Dashamir Xhika rikthehet në burg

1 Shtator 2018, 19:39Kronika TEMA

Ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika është rikthyer në burg pas ndryshimit të masës së arrestit nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë.

“Specialistët e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ekzekutuan Vendimin Penal Nr.94, datë 01.09.2018, të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, e cila ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në shtëpi”, në “Arrest me burg” në ngarkim të shtetasit nën hetim Dashamir Xhika, 47 vjeç, banues në Tiranë (ish-Drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar).

Xhika është person nën hetim i dyshuar për konsumim të veprave penale të “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “Shpërdorim detyre” të parashikuara nga nenet 260 dhe 248 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje