Ardjan Takaj bie dakord me Safet Gjicin: Ta bllokojmë kampionatin

28 Gusht 2018, 16:10Sport TEMA

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, në një deklartë të bërë ditën e djeshme kërkoi bllokimin e kampionatit në rast se Policia e Shtetit nuk rikthehet në shkallët e stadiumit.

Në kërkuar ndërprerjen e kampionatit nëse kërkesa e tyre nuk merret parasysh.deklaratën e tij Gjici i kërkoi të gjithë presidentëve të klubeve që të mblidheshin për të

I pari që i është përgjigjur thirrjes së tij është presidenti i Skëderbeut Ardjan Takaj që i ka dal në krah homologut të tij.

Në deklaratën e tij për “Top Channel” Takaj ka kërkuar pezullimin e kampionatit deri në rikthim të Policisë së Shtetit në stadiume.

“Është e pamundur, unë kam paguar 7.5 milionë lekë të vjetra për sigurine në ndeshjen e parë dhe prap ndodhi ajo që ndodhi.

Po klubet e tjera me buxhete më të vogla? Po skuadrat e kategorive të tjera që pritet të fillojnë?

Unë jam i mendimit që ta pezullojmë kampionatin”, u shpreh Ardjan Takaj. (TemA)

1 komente në “Ardjan Takaj bie dakord me Safet Gjicin: Ta bllokojmë kampionatin”

  1. Bllokoheni kampionatin says:

    Sa te zgjuar! Keta te ndajne meleonat e fitimeve dhe policet e shtetit te hane shkopinj dhe gure nga ” tifozet” dhe me e bukura: Po preken ndonje tifoz i hiken kapelja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje