VIDEO: Turistët italianë përplasen për vdekje me motor në Sarandë, ja pamjet e aksidentit tragjik

24 Gusht 2018, 12:31Kronika TEMA

Një makinë “Ford” me targa AA 609 UD tip është përplasur me një motor tip “Piaggio” me targa AL 429 me të cilin udhëtonin një çift turistësh italianë.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën gruaja, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore burri.

Në pamje shihet makina dhe motori e dëmtuar si dhe trupi i viktimës pranë makinës.

makina është në pronësi të shtetasit me inicialet A.T, ndërsa motori ku udhëtonte çifti ishte marrë me qira dhe rezulton në pronësi të J.P.

Forca policie drejt vendngjarjes kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të aksidentit.
Më datë 24.08.2018, rreth orës 11:00, në aksin rrugor Sarandë – Butrint, në fund të Kanalit të Çukës ka ndodhur një aksident midis një automjeti dhe motori, me pasojë vdekjen e një personi.

Konkretisht në zonën e Hidrovorit, automjeti tip “Ford” me targa AA 609 UD është përplasur me një motoçikletë tip “Piaggio” me targa AL 429, ku si pasojë ka humbur jetën një shtetase italiane (pasagjeria e motorit) dhe është plagosur rëndë drejtuesi i këtij motori, të dy shtetas italian me banim në Genova, Itali.

I dëmtuari ndodhet në Urgjencën e Spitalit të Sarandës. Po punohet për gjeneralitetet e tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

3 komente në “VIDEO: Turistët italianë përplasen për vdekje me motor në Sarandë, ja pamjet e aksidentit tragjik”

  1. vera says:

    AVASH mor qelbesira ,,,mor palaco,,se moret ne qafe turistet e shkrete,,,,,,a jeni ne terezi mor katunare te qelbur qe ecni neper rruge sikur te jeni neper fusha ,,zoti ju mallkofte ishallah,,,denim maksimal per shoferin e makines -barrake.////

  2. Genti says:

    Makina qenka ne krah te kundert

  3. Julian says:

    Aty tmerrohesh kur nget makinën. Shoferët më idiotë aty janë. Gjynah këta të shkretët me motor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje