Mustafi shënon dhe feston me shqiponjë, Arsenali mposht Cardiffin

2 Shtator 2018, 16:59Sport TEMA

Arsenali mori një fitore të vështirë në transfertë duke mposhtur në minutat e fundit 3-2 ekipin e Cardiff. Të besuarit e Emery arritën fitoren e dytë radhazi pas dy disfatave të para duke u ngjitur në kuotën e 6 pikëvë në Premier League.

Ndeshja nisi mjaft mirë për “Topçinjtë”, që kaluan të parët në avantazh në “Cardiff City Stadium” pas ekzekutimit të një goditjeje dënimi.  Xhaka kroson nga këndi dhe aty përfiton Mustafi, i cili me një gjuajtje të fortë me kokë e dërgon topin në rrjetë, ndërsa e feston golin duke bërë shqiponjën (10’).

“Topçinjtë”, luajnë mjaft mirë në këtë pjesë, por në fund vendasit gjejnë barazimin me anë të Camarasa që përfitoi nga një pakujdesi e miqve.

Në pjesën e dytë loja bëhet më interesante, me miqtë që kalojnë sërish në avantazh, këtë herë me Aubameyang, i cili kthen në gol asistin e Lacazette (62’).

Festa është për “Topçinjtë”, por nuk zgjat shumë sepse Cardiff barazon sërish rezultatin me Ward që shënoi pas një goditjeje dënimi (70’).

Në minutat e mbetura Arsenali hidhet në sulm në kërkim të golit të fitores dhe pas disa tenativash e gjen me sulmuesin francez Lacazette, që shënoi një gol të shkëlqyer pas asisit të Torreira 8’ minuta përpara fundit.

1 komente në “Mustafi shënon dhe feston me shqiponjë, Arsenali mposht Cardiffin”

  1. REZI says:

    Populizmi ja ul vlerën flamurit. Mos u mburrni me të tilla festime…janë provokime jo të mira për vlerat që ka flamuri ynë. Ata nëse e duan kaq shumë flamurin, të mblidhen rreth tij në një ekip dhe të arrijnë fitore me flamurin kombëtar. Atëherë ke të drejtë dhe vlerësohet të festosh me shqiponjën. Uroj të mirëkuptoni vërejtjen time.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje