Joachim Low nuk është dakord: Ozil e ekzagjeroi, na dëmtoi të gjithëve

29 Gusht 2018, 17:27Sport TEMA

“Deri më sot, Mesut nuk më ka telefonuar. Nuk ka folur me mua!”

Kështu ka thënë trajneri i kombëtares gjermane, Joachim Löw, gjatë një konference për shtyp në Mynih të Bavarisë, duke folur për herë të parë në lidhje me vendimin e Ozil për t’i dhënë lamtumirën kombëtares gjermane.

“Ai ka marrë vendimin e tij dhe unë duhet ta pranoj, – vazhdoi trajneri. – Pranoj se nënvlerësuam shumë impaktin që do të kishte rasti Ozil në shtyp sepse ishim të përqendruar te Botërorit.”

Më pas, “timonieri” i Gjermanisë shtoi:

“Me akuzat për racizëm Mesut i komplikoi shumë gjërat . Nuk ka pasur kurrë akuza apo deklarata raciste në ekipin tonë dhe ai e di mirë. E ekzagjeroi me atë që tha. Na dëmtoi ne, por dëmtoi edhe veten e tij.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje