Pentagoni jep alarmin, pas tensioneve Pekin-Uashington: Kina po përgatitet për sulme ndaj objektivave amerikane

17 Gusht 2018, 12:07Bota TEMA

Tensionet e Amerikës me Kinën duket se nuk kufizohen te përballja tregtare. Raporti i përvitshëm i Pentagonit në Kongres përbën praktikisht një spostim të rëndësishëm të fokusit, edhe në aspektin ushtarak, me pretendimet se ushtria e vendit komunist, me shumë gjasë po stërvitet për sulme kundër shënjestrave amerikane dhe aleate në rajonin e Paqësorit.

“Kina, – theksohet në dokument, – është duke e rritur aftësinë e saj për t’i dërguar edhe më larg avionët e saj bombardues”.

Vëmendja tërhiqet në mënyrë të veçantë te rritja e ndjeshme e kapaciteteve ushtarake të vendit, përfshirë këtu shtimin e shpenzimeve të mbrojtjes, të parashikuara në 190 miliardë dollarë, apo sa një e treta e atyre të SHBA-ve.

Pekini vet, ende nuk ka bërë asnjë koment mbi raportin, që vëren sesi përgjatë 3 viteve të fundit, Ushtria Çlirimtare e Popullit i ka zgjeruar me një ritëm të shpejtë zonat operative të bombarduesve mbi ujë, duke fituar eksperiencë në rajone detare kyçe, e me shumë mundësi duke u stërvitur për të shënjestruar objektiva amerikane dhe aleate në Perëndim të Paqësorit, përfshirë ishullin e Guamit.

Pentagoni nënvizon se nuk është fare e qartë çfarë po kërkon Kina të demonstrojë përmes fluturimeve të tilla, e kjo u lë shteg hamendësimeve, raporton TCH.

Lidershipi kinez ka folur deri më tani për transformimin e forcave të veta tokësore, me qëllimin të luftojnë e të fitojnë. Raporti lëshon nga ana tjetër edhe një paralajmërim, që duhet të ngjallë shqetësim në Tajvan.

Kina – sipas tij, – mund të jetë duke përgatitur terrenin për bashkimin e saj me ishullin nëpërmjet forcës, e nëse Amerika ndërhyn, ajo – sipas Pentagonit, – do të tentojë të vonojë në mënyrë të efektshme këtë ndërhyrje e të kërkojë fitoren në një luftë të kufizuar e të shkurtër, por me intensitet të lartë.

2 komente në “Pentagoni jep alarmin, pas tensioneve Pekin-Uashington: Kina po përgatitet për sulme ndaj objektivave amerikane”

  1. says:

    Do mbyllim ambasadën në Kinë., deri sa të mbaroj lufta.

  2. Ylviu ne gjermani says:

    Ja mendja perverse amerikane ca sajon.Kina ka sistemin politik superior dhe ju ul ne byth vetem duke zbatuar rregullat nderkombetare.Nuk ka nevoje te beje luftra te vrasje neper bote te njerezve te pafajshem te vrase femije te pafajshem si ben amerika keto 70 vjet,qe ushqehet me gjakun e popujve te pambrojtur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje