Fondacioni “Maarif” , dega ideologjike e pushtetit të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, sipas Citynews, ka blerë UNYT-në, “Univesity of New York Tirana”.
UNYT është një kompani sh.p.k. ku 65% të aksioneve i zotëron kompania “IF Imports & Exports & Investments”, me pronar të vetëm Ilia Foutsis, i cili njëkohësisht është edhe administrator i UNYT-së.
Me 25% të aksioneve të kësaj kompanie figuron zonja Mimoza Pashko, e ndjera e profesor Gramoz Pashkos, ndërsa me 10% të aksioneve është “University of New York in Pragë”.
UNYT ka në administrim jo thjeshtë dhe vetëm universitetin.
Prej kohësh ka ngritur dhe funksionojnë një shkollë 9-vjeçare, si dhe një shkollë e mesme jo publike, të cilat pasohen nga universiteti, i cili është licensuar nga qeveria e Fatos Nanos në vitin 2002, me vendimin 397, datë 15.08.2002, fillimisht universitetin dhe më pas për shkollë 9-vjeçare dhe të mesme.
Me themelimin e këtij universiteti, aksioner me 20% ka qënë zoti Genc Ruli, aksione të cilat më pas kanë kaluar të ndjerit Gramoz Pashko.
Burime zyrtare nga Ministria e Arsimit i thanë CNA.al se fondacioni “Maarif” pas negociatave ka mbyllur me sukses blerjen UNYT-së.
Zoti Ilias Foutsis ka dhënë dorëheqjen nga administrator pas shitjes së aksioneve, ndërkohë që kanë filluar procedurat për regjistrimin e aksionerëve të ri në QKB.
…Turqishtja do te behet gradualisht gjuhe zyrtare…
Tv…turqisht, shkolla turke nga te voglat tek te medhate …turqisht… pastaj tek zyrat e shtetit..
Mrekulli e madhe!!!??,
BRAVO ERDOGANI se mbylli shkollat e Gylenit per te hape te tijat .Ju qifte zoti faret te dyve.
Universiteti nga duart Greke kaloi në duart TURKE.
TURQIA ATË QË NUK BËRI DOT ME PUSHTIMIN 500 VJEÇAR , ME ASIMILIMET ME DHUNË,VRASJET,PËRDHUNIMET SIÇ PO DUKET DO TA BËJË ME ANË TË ARSIMIT ,PRA DO TË “HELMOJË” BREZIN E RI , I CILI ËSHTË E ARDHMJA E KOMBIT.
ATA QË SHESIN SHKOLLAT NË TË HUAJT JANË TRADHËTARË.
Blen, jo ble.
“E ndjera” ?????
O Mero, coji gazetaret ne shkolle fillore.
“I ndjeri” eshte Gramoz Pashko.
E shoqja, akoma gjalle, eshte “e veja”, jo “e ndjera”.
Sa per lajmin: “Shqiperine e mori Turku, i vu zjarr,”… vazhdojeni vete.
ME UNIVERSITETET SHQIPTARE BEJNE BIZNES:
GREKU ILIA FUKSIS & TURKU JAUHIP ERDOGANI.
O ju shkerdhevt turqia se lat name ne vend qe tè bini universitete europiane po’ na bini injorancen turke do marrim kulture leshi nga injorantat brravo qeveritare te shitur per due leke ke diktator anadollak
Keta Pashkot ishin shume te zot ne fakt ne pune dijesh.Paskan dhe universitete tani per te nxjerre intelektuale veshgjate me diplome.O mjerim o mjerim po nuk ishte ai fare profesori qe Saluku e hodhi ne det qe i dha te vetmen alternative vendit terapine e shokut dhe akoma nuk kemi dale nga nga ajo terapi shokante.