Real Madrid ka mposhtur bindshëm me rezultatin 4-1 Leganes duke i ngjitur përsëri në krye të renditjes së La Liga-s.
Ishte një ndeshje spektakolare për të besuarit e Lopetegui megjithëse në fillim u duk sikur do të ishte një mbrëmje e vështirë.
Gareth Bale zhbllokoi rezultatin në minutën e 17’ por vetëm shtatë minuta më pas Carrillo barazon rezultatin me penallti teksa Courtois nuk arriti të bënte një impakt në debutimin e tij. Pas pushimit filloi festa.
Një dopietë e Benzema brenda 11 minutave i dha një ndihmë të madhe Los Blancos, teksa penalltia e Ramos në minutën e 66’ vulosi gjithçka. Me këtë ritëm, qendërmbrojtësi mund të shënojë 20 gola këtë sezon. Në minutat e mbetura Real menaxhoi mirë ndeshjen duke marrë tri pikë të tjera dhe duke ruajtur përsosmërinë në La Liga.