Trajneri i Argjentinës nxjerr blof Mesin: Nuk e kam grumbulluar unë

22 Gusht 2018, 15:26Sport TEMA

Trajneri i përkohshëm i Argjentinës, Lionel Skaloni ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka folur në lidhje me rindërtimin e Argjentinës, për ta bërë edhe njëherë një skuadër kompetitive dhe të denjë për të konkurruar në Amerikë e në Botë.

Sa i përket çështjes Mesi, ai shprehet se ka marrë vetë vendim për të lënë jashtë Leo Mesin, pasi asnjëri nga lojtarët nuk ka shprehur dëshirë për t’u larguar.

“Mesin nuk e kam grumbulluar me Kombëtaren dhe për këtë nuk ka pasur ndonjë kërkesë të veçantë nga futbollisti. Është vendimi im, pasi normalisht që duhet të provoj edhe lojtarë të rinj”, u shpreh Skaloni, duke hedhur poshtë hipotezën se ishte Mesi, ai i cili kishte kërkuar pushime nga Kombëtarja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje