Përgjimi i baxhanakut të Pollos, flet Ulsi Manja: Audio-përgjimi bisedë kafeneje mes miqsh, PD s'ka dhënë llogari për katrahurën me pronat

29 Gusht 2018, 13:56Politika TEMA

Deputeti socialist Ulsi Manja ka komentuar audio-përgjimin e Denar Bibës dhe Ledio Biankut i para 4 viteve.

Ai thotë se ky përgjim është thjesht një “bisedë kafeneje mes miqsh”.

“Dje, prova që opozita preku fundin. Denar Biba, mik i Ledio Biankut, u zbulua pas 4 vitesh nga Basha si i dërguar i qeverisë për shantazh. 

Opozita e sotme, dje në pushtet, e di shumë mirë çështjen e pronave dhe detyrimet e qeverisë shqiptare, sipas vendimit-pilot të Gjykatës së Strasburgut. 

Qeveria e PD-së nuk bëri asnjë hap për rekomandimet e Gjykatës së Strasburgut. PD ende nuk ka dhënë llogari për katrahurën me pronat në Shqipëri dhe gjen guximin për të kërkuar llogari për një bisede në kafe mes miqsh”, tha Manja.

“Basha po zhytet thellë e më thellë në ujin e ndenjur ku e ka futur opozitën shqiptare. Na ka zënë taksirati që kur Basha ka marrë detyrën e specialistit të audio-përgjimeve”, shtoi deputeti i PS-së.

3 komente në “Përgjimi i baxhanakut të Pollos, flet Ulsi Manja: Audio-përgjimi bisedë kafeneje mes miqsh, PD s’ka dhënë llogari për katrahurën me pronat”

  1. Sit back and relaks■●▪ says:

    dmth kur dy miq me poste te larta ulen ne kafene dhe rregjistrohen duke diskutuar se si te shkelin ligjin apo kur njeri tenton te korruptoje tjetrin nuk quhet prove. ok, a mund ta perdorim si argument ne gjykate kete shoku Ulusi?

  2. Sit back and relaks■●▪ says:

    dmth kur dy miq me poste te larta ulen ne kafene dhe rregjistrohen duke diskutuar se si te shkelin ligjin apo kur njeri tenton te korruptoje tjetrin nuk quhet prove. ok, a mund ta perdorim si argument ne gjykate kete shoku Ulusi??

  3. Sit back and relaks■●▪ says:

    dmth kur dy miq me poste te larta ulen ne kafene dhe rregjistrohen duke diskutuar se si te shkelin ligjin apo kur njeri tenton te korruptoje tjetrin nuk quhet prove. ok, a mund ta perdorim si argument ne gjykate kete shoku Ulusi???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje