Betimi solemn allaushtarak: Pse Berisha shpërndau “betimin për luftë” të LSI-së në Jalë dhe kujt i drejtohej

26 Gusht 2018, 09:10Politika TEMA

Skena: një betim solemn allaushtarak i rinisë së LSI-së në kampin e Jalës.

Me dorën e vendosur në krah të ballit, siç bëjnë ushtarakët kur betohen nën armë, të rinjtë që janë nën urdhërat e Monika Kryemadhit janë betuar se do të rrëzojnë qeverinë e Edi Ramës.

Një demostrim politik për të rritur profilizimin e LSI-së si opozitë e ashpër ndaj qeverisë, e cila i dërgon një mesazh të qartë jo vetëm Edi Ramës por edhe Lulzim Bashës, partnerit në opozitë.

Dhe ajo që bën përshtypje më shumë në këtë rast, është se faktori politik që i jep rëndësi politike aktit simbolik të rinisë së LSI-së, është as më pak e as më shumë por lideri historik i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha.

Duke publikuar videon në faqen e tij të Facebbok-ut, Dr.Berisha e quan veprimin e LRI-së si një parathënie të revoltës që do të shpërthejë në shtator, paralajmëruar nga qarqe politike pranë tij.

“Rinia e Tiranes do permbyse narkoshtetin! Nje shtator i tmerrshem per Noriegen dhe narkoqeverine e tij. Nderim te rejave dhe te rinjve te Tiranes! Fitore! sb”, shkruan Berisha, duke publikuar videon origjinale dhe jo duke i bërë share faqes së LSI-së. Një gjest i çuditshëm reklama që i bën doktori partisë së Monika Kryemadhit. Por jo dhe aq.

Fakti më i rëndësishëm që duhet komentuar është se në radhët e opozitës shqiptare nuk ka një situatë të mirë uniteti.

Në kampin e famshëm të Jalës, ku LSI dërgon falas të rinjtë e partisë së vet me turne dhe ka ngritur një “kazermë” politike ku gatuhen veprimet e sezonit të ardhshëm, edhe pse ka pasur oratorë të shumtë që u janë drejtuar të rinjve, ka munguar Lulzim Basha, partneri kryesor i LSI-së në opozitën ndaj qeverisë së Edi Ramës.

Ftohja Basha-LSI duket se vazhdon prej disa muajsh, megjithatë kjo situatë nuk e ndalon dr.Berishën që të bëjë reklamë për partinë aleate por edhe rivale të PD-së në opozitë.

Cilat janë arsyet për këtë dhe a është ky një fenomen i ri?

Prej kohësh në fakt, qarqe të opozitës, siç është një media shumë pranë ish-kryeministrit Berisha, përveç janë mjaft të ashprë ndaj qeverisë, i ka dhënë mjaft hapësirë edhe aksioneve apo deklaratave të eksponentëve të LSI-së.

Ka një “kimi” të qartë mes Doktor dhe partisë së Monika Kryemadhit, ngjizje kjo që shikohet mjaft qartë në qëndrimin thuajse identik kundër ambasadorit Donald Lu, ambasadores Vllahutin, si dhe për vijimësinë e procesit të reformës në drejtësi e vettingut.

Ndërsa Lulzim Basha mban një qëndrim të dyzuar në këtë proces, Kryemadhi e Berisha janë të ashpër dhe e kundërshtojnë në tërësi atë që po ndodh në rrënimin e ngrehinës së vjetër të drejtësisë.

Publiciteti që Berisha i bën veprimit “guerrilas” të LRI-së në plazhin e Jalës, nuk duket se është gjë tjetër veçse mesazh me disa drejtime i tij në influencën padyshim të madhe që ka ende në politikën shqiptare.

Është mesazh i prerë e i qartë se ai përkrah vijën politike të LSI-së, pa ekuivok, e cila përkon me “revolucionin demokratik”, qoftë edhe me “armatosjen e shqiptarëve”.

Mesazhi tjetër i drejtohet siç duket Lulzim Bashës, për t’i bërë thirrje që të nisë edhe ai vijën që Kryemadhi ka ndërmarrë në brigjet e detit Jon, pra një përgatitje të madhe për “luftën e shtatorit”.

Një tjetër dimension i asaj që Berisha dërgon me publikimin e videos militare të LSI-së, është aleanca PD-LSI që siç duket tek ish-kryeministri ka mbështetësin më të fortë.

Mesazhi ndaj Bashës është i qartë e që duket se kërkon t’i thotë se ai do ta mbështesë pa kushte aksionin “revolucionar” të LSI-së edhe nëse PD-ja zyrtare nuk do ta bëjë këtë.

Jo më kot qarqe pranë Berishës folën për “kryengritje pa kthim në shtator”, duke e bërë fakt të kryer.

Dhe nuk duket e rastësishme që thirrja e Berishës vjen pikërisht pas deklaratës së Donald Lu-së dy ditë më parë, ku i kërkonte Lulzim Bashës që të bashkojë votat me mazhorancën për të zgjedhur Kryeprokurorin e ri, krerët e KLGJ-së e KLP-së.

Në politikë nuk ka rastësi: “revolucioni” në shtator bie fiks me procesin kur duhet të themelohen institucionet e larta të drejtësisë.

Dhe “revolucioni” natyrisht që synon t’i pengojë, ose të paktën t’i shtyjë…

21 komente në “Betimi solemn allaushtarak: Pse Berisha shpërndau “betimin për luftë” të LSI-së në Jalë dhe kujt i drejtohej”

  1. Shoku says:

    A u kujtohen pamjet ,kur nazizmi vishte femijet me uniformen nazuzte dhe ata betoheshin ” hajt Hitler “!? Ja qe historia u perseritkerka ,por me forma e veshje te ndryshme? A nuk tha presidenti Meta se do armatos popullin? Por populli i beri naften,tani po kerkon te armatosi te rinjte e pionieret …. Bravo president! Ja ketij i tnone te ruash unitetin e popullit….

    1. antifashisti says:

      DOLI EDHE HITLERI YNE. KUSH E PJERDH LULIN, TE GJITHE PJERDHIN SALEN

      1. Andi says:

        Varu k….ca thon këta legena dhe pisanjoza duan luft të shpëtojnë bythën e vetë nga vetingu ujku do mjegillë ja dhe këta që e coptuan shqipërin që nga firmat piramidale që nga armatimet në 97 tën që nga nëndecia e vlorës që nha anieja e otrantos që nga 21 janari e të tjera e të tjera që nga vrasiet me pagesa këtë punë ka shqipëria po nuk ikën këta plera si nga pdëja dhe nga lësija.krimimela në kulmë.u dalcin nga hundet djersa e popullit e hilace u bëfshin për ta që e coptuan shqipërin.

    2. korçari says:

      Po me vjen per te vjelle dhe çfare neverie po ndjej duke pare injorancen dhe idiotesine e ketyre qylaxhinjeve qe per nje pjate dhe per pak pushim falas ne plazh katandisen ne kllouna te rinise dhe po qe se rinia e Shqiperise eshte keshtu n’a ka marre lumi me gjitheçka dhe isha kurioz te dija se me çfare fondesh finacohen keto veprimtari apo me paret e Like FLORIRIT .Pergjigjen keta supaxhinj do t’a marrin ne zgjedhje ku LSHI-ja do te shkrihet si ORGANIZATE FAMILJARE e LIKE FLORIRIT.Jeni plehra por te fresketa …

  2. Fieraku nga Ferrasi says:

    Ketà te rinjte e ketyre tre partive
    Jane me keq se te vjeterit
    Na ruaj o Zot
    Duan poste e pare PA Pune
    Bene tre muaj plazh per kete foto. Kur e mendon
    Thua:te keqen e Edi Rames para erjon velise(s’ kam votu per Ramen).
    Populli te mos shkonje te votoje per asnjeren pale
    Te bojkotoje zgjedhjet,sidomos te persekutuarit qe nuk hyjne ne asnji program te ketyre partive
    PA u ndryshu sistemi zgjedhor.

  3. Monika says:

    O deputete qe sta mesuam dot emrin…
    Po si je kaq idiote ?
    U shkrime se qeshuri te gjithe shqiptaret kur te pame aq seriozisht dhe ushtarakisht.
    Ha ha ha sa tyryfyle je moj vajze.
    Nje gje eshte e sigurt, pas ca vitesh kur Monaçizmja te kete vdekur, ose politikisht ose fizikisht, do te te vije turp per kete video ushtarake, dhe do ja fshehesh femijve, nqs do gjesh burre…
    Ha ha ha sa idiote je!

  4. Isuf says:

    Fara ekeqe qe kerkon te mbjelle Lsi e Likepordhes.Ne kohe lufte keta jane ballistet e Kadri Cakranit.

  5. Pajdhany Me čibuk says:

    Njers me t ndyt sesa shqiptart s ka.
    Edhe krokodilat peshkaqent,sorrat e korbat cakallt apo gjarprinjt,kan me teper humanizem e dinjitet sesa shqiptarzinjt me pordh ne byth.
    Kafsha me destruktive dhe me e poshter ne univers esht shqiptari.sipas studimeve me t fundit te NASA amerikane.
    Shqiptari fitoi edhe cmimin e pare ne kaliforni ne konkursin e bythqimve. Titulli “bythqi i shekullit” ju dha perfaqsusit t trojeve etnike mbarshqiptare me mitivacjonin :”per aktin burrnor bythqimnor te thyerjes qe i beri hajdarit me t math afrikan,47cm,duke e mbajt ne byth per 22 minuta 37 sekonda e dy te dhjetat.”
    Kjo ishte qirja e shekullit u shpreh zezaku qe palloji shqiptarin rekordmen.
    Askush der m sot nuk e ka mbajt dot hajdarin tim me shum se gjysma brenda.
    Shqiptari e kollofoti t gjith dhe hungrinte i uritur “a ke me?”
    Donte me shum bythqiri.
    Kam pa shum bythqira tha kryetari juris por bythqim me trim sesa shqiptari s kam pa.
    Ishte gati edhe t vdiste por karin byths mos t ja shqiste….

    1. Pajdhany me cibuk says:

      Pajdhany me cibuk
      Te paska ngel merak qe nuk e theve vete rrekordin
      Por gara vashdon Prandaj mos u terhiq nga ka i zezakut se do semuresh

  6. Keta pabreksat do ruajne vilat e ilirfloririt dhe te monikacizmes mesalikrinelin

  7. Tajari says:

    Trushpelaret e Shqiperise, Edhe nje fat me shume qe ky vend ka nje te ardhme prej multi.

  8. Qerozi says:

    Ne ate krahe te flene te gjithe keta debile.Kujtojne se LSI do ti jape gjithesejcilit pasurite e vjedhur nga monikat haxhinastot vasilet dhe te gjithe nga zv min8strat deri tek drejtoret.Duhet shpeguar ketyre boleve se do pergjigjen nje per nje per ato qe kane vjedhur.Prisni shtatorin dhe pastaj nderoni ushtarakish.Por mos haroni qe doren e majte ta mbani pas dhe te ruani PAGUREN se nuk dihet cmund tu ndodhe.Sepse po mbrojtet paguren nje here ju behet ves vazhdimisht.

  9. Genti says:

    Akt i shemtuar dhe per turp ne ditet e sotme ,turp i modh per organizatoret dhe ideatoren Mona . Pa sa per keta mjeran qe me ngjysem dore te ngritur lart e te perseritin vjershen e LSIse per te pir nje koktej falas I ka mare lumi te gjithe .turp e perfaqe te zeze nese mendohet se keshtu do te mar pushtet Monika kruekurva

  10. Baca-Bajram says:

    Pionerat e xhxaxhi Enverit… shallin e kuq e harruat t’a vinit!? Rinia duket e shendetshme dhe e nxire nga plazhi, por paret ku i gjetet per te pushuar ne Jale… Sa te keni babaxhanin Like floririn dhe Monin me cizme (puss in boots) mos e rruni trapin a boni qef, se ata po “mendojn” e “punojn” per te ardhmen tuaj (xhepat e tyre). Rini leshi e shplar nga mend e kokes.

  11. socialisti says:

    Ju filiza t’lindur drejt
    Pse shtemberoheni tani krejt,
    pse mendoni se Atdheu
    naziskizma si kjo pret
    a mos bahce te Monikes
    ju i doni trojet e shqipes,
    a ciflig te Ilir Metes
    krejt ket’ toke ia falni Stepes
    kujt betimi juaj i therret
    naziskin si ne qamet
    a e dini se historia
    ka ndryshue tashme krejt
    s’ka permbysje e s’ka dhune
    per me mbajt Ju n’pushtet.
    therritni mendjes, jeni t’ri
    sa nga prapa s’u ka hi
    ndonji shkop, me u ba flamur
    heronj t’denje per LSI

  12. Franci says:

    Turp per keto monstra te reja te shek.21.
    Turp per ata prinder qe kane edukuar te rinj te tille naziskine.

  13. raul says:

    Plehrat e leshelise dhe te leshitdhise pasi u shkerdhyen para e mbrapa ne haremin veror te Jales bashke me naziskinet e Mamurrasit tani jane gadi per revolucionin berishian te shtatorit qe do i përkëdhele bo.et e Rames

  14. Mona says:

    Si i lejojne femje 10-12 vjecare me doren te ngritur lart si ushtarak te marin pjese ne te tilla mitingje. Kjo eshte cmenduria e re qe po ben Mona me Liken,po pregatisin kalamajte per ti perdorur per xhepin e tyre qe po cenohet.

  15. Zani says:

    Hani pini dhe kendoni se i paguan lala Gjoni. Kure thone ata te veriut keni me ja pa sherrin, plencaxhinje jeni.

  16. SHQIPETARI I JUGUT says:

    Zoti imadhe i Shqipetareve;SI MANIPULOHEN KETA TE RINJE DHE REJA????Po perseri e kuptoj jane “Te rinje Interneti”, qe nuk kane asnje Vizjon per jeten ..pra shkurte jane Djeme dhe vajza kote se koti…pa asnje kuptimj per jeten POR GJITHMONE SHerbetore te te tjereve..
    1-Pse Nuk jane Femijet e Monika Kryemadhit aty???????Po Mbesa e Fammshme e Berishes???Ajo Luan Pjano dhe i “Bie Gerrnetes” kure keta Lolo..dalin dhe na behen “Hitler-Jungs-Mädells”( Djemte dhe Vajzat e Hitlerit)..lol

  17. Jkoreshi says:

    Ketu nuk ka as betim solemn, as politike e Jo me revolution apo Nacional socializem.
    Thjesht fallxjorja e Saukut, me ate trurin prej Sorre ka menduar qe pas pilafit dhe patateve te zjera te konsumuara nga nje tufe papagajsh dhe te paguara nga nga xhepi i thelle i matrpazit Like ti dergoje nje goditje vdekjeprurese Washingtonit.
    Ne Tirane, neper qarqet me influence ne politiken boterore te opozites, flitet qe skema e pregatitur
    nga Saliu dhe Monika do ti detyroje amerikanet te largphen nga Shqiperia nje here e pergjithmone.
    Amerikaneve po u dridhen leqet nga guret e zallit qe ka mbledhur nje hajdute ordinere ne jale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje