Tanke të reja, avionë, anije luftarake dhe armatë për të "pushtuar" gjithësinë: Donald Trump nënshkruan buxhetin rekord të mbrojtjes

14 Gusht 2018, 18:49Bota TEMA

Me 716 miliardë dollarë duhet të blihen në SHBA tanke të reja, avionë dhe anije luftarake. Por parashikohet edhe rritja e numrit të ushtarëve dhe financimi i një lloj armate për gjithësinë.

“Ky është investimi më i rëndësishëm në ushtrinë amerikane në historinë moderne”, tha presidenti amerikan Donald Trump, pas nënshkrimit të buxhetit të mbrojtjes për vitin 2019, në një bazë ushtarake në Fort Drum, rreth 400 kilometra në veriperëndim të Nju Jorkut.

Me këto para do të zëvendësohen tanket e vjetra, avionët dhe anijet e deritanishme me modele të reja.

Numri i ushtarëve do të rritet për 15.600 burra dhe gra, ndërsa rrogat e tyre do të rriten për rreth 2,6%.

Ndalimi i eksportit të avionëve tek partnerët e NATO-s

Ligji për Pentagonin parashikon edhe disa ndryshime interesante, ndër to edhe ndalimin e eksportimit të avionëve F-35 në Turqi.

Ndalimi i eksportit të avionëve për partnerët në NATO është pasojë e shkallëzimit të konfliktit të SHBA me Turqinë, për shkak të ndalimit në këtë vend të priftit amerikan Andrew Brunson.

Masa ndëshkuese do të mbetet në fuqi deri në vendimin e Ankarasë që të mos furnizohet me teknologji ruse.

Ligji parashikon edhe kufizime të tjera të bashkëpunimit ushtarak me Rusinë.

Trumpi i ka mbrojtur njëkohësisht edhe planet e tij për krijimin e një armate për gjithësinë.

“Sikur qielli, Toka dhe deti, edhe gjithësia është shndërruar në fushëbetejë”, tha ai.

Trumpi do që kjo armatë të jetë pjesë e ushtrisë amerikane.

Forcat ushtarake për gjithësinë do ta forcojnë dominimin e SHBA ndaj konkurrentëve, tha Trump.

Sipas tij, konkurrenca ka filluar ta “armatosë gjithësinë”.

Trumpi ka paralajmëruar në veçanti nga Kina.

Rusia po ashtu ka trupat e saj për gjithësinë, tha Trump.

Buxheti i Obamës edhe më i lartë

Zyrtarisht SHBA parashikon të ndajë 716 miliardë dollarë (627 miliardë euro) për buxhetin e mbrojtjes, që është një vlerë rekorde.

Por Qendra për studime strategjike ndërkombëtare në Uashington ka llogaritur se tri buxhetet e para në kohën e Barack Obamës kanë qenë më të larta se ato të Trumpit.

sti/se (afp, dpa, rtr)

4 komente në “Tanke të reja, avionë, anije luftarake dhe armatë për të “pushtuar” gjithësinë: Donald Trump nënshkruan buxhetin rekord të mbrojtjes”

  1. Shpellari u be gazetar says:

    Ore gazetar “dru-me-pre” e ke idene se çfare shkruan? Ne titull shkruan “per te “pushtuar” gjithesine”. Edhe me poshte shkruan po “gjithesine”. E ke idene ti se çfare do te thote “gjithesi”, ore shpellar? Me poshte ne vend qe te shkruash “716 miliarde dollare” shkruan “716 milione”. E di ti dallimin, ndermjet milionit dhe miliardit?
    Zbriten shpellaret dhe filluan pune ne gazete, sepse edhe pronaret e gazetave nuk kane dallim nga shpellaret.

    1. enter"" says:

      PO perpara se te komentosh lexo artikujt ne shtypin amerikan qe thone si me poshte:
      “President Donald Trump approved a colossal defense policy bill Monday that authorizes a top-line budget of $717 billion to cover a litany of defense spending.

      717 billioooooooooooooooooooooooooooooooooooon more vesh?
      Ca eshte billion, a nuk eshte miliarde?????

  2. Mersin says:

    Tank-tanku, gjinia mashkullore. Tank i ri,tanke te rinj.

  3. Alboz934 says:

    O Tramp pse po te braktisin nje nga nje shtetet e fuqishme dhe gjithe bashkimi europjan dhe po lidhen me Putinin si shume shtete te Europes sidomos France Gjermani Turqi si dhe Irani Kina etj ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje