Buffon: Ndihem 5 vite më i ri, jam kafshë…

28 Gusht 2018, 13:11Sport TEMA

Vitet kalojnë, por Gianluigi Buffon ndihet gjithnjë e më i ri. Portieri legjendar italian ka nisur një eksperiencë të re në Francë te PSG. Sekreti i për të qenë sërish i fortë është motivimi dhe dëshira për të luajtur.

“Jam më mirë se 5 vite më parë. Mund të duket e pamundur, por unë kështu e ndiej veten. Ndoshta kjo më ndodh sepse kam ndërruar mënyrën e punës, por mendoj se për moshën time kjo ka të bëjë vetëm me motivimin,” – deklaroi 40-vjeçari për “France Football”.

Buffon shpjegon më pas shqetësimet që ka patur para se të transferohej në tokën franceze.

“Pas 40 viteve në Itali, nuk është e lehtë të ndryshosh jetën tënde. Nuk e kisha idenë sesi do të më prisnim futbollistët e tjerë, isha disi i shqetësuar për këtë. Ndonjëherë për refuzojmë të bëjmë një jetë të re për shkak të frikës për të ndryshuar. Por mua më pëlqen të bëj të kundërtën, më pëlqen të vihem në provë, jam një kafshë për të rivalizuar, më pëlqen të përballem dhe t’i kaloj vështirësitë.”

Ish-portieri i Juventusi e mori menjëherë vendin e titullarit, pavarësisht konkurrencës me rivalë të fortë si Areola dhe Trapp.

“Ndihem mirë me ta dhe kam marrëdhënie shumë të mira. Në një grup ka shumë rëndësi vlerësimi për njëri-tjetrin. PSG do të luajë 60 ndeshje sezonale dhe është logjike të ketë 3 portierë të rëndësishëm.”

Në takimin e fundit të fituar 3-1 me Amiens, Buffon qëndroi në stol, duke ia lënë vendin Areolës. Tuchel ka preferuar 25-vjeçarin për disa ndeshje radhazi, sepse duhet të luajë në Champions për shkak të pezullimit të Buffon tre takime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje