Andi Bushati: Beteja për teatrin është para së gjithash politike

30 Gusht 2018, 14:14Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Edi Rama ka vendosur t’a nisë këtë sezon me votimin për shembjen e teatrit dhe kjo i heq gjithëkujt çdo dyshim se çështja e tij është para së gjithash politike. Për një kohë të gjatë, si pasojë e falsitetit dhe taktikave të gabuara atë opozitës, beteja e mbrojtjes së godinës së vjetër italiane i’u la në dorë, herë disa aktorëve që kishin punuar dhe kontribuar aty, herë idhtarëve fanatikë të mbrojtjes së trashigimisë dhe herë ndonjë nostalgjiku të pa reformueshëm të pjesëve të soc -realizmit që ishin luajtur në atë sallë.

Natyrisht të gjithë ata ishin në të drejtën e vet për të mbrojtur kauzat që donin. Nostalgjia për vendin e punës (megjithëse shpesh herë ajo rrezultoi e shitshme për pak para), shqetësimi për përçudnimin e memories së qytetit, ruajtja e trashigimisë së tij, qenë beteja që duheshin rerspektuar, veç e veç. Në një farë mënyre këtë bëri për shumë kohë edhe opozita duke lënë të kuptohet se beteja për teatrin ishte një betejë e aktorëve, një preokupim i do ca pak intelektualëve skrupulozë, apo i ndonjë fanatiku të mbrojtjes së Tiranës së vjetër.

Por, fatkeqësisht, asnjëra nga këto kauza nuk del dot në pah, po nuk u kuptua arsyeja e vërtetë se përse Rama dhe Veliaj i shpërfillën dhe më pas u munduan t’i manipulojnë ato.

Ajo nuk lidhet as me debatin estetik mbi të bukurën dhe me të shëmtuarën, as me atë sqimëtar mbi historiken dhe modernen, e aq më pak mbi atë e se ç‘lloj institucionesh kulturore do të kemi nesër.

Historia e Teatrit Kombëtar është shkurt dhe shqip një mega projekt grabitjeje nga i cili fitohen mbi 200 milionë euro.

Pikërishtë për këtë arësye  Edi Rama i dha pa garë dhe konkurim Shkëlqim Demir Fushës të drejtën për të ndërtuar 6 kulla në një tokë publike.

Pikërisht për këtë qëllim ai gënjeu sikur ky ishte një propozimi i kompanisë “Fusha”, ndërkohë që vetë arkitekti danez Bjarke Ingels deklaroi në Top Story se projekti i ishte kërkuar nga vetë Rama.

Pikërisht për këtë “Fusha” e hipotekoi pas marrjes së vendimit për shembjen, atë copë trualli që si gozhda e Nastardinit e lejonte t’a trajtonin si pronar të tokës.

Pikërisht për këtë jashtë çdo ligji të Republikës u anashkalua votimi nga Këshilli Bashkiak i tjetërsimit të një trualli publik dhe u shpik ligji special që duhej të votohej nga parlamenti.

Pikërisht për këtë në sipërfaqen prej 6200 metrash, ku do të ngrihen 6 kullat, shfrytëzimi i tokës do të jetë më i larti në Tiranë 63.47% edhe intensiteti i ndërtimit nga 5.5 që e parashikon maksimalja e kryeqytetit do të jetë 6.6.

Pikërisht për këtë i gjithë operacioni po kryhet në një kohë kur Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit dhe nuk mund t’a ndalë dot Ligjin special.

Pra, nuk ka asnjë dyshim, që në emër të kësaj grabitjeje skandaloze janë thyer të gjitha rregullat, ligjet dhe normat. Eshtë aroma e fortë e 200 milionë eurove që i bën të pa ndjeshme protestat e aktorëve apo militantëve të trashigimisë. Është joshja nga to që ka nëpërkëmbur çdo parim dhe institucion.

Prandaj, një grykësi e këtyre përmasave, nuk mund të përballohet as vetëm nga ata që qëmtojnë shkrime dhe fotografi të vjetra dhe as nga ta që kanë nostalgji për të mbathurat e Violeta Manushit. Ajo e ka tejkaluar cakun dhe përmastat e mundësisë së tyre. Ajo tashmë ka vënë para përgjegjësisë opozitën e vendit e cila duhet të përdorë të gjitha mënyrat për t’i thënë ndal njërës prej grabitjeve me spektakolare të rilindjes.

Përpara dyshes PD-LSI, nuk ka më rrugë tjetër. Nga 13 shtatori ata duhet të fillojnë betejën në kuvend për mbrojten e teatrit. Dhë nese dështojnë aty, ashtu siç janë gjasat, ata nuk ka më kuptim të ulen në atë sallë. Ata s’mund të bëjnë më fasadën fasadën e një parlamenti normal, ndërkohë që ruspat e paligjshme të grabitësve sanksonojnë dhunën dhe vjedhjen.

Në këtë kuptim, beteja për teatrin është guri i provës për opozitën. Sepse në pikën që ka mbërritur, ajo nuk është më as vetëm një çështje estetike, as vetëm më një çështje artistike, as vetëm më një çështje historike. Ajo është shndërruar në një kauzë që do përgjigje me armë politike.(Lapsi)

8 komente në “Andi Bushati: Beteja për teatrin është para së gjithash politike”

  1. Kiu Muzaka says:

    E dha directiven i nipi Besnikut,tani i ngelet treshes Sali-Lylash-Monika per te zbatuar.

  2. Skypion says:

    Duke qene dakord me gjithe cka thote, dhe cka thene, per kete ceshtje analisti Bushati, une kembengule ne mendimin tim qe, e vetmja menyre per t’u bere kauze kauza, eshte … shembja e ndertese se Teatrit.
    Sado e cuditshme te duket kjo ide e imja, kembengul ne te. Duhet bere kurban edhe kjo ndertese, qe krimi te marre permasen e tij te plote. Vetem duke marre permasen qe i takon, ky krim do te detyroje Opoziten dhe gjithe opozitaret ne pergjithesi, qe te mos kene rruge tjeter perballjeje me arrogancen dhe prepotencen qeveritare, vecse ate propocionale.
    Qeveria perdor dhunen per te bere krimin. Vetem keshtu nuk i le asnje alibi askujt , Opozites ne radhe te pare, qe te mos i pergjigjen me te njejten mase dhunes se pushtetit. Opozita do te jete e detyruar ta beje kete. Perndryshe, ky do te ishte me te vertete fundi i saj politik.
    Shume ndertesa qe i perkisnin trashegimise kulturore, me te njejten vlere, pak ose shume, si ajo e Teatrit , jane shembur nga Rama nder vite, qe kur ka qene kryetar bashkie. Jane shembur, dhe nuk ka pasur asnje ndeshkim per kete krim.
    Te pakten, shembja e nderteses se Teatrit, te sherbeje kesaj radhe si motiv i fuqishem per ndeshkimin ekzemplat te krimineleve ne pushtet.

  3. Bardhi Tolabi says:

    Kam nje propozim per kete Andin e Kapo-ve:Ne vend te brekeve te Violeta Manushit,te vere ato te memes te tij se I ka me te mira se te Violetes.Ajo ishte e moshuar dhe prej fanellate i kishte breket,ndersa mema e ketij,i kishte mendafshi se,kishte babin qe ja siguronte nga importi.
    Mbas kesaj le te mbetet ajo godine sharabajke,e degraduar dhe e papershtateshme per teater.Edhe emrin duhet t’ja nderrojme,ta quajme “Breket e Vera Kapos”…I behet “nder” dhe ketij vicit te pa lepire Andi Bushati Kapo…

  4. mirel says:

    Nga nje plere si Ramuti nuk pret gje te mire.
    Aq me keq nga Berisha.
    Deshtimi i Andit eshte qe ende beson qe PD mund te barti kauza te drejta.
    Kur shqiptaret , pa anesi partiake, nuk e kerkojne ta mbrojne ligjin dhe pronen publie nga grabitjet fenomenale te politikes, atehere kauza ka marre fund.
    Aq me teper kur i bashkangjitet Berisha dhe PD..prandaj Ramuti i oa bere llogarite mire qe popullin e ka dele qorre, dhe do e realizoje krimin publik te vjedhjes se prones.

  5. skypjonja says:

    SKYPION MAVRIA, NUK NGJIT GJAKUNDI.?!
    SE DËGJOJNË HIÇ SHQIPËTARËT .
    U LODH I SHKRETI, POR S’JA PJERDH NJERI. ??

  6. Lee lee says:

    O Bushat nuk behet stan me lepuj….Gjeni dicituren nga 74 sa do votojne per prishjen

  7. Arber Iliri says:

    O I miri I gjyshes ne ate teater qe eshte si hale ushtaresh dhe ne ate toke publike kur te behen ato ndertime qe parashikohen do te kesh qejf te rish o I miri I gjyshes.Tirana behet vertet qytet europian, e neveris ate pjesen e mbas teatrit me ndertesa karakatine.Keto britmat per token publike I ktheni ne britma per token e vjedhur pronareve tiranas nga ushtria bazhibozuke e Saliut qe e mbushi edhe qendren me kioska ku shiteshin qofte me mish qeni.S’mbeti qen ne rruge.
    E imagjinoj sa bukur do te behet qendra e Tiranes me keto ndertime.Keta te dalin kunder tani, do heshtin si muter pa guxuar te pranojne gabimin qe bene.S’degjoj me njeri nga opozita per demet qe beri Veliaj me parkun e lojrave per femije tek liqeni.Po keta s’kane turp, hajdute , duan te marrin qeverisjen qe ti fusin nje kthim prapa vendit qe mezi po e merr vedin nga korupsioni vjedhja e krimi I 23 viteve.E dhimbshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje