Stiven Xherard flet për talentin e Kombëtares shqiptare dhe falenderon Zotin: I shkëlqyer, jemi me fat që u dëmtua

30 Gusht 2018, 09:18Sport TEMA

Eros Grezda mund të konsiderohet tashmë zyrtarisht një lojtar i Reinxhersit, megjithëse ende nuk është zyrtarizuar nga vetë klubi skocez.

Ka qenë trajneri i skocezëve, legjenda e Liverpulit Stiven Xherard, ai i cili ka folur për mediat në lidhje me Grezdën.

Xherard ka përfituar për të thurur elozhe për mesfushorin shqiptar, të cilin e konsideron një futbollist të shkëlqyer dhe të shpejtë, që me eksperiencën e tij ndërkombëtare mund të ndihmojë Reinxhërsin.

“Grezda ka kryer vizitat mjekësore me ne, por më shumë se kaq nuk mund të them.

Di që është një lojtar i shkëlqyer dhe te Osijeku, ai ishte më i miri i skuadrës.

Grezda është një lojtar shumë i mirë dhe i rrezikshëm.

Megjithëse nuk duhet thënë për askënd që më vjen mirë që është dëmtuar, unë falënderoj Zotin që Grezda ishte i dëmtuar dhe nuk luajti kundër nesh në Europë”, u shpreh për mediat Xherard.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje