Pas një mungese relativisht të gjatë tifogrupi më i madh i Kombëtares, Tifozët Kuq e Zi rikthehen në mbështetje të ekipit duke thyer bojkotin e vendosur.
ë ndeshjen e parë zyrtare që kuqezinjtë do të zhvillojnë në këtë sezon kundër Izraelit më 7 shtator në “Elbasan Arena”, do të kenë edhe mbështetjen e lojtarit të 12 në fushë.
Ky vendim erdhi, pasi përfaqësues të tifogrupit më të madh kanë patur një takim me përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Policisë së Shtetit, ku i paraqitën kërkesat e tyre.
Një nga kushtet e paraqitura ishte edhe largimi i forcave të rendit nga tribuna ku ata qëndrojnë. Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare tifogrupi njofton për organizimin e sfidës me Izraelin:
Të nderuar Tifozë
Me shumë kënaqësi ju njoftojmë mbi detajet e organizimit për ndeshjen e rradhës: Shqipëri – Izrael (Liga e Kombeve, kualifikuese), 07 shtator 2018, ora 20:45, stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan.
Çmimi i biletave për anëtarë:
1000 lek/ 8 euro*
Tribuna C2
Afati i fundit për rezervim:
30 gusht 2018, ora 20:00.
– Ju lutem klikoni ne www.tifozatkuqezi.com/përfaqësuesit, kontakto përfaqësuesin më të afërt për të bërë rezervimin e biletës.
– Për shkak të numrin të kufizuar të biletave që kemi në dispozicion, ky afat mund të mbyllet edhe më heret nga që është paracaktuar. Vizitoni herë pas here faqen tonë për të rejat më të fundit!
KUJDES
– Tifozat Kuq e Zi bëjnë rezervimin dhe shitjen e biletave vetëm për anëtarët!
– Biletat duhet të parapaguhen që rezervimi të quhet i plotë.
– Çmimi i biletës në euro mund të ndryshoj nëvarësi të kursit, TKZ nuk merr përgjegjësi për ndryshimin në valutë Euro të këtij çmimi.
Gjithashtu tifozat Kuq e Zi njoftuan se ka nisur organizimi edhe për ndeshjen Skoci – Shqipëri (Liga e Kombeve, kualifikuese), e cila do të zhvillohet më 10 shtator 2018, ora 19:45, stadiumi “Hampden Park” në Glasgow.
Çmimi i biletave për anëtarë:
25 GBP / 28.5 euro*
Tribuna A1 – A3
Afati i fundit për rezervim:
30 gusht 2018, ora 20:00.
O sa mirë me qenë Shqiptar!.