Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas sulmit me armë ndaj banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala.
Ai e ka konsideruar këtë sulm si një “mesazh mafioz” duke e bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama.
Basha thotë se bandat e kryeministrit Edi Rama sulmojnë me armë gazetarët.
“Një gazetare është sulmuar me armë. Familja e gazetares Klodiana Lala është sulmuar me breshëri automatiku.
Mesazhi mafioz për gazetaren është i qartë: kush shqetëson qeverinë, e ka fundin të shpejtë”, deklaroi Basha.
“Në vendin tonë të vogël të stërmunduar nga varfëria dhe korrupsioni, sot u realizua edhe ajo pjesë e skenarit që u ndodh vendeve që sundohen nga krimi: një gazetar që zbulon lidhjet e mafias me qeverinë, sulmohet me armë.
Familja e gazetares Klodiana Lala është sulmuar sot herët në mëngjes me breshëri automatiku dhe plumbat kanë goditur dhomën ku flenë vajzat e saj në shtëpinë e gjyshes së tyre.
Mesazhi mafioz për gazetaren është i qartë:se kush del nga rreshti, kush shqetëson qeverinë, kush nuk i bindet sundimit të krimit, e ka fundin e shpejtë.
Dua të shpreh vendosmërisht mbështetjen time dhe të Partisë Demokratike për çdo gazetar të papërkulur nga krimi, të pablerë nga kjo qeveri që, prej 5 vjetësh, nuk u shërben qytetarëve, por bashkëqeveris me krimin.
Dua t’u them atyre, familjeve të tyre dhe çdo shqiptari që refuzon të qeveriset nga krimi, se kemi vetëm një rrugë për ta fituar betejën: duhet të qëndrojmë!
Sa herë media hesht, krimi triumfon!
Sa herë shoqëria hesht, krimi na qeveris!
Ne ia kemi dalë të largojmë nga parlamenti dhe nga bashkitë e vebdit disa dhjetëra kriminelë, me të cilët Edi Rama erdhi në pushtet, por fitorja nuk është akoma në anën e shoqërisë.
Edi Rama i ka zëvendësuar kriminleët që dekriminalizimi I nxorri jashtë Parlamentit me të emëruarit e kriminelëve.
Sulmi me armë ndaj gazetarës Klodiana Lala, e cila së fundmi nxori në dritë lidhjet e ngushta të deputetit të Edi Ramës, Jurgis Çyrbja me bandën e Emiljano Shullazit, janë tregues se krimi ndjehet i paprekshëm!
Dhe kjo është e vërteta e hidhur! Prej 5 vjetësh krimi po triumfon, sepse ai bashkëqeveris me Edi Ramën!
Falë bashkëqeversijes me Ramë, këto 5 vjet Krimi kontrollon kupolen e policise dhe ministrine e bremdshme.
Prej bashkëqeverisjes së Ramës me krimin, sot Shqipëria nuka ka polici, nuk ka prokurori, nuk ka gjykata.
Prandaj shantazhohen gjyqtarë, qëllohen me armë gazetarë, qëllohen biznesmenë, dhunohen e përdhunohen e grabiten qytetarë nga shtëpitë e tyre.
Edi Rama të lërë lotët e krokodilit dhe të gjejë autorët e sulmit mafioz me armë kundër gazetarës Klodiana Lala!
Le të thërrasë banditët e vet brenda dhe jashtë burgut, le të flasë me horrat e vet brenda dhe jashtë parlamentit dhe të gjejë mafiozët që, nën mbrojtjen e qeverisë së tij, guxojnë të përdorin armë kundër gazetarëve që zbulojnë lidhjet e krimit me qeverinë e Edi Ramës.
Sot, kam edhe një mesazh për Edi Ramën: do të mbahesh ti përgjegjës i vetëm, nëse gazetares Klodiana Lala, familjes së saj, çdo gazetari që nuk ha bukën tënde apo çdo opozitari me qeverinë tënde i preket qoftë edhe një fije floku nga horrat dhe krimi që ke nën urdhra!
Mesazhi im për cdo qytetar është se sa kohë kryeministri i vendit është i lidhur me krimin, Shqipëria do jetë në mëshirën e bandave. Me të mirat dhe të këqijat tona, duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të çlirohemi nga krimi që qeveris vendin”, u shpreh Basha. (TemA)
Vetem esadistet dine te sulmojne gazetaret. Nese ke fakte qe e ka bere Rama coji faktet ne Prokurori. Perndryshe del qe sulmin e kane bere banditet tuaj per te akuzuar Ramen. Vetem ju keni rrahur e qelluar me plumba gazetare. Rama nuk njihet per i tille. Pizeveng!
Me qe Lulushi e ditka se kush e ka organizuar sulmin ndsj shtepise se gazetares Lala , prokuroria duhet ta marre menjihere ne pytje Lulushi qe te tregoje faktet
Lulush gomari filloi te pellase perseri!
Nga informacionet e pd dhe informatoret e saje ka gjasa qe fundi in botes do ti vije nga Edi Rama!prandaje pd per te miren e rraces njerzore mbi glob po kerkon qe ta rrezoje me te gjitha menyrat per te shpetuar jeten e te gjitheve dhe keshtu ata do te qeverisin deri sa toka te shkaterrohet nga motive te natyres dhe jo nga Rama!o zot prit rrezikun!
Dhe nje pordhe po u be per keta idiotet e pd .detyrimisht e ka bere Rama.Nuk e kuptojne qe cdo dite e me shume po humbasin ne syte e njerezve me keto idiotizma qe keputin
Kur esadistet paralajmeruan Shtatorin ky eshte vetem fillimi. Per te shpetuar kokat e tyre nga vetingu qe po vjen dhe per te penguar pranimin e Shqiperise per hapjen e negociatave esadistet do te bejne gjithcka. Prisni tani tritolet dhe destabilizim nga bandat e SHQU-it dhe ato te Beogradit. Z. Rama ja perse populli po komentonte mjaft me pushimet e zgjatura nje mujore dhe lojrat e futbollit. Duhet te jesh ne krye te detyres sepse ndersa ti laheshe ne det dhe shikoje futboll Juventusin keta kane bere te gjitha planet dhe kane organizuar bandat. Ngri policine ne kembe dhe fillo me kontrolle makinash dhe postblloqe qe te parandalosh sulmet ne cdo qytet. Vure policine ne gatishmeri numer 1. Vetem keshtu do ti mundesh banditet e SHQUP-it. Perndryshe keta dijne ta bejne dobicin dhe te ta lene ne dere. Ne e dime po hajde bind Europen kurve qe keto i ben PD-ja. Mobilizo trupin dipllomatik tju shpjegoje se cfare jane keta ne gjendje te bejne. Kapini kriminelet sa me shpejt brenda 48 oreve. Ngreje policine ne kembe.
Po ndihmo mor krric qe te gjenden autoret dhe mos hidh tumuese per te fshehur kriminelet e vertete.
Shih sa mire e drejton investigimin e policise Lulushi ne drejtin te gabuar. Keshtu te duan kriminelet. Ata qe kane qelluar vertet.
C’fare lidhjesh te Qeverise ( sipas lul-kusaro-kriminelit ) me mafian paska zbuluar kjo fake-gazetarja ?????
O lulush ,jane pare ushtaret e munikes qe u sterviten ne jale .
Ki mendjen se ushtaret e munikes pelqejn cunat e bukur dhe me pare.
Ky është komplet debil,sepse i kujton njerëzve që Lala e Llalla janë dhe punojnë për hesap të tijë. Nuk thotë në asnjë rast që të zbardhet çështja,por thot të mos preket Lala. Lala me ç’po kuptojmë po bën zhurmë që të kërkojë azil,medemek se po e kërcënojnë duke i thy tjegullat. Skenare Lalash,Politikës i pëlqejnë.
Dihet se kush ka sulmuar dhe sulmon fjalen e lire ne Shqiperi.Ajo eshte PD dhe Sali Berisha dhe Lulzim Basha.Sumlmi i ketyre nuk eshte me fjale,eshte me vepra.Jane disa gazetare te masakruar prej Berishes,njeri prej tyre u hodh tek Liqeni i Tiranes,ndersa tjetri ka mbetur invalid i perjetshem ne nje fshat te Devollit.Eshte deshmitar Fatos Mahmutaj i ci u qellua per vdekj prej gardisteve te 21 Janarit,i cili prej kercenimeve morri nga syte kembet ne emigrim.Eshte Gazeta “Koha Jone” e djeshme e cila u shkrumbua prej Sali Berishes,eshte gzaeta “TemA” qe u bllokua dhe ju mor ambjenti i punes,ndersa Mero Bazes i dogji makinen..
Por,ky Lulashi,mbasi ka kaluar “bukur” e “kendshem”,me plot “aktivitet” pushimet ne Hollande,eshte Akoma ne ekstaze dhe nuk di se cfare flet…
Fatkeqesi se si ky si ustaj i tij nuk kane njeri qe t’ju thote te verteten,jo se nuk kane,por keta te tillet jane memece prej frikes se i gjen ate qe gjeti Koste Trebicken,Sokol Olldashin e te tjere…
Dihet se kush ka sulmuar dhe sulmon fjalen e lire ne Shqiperi.Ajo eshte PD dhe Sali Berisha dhe Lulzim Basha.Sulmi i ketyre nuk eshte me fjale,eshte me vepra.Jane disa gazetare te masakruar prej Berishes,njeri prej tyre u hodh ne prak vdekjeje tek Liqeni i Tiranes,ndersa tjetri,ka mbetur invalid i perjetshem ne nje fshat te Devollit.Eshte deshmitar gjithashtu gazetari,Fatos Mahmutaj,i ci u qellua per vdekje prej gardisteve te 21 Janarit.Prej kercenimeve,Fatosi,morri nga syte kembet ne emigrim.Eshte Gazeta “Koha Jone” e djeshme,e cila u shkrumbua prej Sali Berishes,eshte gzaeta “TemA” qe u bllokua dhe ju mor ambjenti i punes,ndersa Mero Bazes i dogji makinen..
Por,ky Lulashi,mbasi ka kaluar “bukur” e “kendshem”,me plot “aktivitet” pushimet ne Hollande,eshte akoma ne “ekstaze” dhe nuk di se cfare flet…
Fatkeqesi se,si ky si ustaj i tij,nuk kane njeri qe t’ju thote te verteten,jo se nuk kane,por keta te tillet,jane memece prej frikes se i gjen ate qe gjeti Koste Trebicken,Sokol Olldashin e te tjere…
E mor Lul qe vrave 4 te pafajshem ne mes te bulevardit dhe asgje stu ngul.