Autoritetet amerikane kanë gjetur një tunel sekret të drogës që shtrihej nga një ish-dyqan fast food “KFC” në shtetin e Arizonës e deri në anën tjetër të kufirit në Meksikë.
Kalimi prej 180 metrash ishte në bodrumin e restorantit të vjetër në San Luis, duke çuar nën kufirin në një shtëpi në San Luis Rio Colorado.
Autoritetet e bënë zbulimin javën e kaluar dhe e kanë arrestuar pronarin e ndërtesës jugore të Arizonës.
Ata mësuan për tunelin pasi i dyshuari, Ivan Lopez, u ndalua sipas KYMA News
Gjatë një bllokimi në trafik, qentë e policisë thuhet se kanë udhëhequr oficerët në dy kontejnerë me lëndë narkotike me një vlerë prej më shumë se 1 milion dollarë në makinën e Lopez. Hetuesit thonë se kontejnerët mbanin 118 kg metamfetaminë, gjashtë gram kokainë dhe 21 kg heroinë.
Agjentët kontrolluan shtëpinë e Lopez dhe godinën e ish KFC-së, duke zbuluar hyrjen e tunelit në kuzhinën e ish- fast foodit. Tuneli ishte 5 metra i gjatë dhe 3 metra i gjerë dhe përfundonte në një derë poshtë një krevati në një shtëpi në Meksikë, thanë zyrtarët amerikanë.
Droga, besohet të jetë tërhequr përmes tunelit me një litar. Kjo nuk është hera e parë që bëhet një zbulim i tillë, pasi dy vite më parë një tunel rreth 800 metra u zbulua nga autoritetet në San Diego të Kalifornisë.
Autoritetet thanë se ishte një nga tunelet më të gjatë të drogës të zbuluar ndonjëherë, i cili ishte përdorur për të transportuar kokainë dhe marihuanë.
Vetëm në korrik, Patrulla e Kufirit amerikan kapi 15 kg heroinë, 24 kilogramë kokainë, 327 kg metamfetamine dhe 1.900 kg marihuanë në pikat kufitare mbarëkombëtare.(TemA TV)
Pet cfar i duhet ky “lajm” publikut Shqipeter?