Pas 55 vitesh, Bashkia e Tiranës linjë të re ujësjellësi për banorët e rrugës së Kavajës

13 Gusht 2018, 20:21Sociale TEMA

Ndërhyrja e radhës nga Bashkia e Tiranës ka qenë në rrugicat e rrugës së “Kavajës” ku po punohet për zëvëndësimin e linjave të furnizimit.

Përveç tubave kryesorë të ndërtuara në ’63, po zëvëndësohen edhe linjat e vogla shpërndarëse për të ofruar cilësi maksimale furnizimi.

Falë investimeve të Bashkisë së Tiranës dhe ndërhyrjeve që ka bërë në disa prej linjave të furnizimit me ujë, ka shmangur abuzimet me ujë dhe ka sjellë një furnizim më të madh për familjet në krahasim me vitet e shkuara.

Bashkia po rinovon të gjithë linjat e transmetimit të ujit të pijshëm duke garantuar më shumë cilësi për qytetarët, por edhe furnizim më të rregullt me ujë duke ulur edhe nivelin e humbjeve në rrjet.

1 komente në “Pas 55 vitesh, Bashkia e Tiranës linjë të re ujësjellësi për banorët e rrugës së Kavajës”

  1. XBOOX says:

    Bravo lali, me leket e mamase ket rradhe?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje