Kreu i PD-së në Gjirokastër Roland Bejko, ka njoftuar se strukturat e kësaj force politike vazhdojnë të organizohen pas çdo dite për të rrëzuar qeverinë “Rama”, e cila sipas tij po sundon me përbuzje shqiptarët.
Bejko thotë se një ndër mënyrat se si do të çohen njerëzit në protestë
“Së fundi, përdorimi tre herë në ditë i kësaj pije magjike ka vetinë që të bën të besosh në zot, por mbi të gjitha të shton revoltën ndaj Kryeministrit dhe bandës dë tij që po sundon me përbuzje shqiptarët si dhe të shton adrenalinën për protestat antiqeveritare! ( kushdo që të ketë nevojë në PD nga më i madhi tek më i vogli, ja ofrojmë falas)”, shkruan Bejko.
Ndër të tjera ai shkruan:
“Lëngu BIO i thanës i pregatitur me mjeshtëri dhe dashuri nga halla ime e urtë në Gjirokastër, është një shurup relaksues për shpirtin, freskues për trupin, tretës për stomakun, pastrues për zorët, hollues i gjakut, shërben edhe si afrodiziak etj, që në pregatitjen e tij si një master chef e vërtetë që është, i ka ruajtur me kujdes balancën midis të athëtës së thanëve të Lazaratit dhe të ëmblës me karar të sheqerit. Është një aperitiv ku e ku më i mirë se të gjitha pijet indistruale të konsumit masiv, i shëndetshëm dhe higjenik dhe që ka një formulë tjetër pregatitje para se ta pish
PREGATITJA :
Hidh në një gotë në masën e një të tretës së saj shurupin e thanës dhe mbushe gotën me ujë ambienti ose të ftohtë sipas dëshirës. Shto dy-tre kubikë akulli dhe trazoi lehtë ato . Nëse dëshiron mund ti shtosh edhe një gjethe borziloku për aromë. Kështu pija e freskët e lëngut magjik të thanëve ( të Lazaratit) është gati. Mund të pihet para dhe pas buke, pranë një shezlongu në plazh duke lexuar një libër, ose edhe në momente pune pranë komjuterit a në arrë kudoqofshi.
KUJDES:
Nëse do jeni duke pirë këtë lëng magjik, nuk rekomandohet të shoqërohet me përdorimin e smartphonit sepse ka vetinë të risë intensitetin e rrezatimit duke u trazuar me elektrovalët e aparatit dhe dëmton rëndë shëndetin mendor.
Sipas një studimi të bërë nga universiteti i kulinarisë shtëpiake, përpos të tjerash përdorimi i kësaj pije me smartphon në dorë ndikon keq në trurin e njeriut sepse rrit dhjetë fish ndjesinë e të shpenzuarit financiar, pra stimulon ndienjën e konsumizmit pa fre te femrat dhe e ul atë po kaq herë te meshkujt dhe pasojat dihen pastaj.
Gjithashtu nuk rekomandohet përdorimi i shurupit magjik të thanëve të Lazaratit nga të gjithë ata persona që kanë pasur në mendje qoftë edhe një herë të vetme në jetën e tyre një mendim të keq për atë zonë dhe ata njerëz sepse rrezikojnë çmendjen, ndërsa po të kenë vepruar kundër tyre, xhindet do ti metamorfizojnë në derra si Circia te Uliksi i Homerit, por pa kthim në trajtën e mëparshme njerëzore.
Ndërsa është i shëndetshëm kur përdoret nga të gjithë miqtë dhe dashamirësit, pavarësisht bindjeve politike apo përkatësive fetare, por prevalojnë natyrisht vaçanërisht kur ata janë demokratë, ish të përndjekur politikë, antikomunistë, por, njerëz të mirë !
Së fundi, përdorimi tre herë në ditë i kësaj pije magjike ka vetinë që të bën të besosh në zot, por mbi të gjitha të shton revoltën ndaj Kryeministrit dhe bandës dë tij që po sundon me përbuzje shqiptarët si dhe të shton adrenalinën për protestat antiqeveritare! ( kushdo që të ketë nevojë në PD nga më i madhi tek më i vogli, ja ofrojmë falas)
Dhe meqë Lazarati bën pjesë formalisht edhe te programi i 100 fshatrave turistikë, kulinaria tradicionale e kësaj zone fsheh surpriza të tjera edhe më interesante për tu zbuluar në të ardhmen sipas recetave 300 vjeçare të gjysh-stërgjysheve tona.
Gjatë vitit në vazhdim kam menduar të merrem edhe me nxitjen e turizmit në këtë trevë të mbrekullueshme që ka fatin e madh të jetë e vendosur gjografikisht poshtë malit të Sopotit dhe si fqinj mes dy xhevahiresh të çmuara si Gjirokastra lozonjare e UNESCO-s dhe Derviçani sqimëtar i minoritarëve grekë.
Pavarësisht lançimit dashakeqës që i është bërë vazhdimisht, Lazarati vazhdon të mbetet një destinacion i kërkuar për turistët e huaj dhe vendas.
Tradita dhe pasuritë e tij natyrore, historike dhe kulturore e nakatosur me mikëpritjen e atyre banorëve puntorë janë një mundësi e artë për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqënies së atij komuniteti”, përfundon Bejko. (TemA)
Oh,hahaohoh,hahahahahohhhhhhhhhaaaa!!!!!!—–Ngela pa frymë.
Do mbani përgjegjësi si redaksi në se hapet lajmi që një i përvëluar
ka lexuar artikullin tuaj dhe ndërroi jetë duke …hahahahihihihihohhhaaaahhhhh…..q…eshurrrr!!!
PO SI NUK DËGJUAM PËR NJË KRYETAR TË SAKTË TË KËSAJ pd-je MOR AMANI!
Se desh harrova: Nqs kojoj recetën, do më akuzojnë për përvetësim të
të drejtave shpikëse e prodhuese?
Bukur,urojme te kete efekt ortek tek te gjithe te klonuarit e PD(edhe te LSI).Sa me shpejt te rreshqasin nga trute e kokes aq me mire per vendin.
Le ti kujtojme: – na ishte njehere nje parti qe pillte kucedra……..
A NUK ESHTE FATEKEQESI KOMBETARE QE GJIROKASTRA KA NE KRYE NJE KATUNDARE NGA LAZARATI, E TMERSHME, GJIROKASTRA E KADARESE….
Nese pini lengun e ketij te Pede’s
1. Te sheron qerosllekun
2. Te sheron nga impotenca (nese nuk te ngrihet)
3. Te sheron nga kapslleku (nese nuk dhjet dot)
4. Te sheron nga budallalleku (nese je debil)
5. Te sheron nga zgjebja (nese je i palare)
6. Te sheron nga qorrlleku (nese te kane dale syte)
7. Te sheron nga llapushlleku (nese je Shurdhuar)
8. Te sheron nga perdorimi i drogerave (nese je i droguar sidomos me hashash Lazerati)
9. Te sheron nga bishtlleku (nese ke lindur me bisht)
10. Te sheron nga dobiclleku (nese je kopil)
Vetem nepermjet smartfonit u njoha me zbulimin tend or hajvan lazarati
Te tera “mire” i ka,vetem per nje gje nuk bije dakort me kete lengun cudiberes Diku thote per vetite e tij:
…pastrues per zorret…
Me kete une nenkuptoj se kur e pine kete I ze purtha.
Ne se “pjesemarrsit’ ne protesta dhe qe konsumojne kete pije,i ze purtha,ky Landi I Bejkove,qe ka nje halle ne Lazarat,do ju qendroje mbrapa me uturak ne dore…
Jepi zgjidhje dhe ketij problem dhe ne proteste do vij dhe une,por nuk jam si Mul Noka qe e ben publikisht urinen…
Sic duket ne PD-ne e mbetur nuk ka me burra me namuz,ai ju ka humburr bashke me Saliun e rrjedhur…
Ne rradhe te pare, ky kryetari duhet cuar ne shkolle te mesoje shkrimin e gjuhes shqipe pastaj te dale e te beje gallate.
Shkruhet pergatitje dhe jo pregatitje, gjeografi dhe jo gjografi, mikpritje dhe jo mikepritje, punetor dhe jo puntor etj…
Se dyti, i them kujdes kryetarit ne perdorimin e lengut te thanes se efektin e ka te kundert nga ai qe mendon ti, pra i shton protestuesve dashurine per kryeministrin
Tash e Kam mese te qarte pse dyshja Berisha- Basha eshte bere Kaps ne fuqi te trete.
Edhe nje njeriu normal po te pinte tre here ne dite leng thane per 28 vjet resht do ti dilte Muti nga goja.
Mire e ke se,thana,ka tannin dhe te ben kaps,sidomos kur lengun e prodhon halla me banim ne Lazarat,e ketij Landit te Bejkove,kryetar I PD-se te vogel Gjirokaste,me kryetar te PD-se te madhe Lulushanken,i cili mban te tille kryetare.Kuptohet se jane me te njejtat kapacitete truri…