Humbja ndaj Brigtonin 3-2 dhe ajo ndaj Totenhemi 0-3, duket se kanë sjellë sosjen e durimit për kryesinë e Mançester Junajtid që tashmë po mendon seriozisht shkarkimin e Murinjos nga posti i trajnerit.
Lajmi u bë i ditur nga gazeta britanike “Daily Mail”, që në një shkrim ekskluziv, tregon edhe detaje nga largimi i “Special One”.
Ndeshja e ardhshme që Mançesteri do të ketë përballë Bërnelit, mund të jetë edhe mundësia e fundit e Murinjos për të treguar se momenti negativ me skuadrën është lënë pas dhe se “djajtë e kuq” janë një ekip pretendent për të fituar titullin kampion.
Gjithçka, do të varet nga takimi i ardhshëm, pasi Mançester Junajtid duhet të fitojë me patjetër, që Murinjo të vazhdojë të jetë ende në krye të stolit, të paktën edhe për disa javë të tjera.
Detyra e Murinjos këtë javë, mbetet më e vështirë pasi ai duhet të bindë futbollistët që të bëjnë një paraqitje të mirë, në mënyrë që të shpëtojë vendin e punës.
KOHA E MURINJOS MBAROI
AI VETE E VENDOSI ME ARROGANCEN E TIJ
PALO TRAJNERE SI FEMI I LLASTUAR
SHKO TE BESH SUFLLAQE TANI