Është gjetur një foshnje e pajetë në kryeqytet.
Policia e Tiranës njofton se ajo është gjetur në rrugën “Azem Galica”.
Sipas bluve të qytetit foshnja e porsalindur është konstatuar pa shenja jete dhe ishte futur në një çantë të zezë.
Sipas informacioneve paraprake, kanë qenë qytetarët e zonës që kanë lajmëruar policinë për foshnjen e braktisur.
Uniformat blu nisën menjëherë hetimet për ngjarjen e rëndë dhe identifikimin e prindërve të foshnjes.