderthurura: çmenduria e vendosmerise,karakteri i forte shkemb, shpirti i madh e romantik prej artisti,intelekti dhe finesa prej aristokrateje,ironia dhe humori shkodran, qe me mbush plot jete!
Vetem ty mund te te doja ne kete univers, vetem TI mund te me doje!
Edhe pse ne syte e “moralisteve te ndershem”, te asnjanesve, te “filozofeve”,kjo dashuri eshte nje herezi kunder moralit te turmes pa moral,kunder rrymes, kunder “dekonspirimit publik”… Une u them ketyre te padenjeve, se dashuria jone eshte sa e paster aq edhe e bukur,sa e sinqerte aq edhe pasionante,sa njerezore aq edhe e pathyeshme, sa romantike aq edhe kryelarte,sa mistike aq e vertete, sa e pa llogjike aq e mbushur edhe plot mençuri,sa e embel aq edhe e mbushur me dhimbje , sa e pamposhtur aq edhe e paperballueshme nga malli qe shkakton…. por dicka e dime mire…Kjo dashuri kaq fisnike, eshte me e forte se cdo gje, me e forte se cdo intrige a djallezi te kurdisura kunder saj, me e forte se cdo “keshille miqesore”, cdo xhelozi e semure ndaj saj! Eshte madje ,me e forte se une e se ti! Vetem ti, mund ta beje shpirtin tim te dashurohej, te lumturohej, vetem ti mund t a mbroje kete dashuri qe diten e pare, vetem TI mund te me nxirrje nga ai moçal i fallsitetit, kotesise, genjeshtrave, mungeses se dashurise dhe veseve te padenja.. Vetem shpirti yt , qe ka brenda edhe Tosken, edhe Carmen, edhe Ana Kareninen,edhe Maria Callas, por edhe Shote
Galicen…!
Fryma ime, shpirti im, malli im, vuajtja ime!
Edhe miliona here po te vija ne kete bote, do te te gjeja TY, do te te dashuroja TY, do martohesha me TY, do krijoja familje me TY dhe do jetonim te lumtur!
Sa mire qe ke lindur, sa mrekulli qe ekziston,sa mrekulli qe me don e te dua kaq shume, cfare gje e jashtezakonshme te dashurohesh me ty,çfare çmendurie te marresh dashuri prej teje! Me ben te harroj ku ndodhem! Ti me jep forcen per te luftuar per te verteten dhe pafajesine! Ti m i jep kuptim jetes dhe shpreses per te ardhmen! Te dua çdo dite si diten e pare te dashurise tone , dhe sikur te ishte dita e fundit e jetes time! Do te te dua gjithe jeten, deri ne frymen e fundit!
Edhe 100 shpirt, jete te gjate e bukura ime, e vogla ime, “malokja”ime e pamposhtur!
Sherim sa me te shpejte dhimbja ime, engjelli im mbrojtes, miresia ime, lumturia ime!!!
Ps: Ate porosine/ urdherin per torten e ditelindjes tende vitin e ardhshem, nuk e harroj! A harrohet porosia e “ministrit tim te brendshem”, qe je ti..? Larg qofte, se e di se cfare me pret pastaj… do filloj leximet, studimet mbi pastiçerine, do bej edhe kurs po qe nevoja, e ate torte per ditelindjen tende, do t a bej se s ben!!!( Te lutem, do me falesh qe s do jete kurre si ajo kryevepra qe kishe bere ti per ditelindjen time)
Te dua pafund , kokekashta ime e bukur, dashuria ime e vetme!
Gezuar, shpirt!!! (TemA)
Izet komplimentet e mia per ndryshimin pozitiv qe ke bere,te kam njohur nga distanza dhe jane te verteta ato qe thua,komplimenti dhe te uroj qe te dalesh sa me pare per te vazhduar endren tende,zoti te ndihmofte
@Izet Haxhia
.
Nga afër të kam njohur
por nuk isha si ti
ti bëje “heroizma”
unë bëja dashuri.
.
Kështu si erdhën punët
kështu si të shkoi jeta
besoj ato që thua
janë fjalë të vërteta.
.
Shpresoj sot erdhi koha
dhe ti duhesh shpaguar
per gjithë sa ke hequr
se dukesh, ke ndryshuar.
.
Në fund të erdhi dita
u ktheve në Atdhe
të bësh drejtsi për Veten
të bësh drejtsi për Ne.
.
Uroj të dalësh shpejt
dhe pa u bërë theror
se hyre si “malok”
Të dalësh si Malsor.
…
E njoh ,nga larg,jeten e familjes se kesaj gruaje.Prinderit e saj vertet vijne nga familje te nderuara,pavaresisht goditjen qe u dha koha.Nderkohe letra e Haxhise deshmon sa i komplikuar eshte njeriu.Nje rast unik per neofrojdistet .Edhe Zhan Valzhani filloi nje jete te re mbas viteve te tmerreshme u be njerezor.Ndoshta edhe Haxhia ka ndryshuar.
Ne Dibranët themi qe njeriu behet femije dy here: njehere kur lind dhe njehere kur plaket
Ahaahaaahhhahaha na mallengjeve po ku je o izeto spo ta ve njeri ne pull fare u bere anonim ishe me mir andej
Varferi intelektuale e Temes.
Jeta eshte nje shanc I pafund.
Hej zot sa budallenj jane gazetaret shqiptare.Botojne letrat e dashurise se krimineleve pupupupupu.Nuk keni gje me interesante se keto budalliqe more njerez.Po ketij tipit si i duket vetja qe bene publike gjithçka ,as gjerat e veta intime nuk rri pa i ndare me te tjeret….
He more izet nuk na intereson as ti e as e dashura jote po hiç ama…madje vetem lexova titullin…..
Izet! Po ca dreqin te ka shtyrë, në rrugën që bëre, kur is aske patur gjith këtë dell krijuesi ?
Nxirre edhe të ” keqen” brenda teje, nëpërmjet kësaj gjuhe dhe kepër tē mbetur një Izet, krejt tjetër! Njē penë e hollë, në krijimtari!
Përgëzime !
Izet…hap thesin…nga letra dukesh se ke fituar va virtyte(ishe kafshe..megalloman malok..te dukej vetja ROCKY BALBOA)..vure nderin ne vend…fute mrena SALI SHPELLARIN!!!
Thon qe burri bohet bythqi kur bje n burg.
Esht per tu cuditur se kur njeriu bie ne dashuri ateher kupton e kujton se esht ndryshe nga te tjeret ,se te tjeret jan qenie egoiste,ambicioze,xheloze agresiv e te dhunshem , hajna deri dhe kriminel, ani se deri ne ate moment (para se te dashurosh) je pjes e tyre , je ne mbrojtje te tyre ,je si ata ,je mbrojtesi tyre ! Nuk kuptoj perse behet publike korespondenca yte dhe ky tjetersim qe te ka xhveshur nga huqet e se kaluares kjo dashuri e madhe ! Sa keq qe nuk u dashurove me par, qe te na hiqje qafe kucedren e zez qe shkaterroi ter Kombin e akoma e mban peng ! Qe organizoi e infektoi ter administraten dhe mekanizmin shteteror deri ne tradhti , pasojat e se ciles akoma do i vuaj per shum koh ky popull ! Nuk kuptoj cna duhet dashuria yte, qe me ngjan si nje film pornografik qe shohin te medhej e femij bashk ! ! Mbahu or Izet e mos e lesho veten ,mos i jep te gjitha , se keshtu bere me kucedren e tani me kte “kok kashten”! Perse duhet te lexojm ne shperthimin tend e ktu nuk mundem te mos kem rezerva edhe per gazeten qe na “ushqen”me karamele te hidhura ! Se ksaj o Mero i thon “Fshati digjet e kurva krihet”…….
O Izeto aman Sheqeren ma lajmero ti kcej si ne vjeshten e ’43
Trajektore mjaft interesante e evolimit te nje karakteri kompleks,sa i ashper e i forte,aq i bute e i ndijshem,sa kapsolle e i pa permbajtur,aq i bute e human.Kuptohet eshte forca e asaj dashurie te paster e te sinqerte qe Izeti e ka shprehur aq bukur e artistikisht,sikur te kish shkruajtur gjithe jeten vetem letra dashurie.
Izet te kam njohur ne ate kohe kur ti shfrytezoheshe dhe perdoreshe keq,nga idhulli yt dhe i shume shqipetareve me deshira te pastra e te sinqerta,antishqipetari Sali.
M.gj.a,njeriu evolon ne cdo moment dhe gjen forca ne vehtvete per te flakur e lene mbrapa te kaluaren,duke u fokusuar ne te ardhmen..
Ndryshimi tend i dedikohet forces se dashurise,une do te shtoja dhe karakterit tend te forte e te cilter
Te uroj force dhe fat.
te pakten shkruan me mire se Sala… edhe sikur mos ta kete shkruar vete, ky stafin e ka me te mire se Sala KM, Sala PR apo Sala dixhital absolutisht me njerezor me i paqte edhe i respektuar se ai SS (Sali Serbi) per shkak te te cilit vuajti dhE mori nje rruge te cmendur nje shqiptar i mire e besnik deri ne cmenduri si IZETI
Nuk e di! Thone se Al Kapone qante kur degjonte ” PALIACION”.