"Magjistratura", PD i vë kushte PS: Të shkarkohet Arta Marku dhe të ndryshohen 6 ligje të reformës në drejtësi

23 Gusht 2018, 08:47Politika TEMA

Partia Demokratike nuk pranon të jap konsensus sa i takon ligjeve të reformës në drejtësi. Dy ditë më parë kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla i bëri ftesë opozitës që të jap konsensus dhe të votojë në seancën plenare të 3 shtatorit ligjin për magjistratët që u propozua nga mazhoranca.

Ligji synon që t’i rikthejë kompetencat KLD-së për emërimin e gjyqtarëve deri në ngritjen e KLGJ dhe KLP. Por një ftesë e tillë nuk është pranuar nga demokratët, të cilët kanë pohuar se do të vijojnë t’i qëndrojnë besnik 7 kushteve të propozuara nga kreu demokrat gjatë 23 korrikut.

Propozime ku mes të cilave kërkohet dhe shkarkimi nga detyra i kryeprokurores së përkohshme Arta Marku. Në një reagim të dhënë për “Sot” kreu i grupit parlamentar i PD, Edmond Spaho si dhe deputetët Tritan Shehu dhe Luçiano Boçi pohuan se dhënia e konsensusit do të thellonte akoma më shumë ngërçin në drejtësi.

Sipas kreut të grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho, Partia Demokratike do të vijojë t’i qëndrojë 7 kushteve të propozuara nga Basha, duke lënë në nënkuptohet se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me socialistët.

“I qëndrojmë 7 kushteve”, tha Edmond Spaho. Por në një linjë më të zgjeruar, deputeti demokrat Tritan Shehu, duke u ndalur tek propozimi i socialistëve, deklaroi se nuk mund të diskutohet vetëm një element që lidhet me pasojat negative që krijoi miratimi i 6 ligjeve jashtë konsensusit të rënë dakord kur u bënë ndryshimet kushtetuese.

Sipas Tritan Shehut e vetmja rrugë për të mos thelluar akoma më shumë ngërçin në drejtësi është ajo e ridiskutimit të 6 ligjeve të rrëzuara nga Gjykata Kushtetuese si dhe ribërja e tyre me konsensus.

“Nuk mund të diskutohet vetëm një element që lidhet me pasojat negative që krijoi miratimi i 6 ligjeve jashtë konsensusit të rënë dakord kur u bënë ndryshimet kushtetuese. Kjo do ta thellonte më shumë dëmin e krijuar.

Rruga është: ridiskutimi i 6 ligjeve e ribërja e tyre me konsensus, dalja siç e kërkon kushtetuta e çështjes së Prokurorit Përgjithshëm.

Pra kërkohet një rishikim i plotë e i gjerë mbi bazën e ndryshimeve kushtetuese të bëra me konsensus dhe frymën e tyre”, deklaroi deputeti Tritan Shehu.

Deputeti demokrat Luçiano Boçi, duke qëndruar në të njëjtën linjë si dy kolegët e tij, theksoi për gazetën se 7 kushtet e propozuara nga Basha janë e vetmja rrugë që çojnë në ngritjen e institucioneve të reformës në drejtësi.

Sipas Boçit çdo devijim tjetër si puna e ligjit për Shkollën e Magjistraturës që synon t’i jap kompetenca KLD-së e prokurorit të përkohshëm, do të çojë në deformime të pakorrigjueshme sistemin e drejtësisë.

Deputeti Luçiano Boçi tha gjithashtu se përmes ligjit për magjistratët mazhoranca po tenton që të kap politikisht reformën në drejtësi.

“7 kushtet e propozuara nga Basha janë rruga që çojnë në ngritjen e institucioneve të reformës në drejtësi parashikuar në ndryshimet kushtetuese të 23 korrikut.

Kjo do të thotë krijim i KLGJ e KLP e më pas SPAK E BKH. Çdo devijim tjetër siç janë këto të ligjit për shkollën e magjistraturës që i japin kompetenca të pathëna KLD-së e Prokurorit të përkohshëm, çojnë në deformime të pakorrigjueshme e me pasoja të pariparueshme për sistemin, i cili po kapet progresivisht politikisht nga kjo maxhorancë”, u shpreh deputeti Luçiano Boçi.

14 komente në ““Magjistratura”, PD i vë kushte PS: Të shkarkohet Arta Marku dhe të ndryshohen 6 ligje të reformës në drejtësi”

  1. besniku says:

    Po të doni të bëni drejtësinë ashtu si duhet nuk duhet të pyesni hajdutët dhe kriminelet e opozitës….

  2. Eri says:

    Kushtet i perpilon Rama dhe ja jep Bashes per ti paraqitur.Rama ben pjese te grupi antiveting.

    1. arber_kaonya says:

      Eri ….je teper i sakte, rama eshte gjarper ne gjirin e shqiptareve , opozita po te doj , ndrushe nga syte kembet , shqiperia eshte eshqiptareve , jo e tradhtareve.

    2. Lili says:

      Hahaha Eri paske tru shume…hahsha debil komplet!

      1. Be be be be be says:

        Po si thu ti Lili trendafili qe na paske nje barr me tru?zoteria ka te drejt kto jane nje tufe hajdutesh qe rrin ne kemb vetem se kan shum miliona euro te vjedhura,gjith bashke jane bejne teater per teater ps pd lsi dhe shokun ne emigracion fatos nanon qe e kan pik te dobet sali krimineli dhe atletaxhiu.mafioz te legalizuar

  3. perkthyesi says:

    Te shkretet! Kane hallin tu shpetojne prangave! Tashme e dine te gjithe se cdo veprim i kundraligjshem, do kete kosto per ato qe i ka kane kryer, keshtu qe do te pergjigjen para ligjit! Kot lodhesh ore Sali, ditet i keni te numeruara, madje burgu ka kohe qe te pret. Aty do i kaloni ditet e fundit ju dhe shoket e tu delenxhinj, zuzare, zullumqare, injorante, kokeboshe arrogante dhe pseudodemokrate!

  4. Durimi says:

    Ps duhet tu premtoje saliut e lulit qe ata nuk shkojne ne burg dhe ata jane dakort per konsensus demokratik kriminal e hajdut. Ndryshe ata oresin se mos hena ben dallge ne det dhe deti mbulon vendin e ata shoetojne m varke.

  5. Atdheu says:

    Asnje leshim krimineleve.

  6. Vk says:

    Hahhahah. Po bota thot qe duhet mar shembulli i shqiperis per reformen ne drejtesi!!?? Apo harrova ju jeni te zgjuarit,ne te tjeret jami te gjith budallanj. Sa te jeni ju ne politik, do bej qef Rama

  7. Jimi says:

    Zgjidhje ngelet referendumi!

  8. nje shqiptar i drejte says:

    Eri , mbush mire ti mo ?

  9. Nauni says:

    Shikoni o njerez keta njerez me fytyra tr shemtuara egersirash dhe kriminale.A mund tu jepet vots ketyre egersirave.? Sot ata hiqrn si qingja por bene vaki qe te vijne ne pushtet do na cfarosin me bandat e tyere dhe simpatizantet e pd qe i kemi pare neper protesta te dhunsheme.Mos e beft zoti kurre zrdhjen e tyre ne pushtet se pastaj mjere ky popull cdo heq.

  10. Alboz934 says:

    Arta Markun e kerkojne te shkarkohet shto ketu edhe nja 6 a 7 ministra qe kerkojne vazhdimisht te shkarkohen shto ketu edhe kryeministrin qe e kan kerkuar te shkarkohet qysh nr muajin e pare te 2013 tes atehere ku eshte qeveria me ke me i zevendsuar , me ju te P .D se dhe ja pa zgjedhje e moret qeverine . O ju hengert mortja çfare truni keni a kujtoni qe nuk ju kupton elektorati juaj , prandaj ai ju largohet . Ju nuk keni byth mu fut as ne zgjedhje se nuk dini çfare ti thoni elektoratit vetem akuza dini te beni dhe elektorati i di mire bemat tuaja prandaj prrallisni broçkulla te tilla te iken ky e te ikin ai se keshtu themi ne dhe keshtu duam ne . Para zgjedhjeve te 2017tes jua fali qeverine Rama e ju nuk ditet me e mbajt po me qene se si te babzitun qe jeni u leshuat me vjedh çte mundeni se vetem njat pune dini ta beni mire .

  11. Alboz934 says:

    Ju trupeshqit e P .D se me mire thoni : Ti fshijme keto dy vjete e te kthehemi ne kohen zero per rreformen ne drejtesi se na beri me zor me votu 100 per 100 Donalt Lu dhe tash qe nuk ka ardh akoma ambasadorja fuqiplot ta kalojme edhe nje here reformen ne parlament ku ne si opozit nuk do ta votojme ne menyre qe mos te behet kurre ajo se keshtu jemi me mire pa drejtesi , sepse ne si ujqer te vjedhjeve mjergull dona .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje