Berat Buzhala: Hahn dhe Mogherini më bëjnë ta urrej deri në neveri BE-në

1 Shtator 2018, 18:19Blog TEMA

Nga Berat Buzhala

Ai çdo mëngjes kur zgjohet, bëhet gati, vë kollaren, parfumoset, merr çantën me dokumente të shumta, përqafon më të dashurit e tij, nëse i ka, dhe niset për në vendin e tij të punës për të ushtruar terrorin e zakonshëm psikologjik ndaj miliona banorëve të shteteve që shpresojnë që një ditë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.

Ky është një profil për monumentin e burokracisë evropiane, komisionerin për zgjerim, Johannes Hahn.

Më kapluan një palë djersë të ftohta kur e lexova një deklaratë të Johannes Hahn, komisionerit për zgjerim të BE’së, se si Kosova dhe Serbia paskan bërë progres në arritjen e një marrëveshje finale. Ai paska thënë se marrëveshja duhet të punohet nga të dy liderët e të dyja shteteve, pra Thaçi dhe Vuçiç. Pas djersëve më erdhi një si mundim.

U futa në Google që ta kërkoja një fotografi të Hahn që të postoja një status në FB për të, kur çfarë të shoh, i gjithë ekrani m’u mbush me fotografi gjelash të ndryshëm. E kuptova që Hahn, në gjermanisht, i thuhej gjelit. Qenka edhe eufemizëm për burrat seksualisht aktiv. Në rastin e z. Hahn ky eufemizëm është deri diku i saktë, edhe pse nuk e di nëse ka ndonjë terminologji për dikë që bën seks aktivisht me shtete. Pastaj vendosa që në vend të një postimi në FB, ta shkruaj një portret të atij që unë e konsideroj monumentin kryesor të byrokracisë evropiane. Të atij që unë e konsideroj si sëmundjen kryesore të Bashkimit Evropian. Jo të atij personalisht – edhe pse PO edhe atij personalisht – por të atij si fenomen.

Më duhet ta them hapur, se nëse dikush më bën ta urrejë deri në neveri Bashkimin Evropianm, atëherë numër 1 në toplistë është Johannes Hahn, shumë afër tij, në vendin e dytë, me fotofinish, është shefica e tij Federica Mogherini. Ta zëmë, për dallim prej tyre Jean Claude Junker më duket karakter interesant, përkundër, siç thuhet, dëshirës së tij për të pirë ndonjë gotë më shumë se sa duhet.

Hahn mund të jetë një njeri shumë i mirë, një familjar shembullor, mirëpo në sytë e mi, në mendjen time, në librat e mi, ai vazhdimisht ka qenë lloj i byrokratit, për të cilët Franc Kafka ka shkruar këtu e 100 vite më herët. Një byrokrat që punë dhe angazhim të tij ditor, dhe primar, e ka që të tjerëve t’ua nxi jetën me përgjigje qesharakisht ambiguoze.

Ai çdo mëngjes kur zgjohet, bëhet gati, vë kollaren, parfumoset, merr çantën, përqafon më të dashurit e tij, nëse i ka, dhe niset për në vendin e tij të punës për të ushtruar terrorin e zakonshëm psikologjik ndaj miliona banorëve të shteteve që shpresojnë që një ditë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, por që për çdo ditë Hahn i përkujton ata se sa e vështirë është një gjë e tillë.

Çfarë punë e mërzitshme, dhe e poshtër, duhet të jetë kjo, ani pse nuk jam shumë i sigurt që ai e konsideron të tillë. Hahn më duket i realizuar në rolin e tij. Mënyra se si i kumton lajmet negative është e admirueshme, edhe pse më shumë se sa të kumtojë lajme negative ai duket i obsesionuar të transmetojë lajme të pakuptueshme, saktësisht të tilla çfarë i kumtonin Jozef K’së, derisa sillej e pështillej nëpër korridore të komplikuara të gjykatave dhe policisë.

“Ju keni arrit progres të jashtëzakonshëm, por të pamjaftushëm”.

“Kosova është shumë afër Bashkimit Evropian, por mundësia për t’u bërë pjesë e BE’së është minimale”.

“Kosova është shumë afër liberalizimit të vizave, por për këtë duhet edhe shumë kohë”.

“Pesë vendet që nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës nuk janë pengesë për integrimin e Kosovës në BE, por pa votat e tyre gjërat nuk mund të lëvizin”.

Të gjitha këto më ranë ndërmend, kur e lexova deklaratën e tij optimiste për progresin që po bëhet për arritjen e marrëveshjes finale Kosovë – Serbi. U shokova nga gëzimi. Thash, kjo duhet të jetë prej atyre rasteve të rralla kur e shoh z. Hahn të kënaqur me progresin. Mirëpo ironia është që ai është optimist, kur të gjithë ne të tjerët jemi pesimistë.

Si është e mundur kjo? Kjo është fantastike. Z. Hahn është optimist për progres për një marrëveshje, për të cilën askush nuk di asgjë.

Ai është optimist për një marrëveshje që thuhet që ka mundësi të përfshijë këmbime të territoreve, të cilën e kundërshton i gjithë populli i Kosovës, kurse deri dje shqetësohej dhe ishte i brengosur kur dikush fliste negativisht për ndonjë fjalë të tepërt në marrëveshjen e Prillit të vitit 2013. Nëse dikush thoshte që ajo marrëveshje ishte e dëmshme për Kosovën, Hahn mërzitej shumë, sepse sipas tij kjo e cenonte qetësinë në Ballkan. Kurse tash kur përmenden kufijtë, këmbimet e territoreve, ai thotë se këto janë lëvizje optimiste.  Në këtë moment qeshet fytyra e tij jokarizmatike. Kjo është fantastike. Është e mrekullueshme. Kjo e përshkruan më së miri këtë byrokrat gjakftohtë, ndoshta edhe cinik.

Që pesë vjet, sa herë që bëhej ndonjë progres në dialog, arrihej ndonjë marrëveshje, bëhej ndonjë gjë, ndonjë përpjekje e mundimshme, z. Hahn thoshte që kjo nuk mjafton, i ngrinte vetullat me skepticizëm, i rrudhte buzët i brengosur, bënte mimika të fytyrës që ma dridhnin zemrën. Tash, kur ne të gjithë po shastisemi në panik nga planet për lëvizje kufijsh, z. Hahn shpreh optimizëm. Çfarë është ky njeri kështu? E shqetësojnë nenet në statut të asociacionit, kurse e bëjnë të lumtur idetë për zhvendosje kufijsh?

Ky lloj i byrokratit zvarritët, bën drama, e vë në fytyrë një çehre të rëndë, lëshon pasthirrma, vesh petkun e personit të rëndësishëm, sa që flitet për çështje teknike dhe administrative. Sa më i vogël problemi, aq më e madhe drama. Kurse tash, kur po përmendet edhe lufta e mundshme në çdo të dytën intervistë, ai thotë që po bëhet progres.

Prandaj, jorastësisht entiteti më ekonominë më të fuqishme në botë, Bashkimi Evropian, në politikë të jashtme është më pak relevant, ndoshta edhe se sa Turqia. Kur z. Hahn dhe Mogherini janë violinat e para të Bashkimit Evropian, autokratë dhe diktatorë, qoftë brenda, qoftë jashtë BE’së, hedhin valle. Për racën e politikanëve si Putin, Erdogan, Orban, Mogherini dhe Hahn janë salmon i tymosur për mëngjes.  Pa pikën e karizmës dhe lidershipit.

Unë veç kur e shoh zotin Hahn dhe zonjën Mogherini, e arsyetoj deri në njëfarë mase largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian.

Nëse ndonjëherë dikush në Bashkim Evropian dëshiron që byrokratit të panjohur t’ia ngris një përmendore, atëherë padyshim që ajo duhet të jetë në përngjasim më Johannes Hahnin.

21 komente në “Berat Buzhala: Hahn dhe Mogherini më bëjnë ta urrej deri në neveri BE-në”

  1. Titi says:

    Shkrim shume realist.Bravo Buzhala.Une kur shoh Mogerinin me vjen per te dhjere.As Rama me Salen nuk i pjerdhin me keta burokrate qe me shume kujdesen per refugjatat se sa per qytetaret e tyre.

    1. Mul Noka dhe Paloka says:

      Tito, ti ishe mire mo! Kur ta hoqen trurin? E mo mire bene që ta hoqen. Sikur e perdorje ti! Ti vetëm per te shkuar ne WC e doje, dhe per ate pune nuk duhet tru, sepse edhe derri dhjet pa tru.

      1. mik says:

        Mul Noka dhe Paloka – Me fal se ndoshta po nderhyj kot, por e kishe me veten apo jo, dhe papergjegjshmerisht ndryshove drejtim tek Tito !! i ke marr ilacet ?
        PS : O Shqipetar truthare !!! KOMENTONI PER SHKRIMIN, JO PER BIOGRAFINE E AUTORIT.
        Kur vjen puna tek personi, askush nuk asht i lare prej mekateve . Asht si puna e drekes se funeralit te Aleksanderit te Maqedonise, kur Olimbia i tha te pranishmeve : kush nuk ka pasur vdekje kurr, te filloje te haje i pari. Asneri nuk filloj.
        Merreni me Buzhalen !! Merruni me shkrimin e tij ju idiota, se kurrkush nuk asht perfekt ne kete bote.

  2. qazim says:

    Refuzoj te lexoj pacavuret e tua o frymor.Mjerim i madh nese gazetaria do te identifikohej me tipa si ti.

  3. eli says:

    Po ti je nje hale prandaj.Kjo eshte normale!

    1. Grigor says:

      Ky Berat idioti, ashtu si shumë shqipetare te tjere kunton sikur Europa nate e dite mendon vetëm per Shqipërinë (me gjithë Kosoven), dhe ne si komb i zgjedhur nga zoti, duhet te rrime si ato zogjte e dallendyshes qe hapin gojen dhe i ushqen mëma.

      O Berat trapi. Edhe tere trapat e tjere bashkë me ty. Persa kohë qe shqipetarët te zhgrryhen kafeneve si derrat ne lluce, ose duke u dembelosur, ose duke bere matrapazlleqe ne kurriz te pjeses tjeter te popullit qe punon, ai komisioneri Hahn do thotë hipni ketu, te shihni Stambollin. Dhe shumë nga ne ne fakt vdesin per Stambollin.
      Popujt e Europes Perendimore kane sakrifikuar ne shekuj per te mberritur ketu ku jane. Kane punuar si skllever, dhe Jane vrarë me miliona ne lufte. Kane derdhur gjak dhe Jane vrarë me shumë jashtë atdheut te tyre, që sternipat dhe stermbesat e tyre te gezojne sot. E pse duhet te tregohen kaq bujare me shqipetarët, kur ne nuk duam te derdhim as djerse as gjak per Shqipërinë? Ne thene te drejten, shqipetarët e Kosoves derdhen gjak per Kosoven, dhe u kthyen nga ishin e nga s’ishin per t’u vrarë ne Kosove ne lufte me serbin.
      Po ne? Enver Hoxha mezi i ngriti ne Lufte kunder fashizmit shtresat e varfera, sepse paria shqipetare bëri ate që ka bere gjithmone, u bashkuar me pushtuesin.
      Ne shajme verioret si gjoja te trashe, por ata ka me shume shance te kapin pushken per Shqipërinë, se sa pordhacët nga Vlora e Gjirokaster. Vlonjatet vetëm nje gjë dine, te shesin detin tek turistet, sikur e kane prodhuar detin vetë. Harrojne se ai që shitet eshte sherbimi dhe Jo deti.
      Edhe ky Berat Budalla, kujton se europuaneve ju hap barku per shqipetarët, dhe harron se karta e hyrjes tone ne Europe eshte se çfare i ofrojme ne Europes si komb dhe si shtet. Nuk Jane vendet e bukura qe kemi ne, see ato vizitohen edhe pa hyre ne ne Europe. Nuk na fusin per site e bukur, pir per mendte qe kemi. Dhe per mend, shih Buzhalen e shkruaj. Ç’te te qaj me pare!
      Nje popull që ka akoma mbas 28 vjetesh Sali Rrumpalle Berishen ne parlament, nuk meriton te hyje ne Europe.
      Na e falin Bashën, Monen, edhe Ilir Meten, edhe Topallin, ore edhe Mhill Fufin, por Saliun, Mul Noken, dhe Murrizin nuk na e falin.
      Prandaj, ne see dam te hyjme ne Europe, duhet te hyjme me kokën lart, me dinjitet, duke na thene, “hyni ne Europe, see meritoni dhe kemi nevoje per ju”.
      Keshtu si lypsare, me bythen nga Europa dhe kokën ne Arabi, me vjen keq, por nuk e meritojme.
      Ne Itali nuk besoj se ka italjane që te flasin keq per Garibaldin. Ne Angli nuk I shan njeri heronjte si Lord Nelson, Frensis Drejk, Çurçillin, apo edhe Rikard Zemerluanin.
      Be Amerike Xhorxh Uashington eshte baba i kombit.
      Ndersa ne Shqipetarët kemi mes nesh derra që shajne Skenderbeun se luftoi kunder Turqise. Dhe nuk Jane pak. E pse duhen pranuar ne bashkesine Europiane njerez te tille që qajne nga gezimi kur shohin Baba Erdoganin? Ndersa Merkelin, Mogherinin, dhe Komisionerin Hahn na I urrekan ne kulm?
      Ne Europe na fut mendja dhe deshira jonë, Jo lemoshat e Europianeve. Prandaj ne vend qe te mbajme syte nga Europa, le t’i kthejme nga Shqipëria, ta bejme siç e duam, dhe Europa do na lutet qe te futemi. Ndryshe, ne jetë te jeteve do mbahemi mend si lypsaret e Europes.

  4. Mahmudeja says:

    Edhe pa harxhuar kaq fjale, e dime qe zemren ja ke fal bab Erdoganit, po meru aty ne Kosove dhe na ler rehat. Kemi boll te tille si ty: Lubonjen, GjeMarkagjonin, Mark malokun e&.

  5. Edi montreal says:

    Respekt,
    Shkrim i qelluar.

  6. vang says:

    Nyk e di pse nuk shton Buzhala se ata te dy jane pale me Vucic dhe e kane vene ne mes te mjerin tone Thaci.Ne ekran ndonse ai te genjen shpesh,kam pare qe ajo vetem Vucic i buzeqesh.Mos o zot te tallen dhe mbrapa kraheve,pale.Kaq kohe e terheqin Serbine, e terheqin dhe e terheqin deri sa ti mbaroje durimi Thacit,megjthse Vucic duhet te nxitoje per BE.Por ai i mat mire hapat.Thaci duket sikur ka frike aq sa besoj vertet ne ato qe deklaroi politikani i larte kroat apo slloven,te mos ngaterrohem ne kete reference, jane te frikshme dhe pse ai ka qeshur per ne s ‘eshte ashtu.Nuk merrem me politike por kam shume frike

  7. Bushkala says:

    Kujt i plasi tenxherja per opinionin e nje plere si ky Buzhalaqiu!

  8. Deda says:

    Kurse mua ti rugova dhe LDKja me beni mos kem simpati per kosoven.

  9. DS says:

    Ti, Buzhala punon per ata qe nuk duan Shqipetaret
    Po abuzon me fjalen e lire sa qe, na provokon me vjell

  10. artan nika says:

    Nje shkrim perfect…analiza e politikes-Hahn e nderthurur me fizionomin e shprehjes super…per here te pare te them bravo.

  11. hysa says:

    Idiot, qelbesire, jashteqitje e kosoves. Mos e lejoni kete pleh te shkruaje ne mediat shqiptare se po i ndot ato.

  12. vali says:

    Ky esht spiun serb……thjesht spiun…..

  13. Roberto says:

    Ore jam kurioz ta di. Kush e qi Berat Buzhalen???

  14. F.K says:

    Po ,po tashi e ka fajin hanh e mogerini per fatkeqesite e juaja ,thjesht shqiptaret nuk dine te bejne shtet ,,kaq

  15. Kombi kosovarskja says:

    O buzhale o hale ato te pakten e duan vendin e tyre kurse ti na ke krijuar komb kosovar dhe etni kosovare, dhe ai flamuri qe eshte per te fshire bolet blu e verdhe te pelqen shume. O tape pusete por ku mohon ti flamurin dhe gjakun leri te tjeret,po le qe ku ke gjak shqiptari ti je serboturkoshak ptuuuuuuùuuuuuuuu

  16. Monitor says:

    O Beograd Buzhala!
    Ky shlrim prape ne favor te Belgradit shkon!
    Ne ne Shqiperi i pelqejme per zotin! Beograd B. leri eufedmiuzmat ne gjelat! Qe vijojne me meditimet e tua gjithe ” kultur e europianizem”!
    Or B. lete te fillojme nje katarsis me vehten si shqiptar nen parimin ” shqiptari te mos shaj vehtveden” ! Ti e bene edhe kete pune me porosi!
    Shqiptaret duhen te ngren larte vlerat, traditat, origjinen fisnike, edhe shtetsine! Kudo! Nuk ka si shqiptaret, jane cilesore!
    Se fundi, z.Berat, shume bloger qe pretendojne qe te njohin,thone qe je Spiun i Serbise, keshtuqe zev. Berat me Bepgrad. Pas kesaj nuk ka nevoje per pergjigje. Ps. Duku andej nga Partia e Shesheli , pasi ata e shajne dhe urrejne Europen!

  17. mike says:

    Gjithe jeten vasal ngele o Buzhale. Tani qe serbet jane holle…ju turre Gylenisteve..te bene dhe drejtor te televizionit te tij.
    homosapiensa si ty i kane marre ne qafe shqiptaret. Kerme serbe

  18. Besnik says:

    Shkrim tipik Ballkanas !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje